Harasani: Rasti K1 tmerr i institucioneve, të gjithë ju që jeni në qeverisje jeni bashkëpunëtor të krimit kundër Ulqinit

“Fati i rinisë sonë në këtë sistem kotraverz ishte i tillë që komplekset turistike, hotelet dhe fabrikat më të mëdha, i njoftuam përmes rrënojave, privatizimeve të këqija, falimentimeve dhe shkatërrimeve. I njëjt është rasti edhe me K1, me sa duket këtë të fundit do ta kujtojmë gjatë, të pakten derisa ti paguajmë 8 milionë euro, për diçka që ne kurrë nuk kemi dëgjuar, kurrë nuk e kemi parë e as vendosur “, tha Ilir Harasani, nënkryetar i KK URA Ulqin.

“Duke e vëzhguar nga aspekti ligjor rastin K1, argument më i rëndësishëm është legjitimiteti pasiv i komunës, por edhe shumë argumente të tjera ligjore që prejudikojnë se Komuna nuk ka të bëjë fare me prishjen e K1. ” Megjithatë, drejtësia në këtë rast, si në shumë raste të tjera në të gjithë vendin është e verbërt! Ndikimi i dhe duart e gjata të politikës së keqe kanë sjellur këtë situate të padëshiruar, çështja K1 është krim i organizuar dhe plaçkitje. Për shkak të K1, si dhe të tjera “rasteve të drejtësisë” për vite themi se institucionet në Mal të Zi janë të politizuara dhe të kontrolluara nga strukturat partiake dhe se diçka duhet të ndryshohet urgjentisht në këtë drejtim. Problemi është se ju dhe partitë tuaja politike në nivel lokal mbështesni këto struktura dhe u lejoni atyre që të na grabisin në këtë mënyrë. Prandaj, del se (edhe pse natyrisht, nuk keni dëshiruar që kjo të ndodhëte) ju jeni bashkëpjesëmarrës në këtë institucion tmerri “, tha Harasani.

“Për vite të tëra sistematikisht, ligjërisht dhe politikisht, e shkatrrojnë qytetin tonë: që nga Kriporja, Valdanosi, Të mirat detare, privatizimi … në të gjitha rastet, institucionet që ju ende i mbështetni. Kështu që ju pyes publikisht:

– Çfarë keni bërë këto dy vite për rastin K1? – A keni shkuar ndonjëherë në seancë në këtë rast?

– A keni bërë presion mediatik apo politik, siç bëni tani kur u shpall vendim?

– Pse nuk keni kërkuar në mënyrë aktive përfshirjen e autoriteteve të Kosovës, Agjensinë Kosovare të Privatizimit.

Zotërinj, tani është vonë. Meqë ju dini veçse të na akuzoni se ne ishim në pushtet për dy vite së bashkë me ju, ju kujtojmë se në rastin e K1 kemi luftuar aq sa kemi mundur por dhe më shumë se kaq. Ne organizuam shtypin në Parlamentin e Malit të Zi (të gjithë së bashku, anëtarët e Parlamentit nga Ulqini, përveç PDS-së që nuk donin të vinin) kemi shkuar në gjykim, publikisht e kemi akuzuar gjykatësen Milica Popoviq, e cila më vonë u shkarkua nga rasti, ishim në Kosovë për të kërkuar dëshmi së bashku me nënkryetarin e atëhershëm Beci, poashtu kërkuam ndihmë nga Kryeministri i Kosovës. Me angazhimin e kryetarit të URA-së, Dritan Abazoviqin, kemi sulmuar publikisht manjatët të përfshirë në historinë e K1, por e gjitha fatkeqësisht nuk ishte e mjaftueshme.

Ju përgjat këtyre dy viteve të fundit keni qenë të heshtur, jeni rehatuar në qeveri dhe e keni kthyer politikën në “mini dyqan”, në të cilën gjëja më e rëndësishme është nëse dikush ka ngrënë gullash, ka ble ndonjë telefon apo ka sjellë në shtëpi ndonjë kondicioner” – thotë Harasani.

“Për sa kohë që udhëheqni një politikë të tillë, do të mbeteni poltron të qeverisjes së kriminalizuar që do të na detyrojnë me dorën tonë ta shkatërrojmë ose ta shesim edhe atë pak që ka mbetur në Ulqin, kurse ne si shoqri do të na gëlltit vetëdija e cekët. Kurse përgjat kësaj periudhe rinia jonë do shpërgulet në përendim për një jetë më të mirë. K1 nuk është rast i izoluar, por është produkti i sistemit të cilin dhe ju e përbëni që kur dini për veten tuaj dhe për të cilin luftoni të fshehur pas patriotizmit të rremë. Si pasoj e kësaj veçse mund të mbledhni frytet e punës suaj të deritanishme. Me shpresë se gjeneratat që do vijnë do i zbulojnë qëllimet tuaja të këqija, dhe do të luftojë për këtë qytet me gjithë zemër dhe mendje siç edhe i ka hije qytetarëve të përgjegjshëm”, përfundon Harasani në deklaratën për media.