Skenderbeu i Korçes në grup me Partizanin e Beogradit, mediat kujtojnë golin e Kushtës (video)

Në Monako u hodh shorti i fazës në grupe të Ligës së Europës pjesë e së cilës ishte edhe Skenderbeu i Korçës.

Skenderbeu i Korçës do të jetë në grupin B së bashku me Dinamo Kiev, Jang Bojz dhe Partizanin e Beogradit.

Shorti deshi që ekipi korçar në fazën e ardhshme të Ligës së Europës të ketë përballje me një të njohur të vjetër të ekipeve shqiptare, Partizanin e Beogradit. Ekipet shqiptare ka një epizod interesant kundër këtij ekipi nga Beogradi pasi  në vitin 1987 Flamurtari i Vlorës arrinte ta eliminonte këtë ekip nga garat e mëtutjeshme dhe atë me një super gol të Sokol Kushtës në minutat e fundit të ndeshjes. Kjo ndeshje kujtohet me nostalgji edhe ditët e sodit.

Më poshtë mund të shikoni golin e Sokol Kushtës në Beograd kundër Partizanit nën komentin e gazetarit shqiptar dha atij serb.

Më poshtë janë përbërjet e të gjitha grupeve të Ligës së Europës.

 

SHORTI

GRUPI A: Vijareal, Makabi Tel-Aviv, Astana, Slavia Pragë

GRUPI B: Dinamo Kiev, Jang Bojz, Partizan Beograd, Skënderbeu

GRUPI C: Sporting Braga, Ludogorets, Hofenhajm

GRUPI D: Milan, Austria Vjenë, Rijeka

GRUPI E:  Olimpik Lion, Everton, Atalanta

GRUPI F: FC Kopenhagë, Lokomotiv Moskë, Sherif Tiraspol

GRUPI G:  Viktoria Plzen, Steaua Bukuresht, Hapoel Ber Sheva, Lugano

GRUPI H: Arsenal, BATE, Këln

GRUPI I: Salcburg, Olimpik Marsejë, Vitoria Gimaraesh

GRUPI J: Atletik Bilbao, Herta Berlin, Zoria

GRUPI K: Lacio, Nicë, Zylte Varegem

GRUPI L: Zenit, Real Sociedad, Rosenborg