Edi-Rama-ne-beogradTë hënën kryeministri shqiptar Edi Rama do të shkojë për vizitë zyrtare në Beogra që paraqet një ngjarje historike në marrëdhnjet diplomatike në mes Shqipërisë dhe Serbisë

Vizita e fundit e një udhëheqësi të shtetit shqiptar në Beograd ka qenë ajo e vitit 1946 kur janë takuar Enver Hoxha dhe Josip Broz Tito.

Shkuarja e Ramës në Beograd është shoqëruar me mendime të ndryshme nëse ia vlen ose jo. Të gjitha këto janë shtuar sidomos pas ngjarjes në ndeshjen futbollistike të tetorit në mes Serbisë dhe Shqipërisë e cila u ndërpre pas sulmit të tifozëve serb ndaj futbollisteve shqiptar dhe koreve raciste gjatë gjithë ndeshjes.

Kryeministri Ramado të takohet me homologun e tij serb Vuçiq por jo edhe me presidentin serb Nikoliq.

Me protokoll është paraparë që Rama të vizitojë edhe Luginën e Preshevës.

By admini