Mbrëmja donatore, 40 000 euro për klubin e futbollit Otrant Olimpik

Nga mbrëmja donatore

Mbrëmë, me 29 gusht në ambientet e hotelit Olimpic, komuna e Ulqinit organizoi një mbrëmje donatore në mbështetje të KF Otrant –Olympic. Në mbrëmje ishin të ftuar përfaqësues të institucioneve afaristë dhe sipërmarrës të fushave të ndryshme, pronarë të plazheve dhe dashamirë të sportit.

Në këtë mbrëmje u arrit që të mblidhen mbi 40.000 euro për KF Otrant –Olympic të Ulqinit

”Falenderoj të gjithē pjesëmarrësit që mbrëmë kontribuan në takimin e donatorëve të klubit të futbollit Otrant-Olympic. Falë bujarisë së donatorëve gjatë mbrëmjes së djeshme u mblodhën mbi 40.000 euro për futbollistë tanë. Shpresoj që ekipi ynë do të vazhdoj të korri fitore të tjera në futboll e të na bëjë krenar me arritjet e tij”, kështu shkruan i pari i Ulqinit Nazif Cungu për këtë aktivitet të organizuar nga Komuna e Ulqinit.