Ish- kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi ka vdekur sot në Turqi.

I ndjeri atje ishte për shërim tash e disa muaj pas një sulmi në tru që e kishte vënë në koma, transmeton Koha.net.

Njoftimin për vdekje e ka bërë familje e të ndjerit.

Bajram Rexhepi, lindi në Mitrovicë më 3 qershor 1954

Ai u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1979. Studimet pas-universitare i përfundoi në Zagreb në vitin 1985.

Rexhepi punoi kirurg i përgjithshëm dhe specialist endoskopik në spitalin rajonal të Mitrovicës deri në vitin 1990.

Gjatë luftës më 1999 me Serbinë, Rexhepi i u bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kaloi tre muaj në male duke shërbyer si mjek në zonën operative të Shalës.

Më pas, ai u bë udhëheqës i qeverisë hije në qytet dhe u zgjodh deputet i Mitrovicës në Kuvendin e Kosovës.

Pas luftës, Rexhepi shërbeu si kryetar i Komunës së Mitrovicës dhe kryetar i pjesës së jugore të saj.

Ka qenë kryetar i degës së PDK në Mitrovicë, ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës ndërsa më 4 mars të vitit 2002, u zgjodh kryeministër i Kosovës.

Në zgjedhjet e parafundit parlamentare të vitit 2014 nuk u përfshi në listën zgjedhore të PDK-së dhe prej atëherë iu kthye profesioni të vet të mjekut në Mitrovicë.

/KohaNet/

By admini