Struga, “Zvicra” e Ballkanit

Struga

Udhëtim nëpër trojet shqiptare

Reportazh special nga Komuna e Strugës – Beqir SINA

 

Struga “Zvicera” e Ballkanit,rrethuar me një kurorë të bukur plotë me fshatra shqiptare

 

STRUGE : Struga si qytet është një nga destinacionet më i popullarizuar turistik, në Maqedoni, ai ndodhet në jug-perëndim të zonave të Republikës së Maqedonisë , të shtrirë prej bregut të liqenit të Ohrit.
Struga për nga pozita e saj gjeografike ngjason shumë dhe është një “Lugano” e vogël dhe e bukur e Ballkanit perendimor.
Banorët e tij rrefejnë se turistët nga Hollanda, e kan Strugën, si Amsetrdamin ose si qytetin turistik më të preferuarin në botë.

 

Çdo vit hotelet strugane janë për plot me turistë nga Hollanda……dhe gjermania.

 

Qyteti i Strugës, ka tre pjesët kryesore të qytetit, ndërtuar këto në një stil karakteristik të qyteteve shqiptare , në këtë shtrirje në pjesën veri lindore të Illiridës ose si njihet ndryshe edhe Ballkani perendimor.

 

Ajo ka , bregun e liqenit dhe dy anët e bukura të lumit Drin si dhe “Tregun e madh”.

 

Por, ka edhe korsin e famshme, e cila çdo mbrëmje, sidomos, ato verore – janë përplot me njerëz, sepse vijnë edhe kurbetqarët, dhe, qyteti gumëzhinë si ” bletët në koshere “.

 

Struga, ka edhe qendrën e saj administrative , e cila ndodhet në qendër të saj me selinë e Komunës së Strugës.
Qyteti i Strugës, dikur ka pasur edhe një “dekovil”nji tren të vogël të asaj kohe, që punonte me avull, me dy tre vagona, dhe që lidhte Strugën me Kërçovën.

 

Në ndërtesat e rëndësishme administrative të qytetit është e përfshirë edhe posta qendrore, komisariati i policisë, dhe elketrana .

 

Struga ka shumë buste dhe shtatore kushtuar figurave të ndritura të këtij qyteti sidomos dallohen ato në dy anët e bulevardit përgjatë rrjedhës së lumit Diirini i Zi, dhe në qendër , të saj ka edhe shtatoren e Nana Terezes, dhurat kjo e vëllezërve shqiptarë nga Amerika, vëllezërve Gojçaj.

 

Pika më e preferuar sidomos për turistët e huaj dhe shqiptar është natyrisht bregu i liqenit dhe dy anët e Drinit, ku ky lumë i gjatë “gjarpërosh”nëpër gjithë Shqipërinë veriore.

 

Drini i Zi, lumi më i gjatë në Ballkan nga Struga, nisë “ turra- vrapin” e gjatë , duke përshkruar 149 kilometra, duke kaluar me dy të treta e tij nëpër Shqipëri, Dibër, Kukës, Tropojë, dhe deri në grykë-derdhjen e tij në Shkodër.

 

Urat e shumta që lidhin dy brigjet e Drinit të Zi i japin Strugës epitetin “Qyteti i Urave”, dhe ura mè e fundit, është një urë e re prej drrase, shumë e bukur, e përuruar vetin e kaluar dhe që lidh Teatrin Poshka të gazetarit të njohr Agim Poshka, me Parkun ku mbahet për çdo vjet festivali ndërkombëtar I poezisë I quajtur “Netët e Poezisë Strugane”.

 

Lumi Drin i Zi “miku” më I vjetër i struganve, rrjedh në veri në drejtim të qytetit të Dibrës në një zonë malore, ku pastaj e shënon një pjesë të kufirit Maqedoni – Shqipëri, për të kaluar pastaj në territorin e Shqipërisë.

