27 vjet të LD në MZ, subjektit të parë politik të shqiptarëve në Mal të Zi

Ilustrim: Nga tubimet e para të LD në MZ

Kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi Mehmet Bardhi ka uruar me rastin e 27-vjetorit të këtij subjekti.

Urimin e plotë të z. Bardhi mund ta lexoni më poshtë.

URIM ME RASTIN E 27-VJETORIT

Të nderuar anëtare dhe anëtarë të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi,
Të nderuar përkrahëse e përkrahës të këtij rrugëtimi të gjatë më se një çerek shekulli, të nderuar qytetare e qytetarë, të nderuar bashkatdhetarë,
Zonja dhe zotërinj,

URIME TË PËRZEMËRTA ME RASTIN E 27-VJETORIT TË LD në MZ!

Të përkujtojmë kur më 9 shtator 1990 përfaqësuesit shqiptarë nga trevat shqiptare stërgjyshore, sot në Malin e Zi, u mblodhën në Tuz të Malësisë dhe formuan partinë e parë politike – Lidhjen Demokratike në Mal të Zi, e që ishte simotra e LDK-së e kryetarit historik dr. Ibrahim Rugova. Sot u mbushën plot 27 vjet.
LD në MZ qëndroi besnike parimeve demokratike e kombëtare në këtë rrugëtim që ishte i mundimshëm me plot sakrifica po edhe pengesa nga brenda e sidomos nga jashtë. Ia dolëm të qëndrojmë, por që kemi ardhë në një moment që lypset mençuri e vendosmëri më tepër se asnjëherë deri tash. Uniteti, parimësia në kombëtaren dhe demokracinë nuk kanë zëvendësime. Pra as në këto zgjedhje, kur Ligji zgjedhor diskriminues e korrupcioni politik, e jo vetëm, me sulmet e llojllojshme dhe të formave të ndryshme, prej atyre joshëse e deri te ato kushtëzuese besa edhe kërcënuese të politikës aktuale, që sot janë të dukshme më tepër se në të gjitha periudhat e shumëpartiaksisë së deritashme.

Në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi , me rastin e e 27 – vjetorit më lejoni t’ju dërgoj URIMET më të ngrohta e të përzemërta, kudo që gjindeni, në atdhe – pa tërheqë kufij dhe në diasporë: në Evropë, Amerikë, Australi etj.

Paçi shëndet, begati, mirëqenie dhe përparim në punë e në familje.

Le t’i dalim zot vetës, të vetës, me punë, dije e mençuri dhe ndershmëri, me vetëdije të plotë e përkushtim pa lënë anash, për asnjë çast, interesat e përgjithshme kombëtare e zhvillimet demokratike si dhe mirëqenien sociale e ekonomike.

Pra edhe një herë Gëzuar dhe URIME 27 –vjetori i LD në MZ!

Ulqin, më 9 shtator 2017

Mehmet Bardhi, profesor, kryetar i LD në MZ