Çdo gjë gati, sonte fillon edicioni i 25-të i manifestimit “Kalimera Poetike” , programi

Sonte fillon edicioni i 25-të i manifestimit “Kalimera Poetike”

 

 

Me shfaqjen e filmit dokumentar “25 vjet të ‘Kalimerës Poetike’” dhe mbrëmjen autoriale me shkrimtarin Bashkim Shehu, sonte në mjediset e Muzeut në Kalanë e Ulqinit fillon edicioni i 25-të i manifestimit “Kalimera “Poetike”, i cili organizohet nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”.

 

Përpos Shehut, mysafirë të këtij edicioni jubilar janë edhe shkrimtarët Jusuf Buxhovi nga Kosova dhe akademiku Zuvdija Hoxhiq nga Mali i Zi, si dhe piktorja Majlinda Kelmendi.

 

“Kalimera Poetike” organizohet rregullisht që nga viti 1993 dhe vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme në fushën e letërsisë ndër shqiptarët në Mal të Zi dhe më gjerë. Duke pasur parasysh rrugën e zhvillimit të kësaj veprimtarie ndër vite, mund të thuhet se “Kalimera Poetike” është shndërruar në orë letrare akademike të letërsisë shqipe. Gjatë ditëve të zhvillimit të saj, Ulqini shndërrohet në vendtakim të shkrimtarëve shqiptarë dhe atyre nga rajoni.

 

Edhe këtë vit, ky manifestim mbahet në kuadër të Festivalit “Skena Verore”.

 

Ulqin, më 02. 08. 2017

 

“Kalimera Poetike” 2017,      Edicioni i 25-të

                     ART FESTIVAL

(2-4 gusht 2017)

 

 

                                                     


Programi


 

E MËRKURË, 2 gusht 2017

     (Muzeu në Kalanë e Ulqinit, ora 21.00)

 

Hapja e manifestimit

 

Fjala përshëndetëse

Ismet Kallaba, kryetar i SHAI “Art Club”

 

Film dokumentar

25 vjet të “Kalimerës Poetike”

 

Mbrëmje autoriale

me shkrimtarin Bashkim Shehu

 

Flet për krijimtarinë e autorit

Ben Andoni, publicist dhe përkthyes

 

Moderator:

Dr. Basri Çapriqi

 

 

E ENJTE, 3 gusht 2017

     (Galeria “Kulla e Balshajve”, ora 21.00)

 

Ekspozitë figurative “Red Essence”

e piktores Majlinda Kelmendi

 

Fjala e hapjes

Qazim Muja, piktor

 

     (Muzeu në Kalanë e Ulqinit, ora 21.30)

Mbrëmje autoriale

me shkrimtarin Zuvdija Hoxhiq (akademik)

 

Flet për krijimtarinë e autorit

Dimitrov Popoviq, studiues i letërsisë

 

Moderator:

Muzafer Çaushi

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

E PREMTE, 4 gusht 2017

     (Muzeu në Kalanë e Ulqinit, ora 21.00)

 

Mbrëmje autoriale 

me shkrimtarin Jusuf Buxhovi

 

Flet për krijimtarinë e autorit

Ramadan Musliu, kritik letrar

 

Moderator:

Dr. Anton Berishaj

 

Mbyllja e manifestimit