NP ”Ulqini”: Kësaj të shtune gara në Zogaj

Ndërmarrja publike për ruajtjen dhe kultivimin e egërsirave në bashkpunim me “Kinoloshki Savez Crne Gore” organizojnë me datën 16.09.2017 (e shtune) garën ndërkombëtare për zagarë në teritorin e komunës së Ulqinit. Ju njoftojmë se gara do të mbahet në teritorin e “Qerretit” dhe në “Bishta” të Zogajve, dhe fillon në ora 07:30, kështu mësohet nga drejtori i kësaj ndërmarrjeje Ajet ZAga.

Ftohen të gjith qytetarët e komunës së Ulqinit, gjuetarët si dhe të gjith të interesuarit që kanë dëshirë, janë të mirseardhur që ta ndjekin garen e cila mbahet për her të parë në komunen e Ulqinit.