Futboll: Mollabeqiri dhe Divanoviq për 3 pikë të vlefshme të Otrantit

Ekipi Otrant Olimpikut nga Ulqini në javën e IV-të të ligës së dytë të Malit të Zi ka arritur të fitojë me rezultatin 2:1 kundër Igallos në fushën e kësaj të fundit.

Golëshënuesit për ekipin nga Ulqini ishin Molloabeqiri në minutin e 64-të dhe Divanoviq në minutin e 70-të duke bërë që të përmbysin rezultatin e pjesës së parë i cili ishte në favor të vendasve.

Me këtë fitore Otranti pozicionohet në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit.

Ndeshjen e radhës Otrant Olimpik do ta luaj kësaj të diele në fushën e vet kundër Mlladost Ljeshkopolje .