 

Në pjesën e Maqedonisë rrjedha e lumit është e ndërprerë nga dy liqene artificiale, të cilat shërbejnë për përfitimin e rrymës elektrike. Në ujërat e Drinit të Zi rriten një numër i madh peshqish si krapi, trofta, ngjala etj.

 

Liqeni i Ohrit, që ka shtrirjen më të madhe për rreth Strugës, është pika më pikëtoreske e këtij qyteti liqenor me një bukuri përrallore, sidomos natën këtu mund të mahnitesh me pamjet e tij, dhe nga ku shikohet edhe Lini i Shqipërisë.

 

Nga etimologjia origjina e emrit të Strugës, thuhet se vjen në gjuhën e vjetër maqedonase, por Struga është “djepi” i shqiptarzimit në Ballkanin erendimor. Për të cilën qyteti k a tre teoritë e saj në lidhje me emrin Strugë, ku secila perj tyre thuhet se ka “përqafuar” nga banorët lokalë emrin që e thërrasin sot e kësaj dite : Strugë -Struga .

 

Ndërkaq, për mua ky qytet të cilin e kam vizituar më shumë se çdo vendbanim shqiptar, gjatë vizit ës së këtyre ditëve, që unë I kam quajtur “Udhëtim nëpër Trojet Shqiptare”, ose ” Ditët e pushimve strugane ” (10 deri më 18 korrik 2017) , të qëndrimit tim 8 ditor në Strugë , do t ‘a veçoja për shoqërinë dhe bujarinë e treguar strugane, njohjen dhe takimet mbresalënëse, me çdo njerin prej atyre, që u takova dhe u përshendeta në çdo lokal, apo edhe ambient familjar e rrugë të saj.

 

 

Për shumë arsye të cilat do t’i shpjegojë gjat këtij reportazhi të gjatë, nga ky udhtim dhe qëndrim në Strugë kësaj rradhe ka qenë paksa i vecantë . Mbasi ,ky jo vetëm se ishte qëndrimi më i gjatë (8 ditë) , por edhe përjetova – një bujari, dashuri dhe respekt të veçantë, të këtyre njerëzve të mrekullueshem.
Si gjithmonë kur vijë në Strugë, e nisë vizitën time me miqt e mi , të parë, djemtë e Kaim Murtishit, dhe Nadiren sekretaren sharmante , me shume edukat dhe e zgjuar, të biznesit të tyre të suksesshëm në qendrër të Strugës.

 

Etnomuzikologu i shquar strugan, Kaim Murtishi, studiues, hulumtues, dhe shkrimtar i tre librave, është për mua edhe arkiva e pasur e Strugës, në se kërkon të dish diçka për Strugën ndale tek shtëpia e Kaim Murtishit dhe gjenë gjëra që as I ke pare apo dëgjuar ndonjëher.

 

Kaim Murtishi,ka qenë një nga mësimdhënsit e pare të kës treve, ai ka qenë edhe një këngëtar folklorik dhe instrumentist i njohur, sidomos për mandolinën.
Sot ai megjithse në moshë, është një pensionist, dinamik, gjithmonë i angazhuar në aktivitetet që asnjëherë nuk i ndahet jo vetëm aktiviteve dhe veprimtarive në Strugë e Tetovë, por dhe në të gjitha viset shqiptare. Gjithë kohën ja ka përkushtuar kombit shqiptar, traditave, kulturës, muzikës dhe botimeve në shqip.

 

Kai, si i thërrasin struganët, atij, është, një shqiptar nga Ladorishti i Strugës, një muzikolog, folklorist, shkrimtar dhe botues i disa librave të ndryshme. Ai shtëpinë e tij a ka kthyer në një muze etnografik, ku gjen gjithçka që as edhe një muze nuk e ka.

