Në Ulqin numri i lindjeve më i vogël se i vdekjeve

Në gjashtë mujorin e parë të këtij viti në Ulqin janë regjistruar më shumë vdekje se sa lindje.

Sipas të dhënave të Entit për statistikë Monstat, në qytetin e Ulqinit kanë lindur 96 bebe, 61 djemë dhe 35 vajza, kurse kanë vdekur 113 persona çka jep rritjen natyrale me indeks negativ -17.

Në të njëjtën kohë ka pasur 30 lidhje martesore dhe 2 shkurorëzime.