“BËJË PUBLIKE NDRYSHIMIN E EMRIT DHE MBIEMRIT TIM”

Shkruan:Esat Aloshi (Guri Muça)

 

Jam quajtur Esat Aloshi,dua të bëjë publike që me dëshirën time të kahmotëshme që nga ky moment,që shkrimi im të bëhet publik,unë quhem:Guri Muça.
Kam lindur me 4 Janar 1953 në lagjen Muçaj të Anës të Malit -Ulqin,shkollën fillore e kreva në vendlindje,të mesmen për gastronomi në Nikshiq,punova disa vite në bregdetin malazias dhe pastaj migrova në Sh.B.A.

Si hobi kam vrapimet maratonike,që në prag të 100 vjetorit organizova,”Maratonen e Pavarsisë”,Ulqin-Shkoder,ku ende vazhdonjmë çdo vitë të organizojmë në prag te festave të nëntorit.

Une deshirojë të ndryshojë emrin tim!, dhe për këte kam arsyet e mija!.

Mburrem me historin time dhe rrenjet e mija. Kam deshirë të shfrytëzojë rastin pa humbur kohë, që ta bëjë këtë, që disa breza para meje nuk e bënë, apo nuk kishin mundësi ta bënin.
Nuk kam dëshirë që të iki nga kjo botë me një emrër që nuk i takon rrënjëve dhe historis së të parëve të mi. Së pari une e ndijej veten me fat dhe i privilegjuar, që Zoti më dha shëndetin e trurit dhe mbare fizikut tim, që më dha këtë ndijenjë shipirtërore, që ta përmbushi vullnetin e shirtit tim, që të realizojë këtë deshirë të kahmotëshme. Dëshirojë te jam ai, që të afrohem më afër historisë së të parëve të mi, një histori që u vorros nga okupatorët tanë: turqit dhe sllavët, të cilët na ndryshuan identitetin tonë me emra dhe mbiemra. Fati deshti që ne nuk humbëm gjuhen, si disa shqiptar të trojeve tjera etnike, të cilët sot identifikohen me religjione,sepse ashtu deshti armiku, që ne mos të mbesim shqiptar, për fat të keq kjo gjendje është rikthyar përsëri.

Dëshirojë që mos të harrohet nga brezat që vin pas, se kush ishim ne!, dhe kush na ndrrojë emrat dhe besimet tona!?. Dua që kjo të shënohet në histori si ngjarëje me saktësi.
Nuk e bëjë këtë që të nënvlerësojë të tjerët apo besimet e të tjerëve ,përkundrazi unë i rrespektojë ata!, por dua që të tjerët të rrespektojnë edhe vullnetin dhe besimin tim, pa marr parasysh se çka unë besojë! dhe çka për mu do të thotë besim!. Andaj unë besojë në shpirtin fisnik të kombit tim, besojë në gjuhën time shumë të lashtë, besojë në origjinën time, në atë që Zoti jo rastësisht na krijojë ilito/shqiptar, përndryshe Ai kishte fuqin të na krijonte një komb me gjuhë tjetër,si: Arab, Kinez, Indian etj, por na krijoj Shqiptar, na krijoj para se egzistonin besimet fetare, na krijojë shumë kohë para të tjerëve. Unë besojë me zemer në thënien briliante te Pashko Vashës: “Se feja e Shqiptarit është Shqiptaria”, besojë se vetem kështu ne si popull do të egzistojme në jetë të jetëve, me një gjuhë, me një besim.

Populli ka thënë se:”Gur mbi gurë bëhet kalaja”.Andaj edhe unë kam dëshirë të vë një gurë mbi kalan e kombit tim,unë po bëjë punën time,po kryej një detyrim ndaj vetëvetës dhe të rrespektojë historin e të parëve të mi,një detyrim shumë e vogël,por për mu është shumë domethënëse.Unë nga ky moment për hirë të të parëve të mi do të quhem me emrin autokton nga vendi i rrënjëve të mia,i ashtuquajtur”Guri i Krishës”,aty ku unë rrita shtatin,ku së pari bëlbëzova në gjuhen e bukur shqipe,po aty tek vendi i quajtur,”Magilet”,aty tek vendi i varreve ilire,po aty kam dëshirë edhe të prehet trupi im në botën tjetër.Pra nga ky moment une quhem GURI MUÇA.Pra Guri që në shqipen dhe traditën tonë ka domethënje shumë të madhe,GUR!,
Do marr mbiemrin e të parëve të mi,Muça ku edhe lagja që jam lindur dhe rritur është e pagzuar më emrin Muça,që këta të parët e mi i përkisnin besimi të krishterë,që okupatorët Otoman i tjetërsuan me dhunë.Unë së paku kaq mund të bëjë për ti nderuar të parët e mi,të ringjalli mbiemrin e fisit tim Muça.Andaj unë që tani quhem:Guri Muça,le ta dinë të gjithë shokët dhe farefisi,se ky është vullneti im,dhe dua që të tjerët të rrespektojnë këtë.
Faleminderit për mirëkuptim.

Shtator/2017