 

Kaim Murtishi shpjegon se si ka mbledhur instrumentet muzikore që tek çiftelia, mandolina, ku këtë të fundit ja ka mësuar profesori nga Elbasani, Gani Jahja,thotë ai,

 

“I ndjeri e ndihmoi dhe krijoi grupin e parë të mandolinave, ku më pas Kaimi e ngriti grupin e mandolinave në fshatin e Ladorishtit si fillim në vitet 1957, i cili i ka dhënë mësimet e para në Shkup, kur ishte normalist”.

 

Kaimi, ka incizuar këngë të zonës së Prespës, Ohrit, Tetovës, Kërçovës, Dibrës dhe gjithë trevave shqiptare. Të gjitha i ka regjistruar më një magnetofon, në shtëpinë e tij, të cilen e ruan si një relike së bashku me makinat e shkrimit.

 

Njëri nga ata që janë edhe miqt e mi më të mirë, dhe që ka jetuar në Strugë, ku ai kaloi dhe fëmijërinë e tij, është edhe Kryetari i organizatës së parë Lobiste shqiptare në Amerikë , Këshillit Shqiptaro Amerikan, zoti Haxhi Dauti, nga Frëgova.

 

I cili prej më shumë se 4 dekada është në Amerikë, i shpërngulur prej Struge me gjithë familje.

 

Ai është i njohur për këngët e tija aq të bukura, sidomos ajo për “Strugën time” siç e quan ai me shumë mall e dashuri.

 

“Rrok Stari Strugan”, Haxhi Dauti, si më pëlqen mua t’a tharrës atë, me notat e muzikës dhe këngës së tij për këtë qytet magjik, sikur e ka hymnizuar Strugën , duke i dhën këtij qyteti historik dhe piktoresk më shumë dashuri – muzikëalitet dhe ngjyra të bukura Strugës.

 

Haxhiu është njëri prej aty qindra struganëve të suksesshëm – që i njofim ne në SHBA, për veprimtarin e tyre për çështjen kombëtare.

 

Mbasi, Struganët në SHBA, janë komuniteti shqiptar më aktivi dhe i pa kursyer çdo her për çështjen kombëtare.

 

Struganët kan qenë gjithmonë të dalluar në SHBA për kontributin e tyre historik, sidomos atë çfarë kan bërë ata kur flasim për çështjen e Kosovës, luftën e UÇK-ës, ku ka pasur edhe nga ata që kan luftuar, dhe në luftën në Maqedoni, dhe sa e sa veprimtari të tjera, ku janë shquar nëpër demostratat në Nju Jork e Uashington, por dhe ndihmat e mëdha të struganëve.
Rajoni i Strugës perfshin një siperfaqe prej 50703 ha. Në këtë siperfaqe janë të vedosur 50 fshatra dhe qyteti i Strugës, ku sipas regjistrimit të fundit të popullsis(2013) jetojnë 63367 banorë. Në bregun e Liqenit të Ohrit janë ngritur fshatrat Radozhdë dhe Kalishtë . Në cepin perëndimor të fushës së Strugës ngjitur me masivin malor ndodhen fshatrat Ladorishtë , Shum , Zagraçan , Belicë e Poshtme , Veleshtë , Oktis , Vevçan , Podgorc dhe Llabunishtë .

 

Në masivin malor të Jabllanicës shtrihen fshatrat Mali Vllaj , Frëngovë , Vishnja dhe Belica e Sipërme .

 

Rajonit të Strugës i përkasin edhe fshatrat Jabllanicë , Borovec, Piskupshtin , Lukovë , Bezevë, Nerezi, Lakajce, Modriç dhe Drenok . Në malësi shtrihen fshatrat Prisovjan , Zbazhdë , Rzhan dhe Llokov si dhe dy fshatrat Burinec dhe Sellce .

