Edicioni i 25-të i manifestimit letrar “Kalimera Poetike” nga 2-4 gusht, ja të ftuarit e këtij viti

 

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të organizojë më 2-4 gusht 2017 në mjediset e Muzeut në Kalanë e Ulqinit edicionin e 25-të të manifestimit “Kalimera Poetike”. Mysafirë të këtij edicioni jubilar janë shkrimtarët Bashkim Shehu nga Shqipëria (i cili jeton në Spanjë), Jusuf Buxhovi nga Kosova dhe akademiku Zuvdija Hoxhiq nga Mali i Zi. Krahas mbrëmjeve autoriale me shkrimtarët e ftuar, do të hapet ekspozita e piktores Majlinda Kelmendi, si dhe do të shfaqet filmi dokumentar mbi çerek shekullin e “Kalimerës Poetike”.

 

Qëllimi kryesor i kësaj veprimtarie është të promovojë krijimtarinë më të mirë letrare shqiptare, por edhe ballkanike dhe të huaj, në mënyrë që ta bëjë atë të njohur për publikun vendas dhe turistët.

 

“Kalimera Poetike” vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme në fushën e letërsisë ndër shqiptarët në Mal të Zi dhe më gjerë. Duke pasur parasysh rrugën e zhvillimit të kësaj veprimtarie ndër vite, mund të thuhet se “Kalimera Poetike” është shndërruar në orë letrare akademike të letërsisë shqipe. Që nga viti 2010, në kuadër të këtij manifestimi, përveç me shkrimtarë shqiptarë, janë organizuar mbrëmje autoriale edhe me shkrimtarë nga Mali i Zi, rajoni dhe më gjerë, duke bërë që “Kalimera Poetike” të shndërrohet në festival letrar me karakter rajonal dhe ndërkombëtar.

 

“Kalimera Poetike” organizohet rregullisht që nga viti 1993 dhe e ka marrë emrin nga mënyra e vjetër e peshkimit nëpërmjet kalimerave. Gjatë ditëve të zhvillimit të saj, Ulqini është vendtakim i shkrimtarëve shqiptarë dhe atyre nga rajoni.

 

Programi


 

E MËRKURË, 2 gusht 2017

     (Muzeu në Kalanë e Ulqinit, ora 21.00)

 

Hapja e manifestimit

 

Fjala përshëndetëse

Ismet Kallaba, kryetar i SHAI “Art Club”

 

Film dokumentar

25 vite të “Kalimerës Poetike”

 

Mbrëmje autoriale

me shkrimtarin Bashkim Shehu

 

Flet për krijimtarinë e autorit

Ben Andoni, publicist dhe përkthyes

 

Moderator:

Dr. Basri Çapriqi

 

 

E ENJTE, 3 gusht 2017

     (Galeria “Kulla e Balshajve”, ora 21.00)

 

Ekspozitë figurative “Red Essence”

e piktores Majlinda Kelmendi

 

Fjala e hapjes

Qazim Muja, piktor

 

     (Muzeu në Kalanë e Ulqinit, ora 21.30)

Mbrëmje autoriale

me shkrimtarin Zuvdija Hoxhiq (akademik)

 

Flet për krijimtarinë e autorit

Dimitrov Popoviq, studiues i letërsisë

 

Moderator:

Muzafer Çaushi

 

 

 

E PREMTE, 4 gusht 2017

     (Muzeu në Kalanë e Ulqinit, ora 21.00)

 

Mbrëmje autoriale 

me shkrimtarin Jusuf Buxhovi

 

Flet për krijimtarinë e autorit

Ramadan Musliu, kritik letrar

 

Moderator:

Dr. Anton Berishaj

 

Mbyllja e manifestimit