”Dr. Hodo Haxhimolla, ambasador i qytetit tonë në Australi”

Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu priti në një takim bashkëvendasin tonë që jeton dhe vepron në Australi Dr. Hodo Haxhimolla. Ai është një personalitet të cilit i atribuohen merita të mëdha, në fushën e urologjisë. Është pjesë e strukturave te njohura boterore te urologjise që ka dhënë dhe vazhdon të jape kontribut të madh në kërkime shkencore, nëpërmes publikimeve, ligjeratave, konferencave dhe simpoziumeve.

Në takim u trajtuan disa ceshtje të rëndësishme ndër to edhe në lidhje me zhvillimin e qytetit dhe të investimeve. Njerëz të tillë, eksperte të fushës dhe tejet modest na mbushin me krenari dhe janë Ambasadorët më të mirë të qytetit tonë jashtë.