Të heqet kisha nga Rumia

Mitropoliti i Kishës Ortodokse Malazeze (CPC) Mihailo ka thënë se Inspektorati për Mbrojtjen e Pasurisë Kulturore në mënyrë  emergjente ka vepruar me rastin e heqjes së monumentit Punishi Raçiq,  kurse për  një peticion CPS-së  për të hequr kishën në Rumi nuk kishin përgjigje.

Mitropoliti Mihalio ka deklaruar se pllaka në Punishi Raçiq është hequr pas reagimit të ashpër të komunitetit kroat, e cila edhe formalisht është shprehur në notën  e Ministrisë së punëve të jashtme të Kroacisë, transmeton Antena M.

Mitropoliti Miahilo ka shtuar se tashmë është e qartë se inspeksioni nuk do të veproj për rastin e objektit prej metali në Rumi deri sa të mos ndëgjohet reagimi publik dhe i zëshëm  nga jashtë, pra institucioneve ndërkombetar kulturore dhe shkencore.

 

Vendosja e kishës metalike në Rumi ka ndodhur në vitin 2005 nga Kisha ortodokse serbe me ndihmën e helikopteri të ushtrisë së Serbisë dhe Malit të Zi, pa miratimin e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor të Malit të Zi, dhe ka nxitur një debat të madh në Mal të Zi sidomos në radhët e shqiptarëve, i cili vazhdon edhe sot me kerkesen per heqjen e ketij objekti.