Mali i Zi do të kërkojë të mbajë euron

Mali i Zi në bisedime me UE do të kërkojë që të ruaj euron përmes modifikimit të kriteriumeve të Mastrihtit, të cilët nuk janë të zbatueshëm, siç është kriteriumi i kursit devizor, ka kumtuar këshilltarja e zëvendësguvernatorit për stabilitetin financiar në Bankën Qendrore të Malit të Zi Milica Kilibarda.
“Shpresojmë që ky kriterium të zëvendësohet me një tjetër i cili duhet të plotësohet”, ka deklaruar Kilibarda për gazetën “Vijesti”, e cila është edhe shefe e grupit punues për kapitullin 17 – Unioni monetar evropian. Komisioni Evropian në raportet e veta ka theksuar se Mali i Zi ka futur njëanshëm euron në vitin 2002.

Kjo është bërë me pëlqimin në heshtje të zyrtarëve evropian.