Futboll: Otranti në vështirësi për të shënuar, barazon pa gola me Mornarin

Në ndeshjen e tretë të ligës së II-të të Malit të Zi ekipi i Otrant Olimpik barazoi pa gola me Mornarin nga Tivari.

Lojë individuale, pa grintë të cilën e ka karakterizuar vitin e kaluar, pa mesfushë, me veshtirësi për të dalur në sulm dhe më shumë për të shënuar: këto mund të ishin në pika të holla dobësitë e ndeshjes së fundit të ekipit nga Ulqini. Në këtë ndeshje që duhet harruar sa më parë ka ra në sy loja e mirë në mbrojtje e Rudajt si dhe kthimi pas dëmtimit dhe angazhimi i të riut Shkrela gjatë minutave që ishte në lojë.

Pas javës së tretë në krye të tabelës është ekipi i Beranes me pikë të plota ndërsa ekipi Otrant pozicionohet ne vendin e tretë me 5 pikë të grumbulluara.

Në ndeshjen e radhës Otrant do të luaj si mysafirë kundër Igallos.

Tabela pas xhiros se III-te.

 

1. Berane 3 3 0 0 6 9
2. Bokelj 3 2 1 0 5 7
3. Otrant-Olympic 3 1 2 0 2 5
4. Jezero 3 1 2 0 1 5
5. Ibar 3 1 1 1 -1 4
6. Mornar 3 0 3 0 0 3
7. Mladost Lješkopolje 1970 3 1 0 2 -1 3
8. Čelik 3 1 0 2 -1 3
9. Jedinstvo 3 1 0 2 -3 3
10. Igalo 3 0 2 1 -1 2
11. Lovćen 3 0 2 1 -3 2
12. Cetinje 3 0 1 2 -4 1