 

Në pjsën jugore të masivit të malit Karaorman shtrihen fshatrat Misllodezhdë , Bërçeve , Tashmurunisht , Toskë dhe Poum , ndërsa pak më poshtë tyre fshatrat Dobovjan , Tatesh i poshtem dhe Tateshi i sipërm , Koroshishtë dhe Dollogozhdë . Ndërsa nga ana tjetë për rreth rrugës për në Dibër shtrihet fshati Glloboçicë .

 

Në thellësi të fushës së Strugës ndërkaq , ndoshen fshatrat Vranishtë , Moroishtë , Mislleshovë , Drasllajcë , Llozhan , Novo Sellë , Bixhovë dhe Livadhi .

 

Frëngova fshati parë sapo kalon pikën kufitare të Qafë Thanës

 

Sapo kalon pikën kufitare të del përpara rrëzë një mali Frëngova e cila gjendet në pjesën jugperëndimore të Strugës. Territori i këtij vendbanimi ngrihet deri në malin Jabllanicë në kufi me Shqipërinë.

 

Fshati është kodrinor, me një lartësi mbidetare prej 810 metra. Fshati ka shkollë fillore, një xhami, disa puntori të vogla dhe shitore. Nga qyteti i Strugës është larg 6 kilometra.

 

Territori është pyjor me pak fushë bujqësore, për këtë arsye një pjesë e banorëve të këtij lokaliteti merren me pylltari, bujqësi dhe blegtori, një pjesë e banorëve punojnë në punë të ndryshme në qytetin e Strugës.

 

Nuk është i vogël numri i banorëve që punojnë dhe jetojnë përkohësisht jasht vendit nga ky fshatë, të cilët kan bërë emër në këto anë dhe në emigrm (kurbetë) janë histori suksesi me shpjegon një fshatarë i kësaj ane, ulur në një lokal të bukur rrëzë kodrës .

 

Ladorishta: Bazilika Ilire, Masakra e Ladorishtit dhe Beteja e Petrinjës

 

Ladorishti, është një ndër fshatrat më të mëdhenj të rajonit të Strugës me rreth 700 shtëpi dhe rreth 4000 banorë. Në fshat është e organizuar jeta kulturore dhe sportive nëpërmjet aktiviteteve te klubit futbollistik “Flamurtari” dhe SHKA “Valët e Liqenit” të cilët janë përfaqësuar nëpër shumë festivale si brenda vendit ashtu edhe jashtë duke u nderuar me shumë çmime dhe lëvdata.

 

Ladorishtin gjatë kësaj vizite do t’a quaja “Zvicrën” shqiptare,një fshatë ky me shtëpitë -vila, që të mahënitin me bukurinë dhe stilin e tyre alpinë, shtëpitë e stilit zvicerane,ndërtuar me djerësën e kurbetqarve ladorishtas në Zvicër

 

Ladorishti, është një vendbanim i vjetër, dhe këtë e dëshmon Bazilika, ka qënë një popull trim, trimëri të cilën e dëshmon me pjesmarrjen e banorëve në disa luftra, ka qënë gjithmon mikpritës dhe mbajtës i fjalës, ka ngritur flamurin atëherë, kur ka qënë i kërcënuar, dhe ka hapur shkolla atëherë kur ka qënë e ndaluar, e sot Ladorishti është krenar për të gjitha këto.

 

Në qendër të fshatit ngrihet lavdishëm një monument i madh që kujton 71 vjetorin nga masakra e forcave nazifashiste mbi fshatin Ladorisht, ku u vranë thuhet më shumë se 84 fshatarë të pafajshëm, u plagosën qindra të tjerë dhe u dogj e u shkrumua i tërë fshati… Ishte kjo hera e tretë e djegies së fshatit, pas forcave bullgare dhe forcave serbe gjate lufterave ballkanike… Herën e katërt thonë ladorishtarët e provoi Gligorovi me 1992, por nuk ia doli mban ë, të nënshtrojë dhe të gjunjëzojë këtë fshat i cili historiksht është i dalluar për trimëri, patriotizëm, mënçuri dhe pena të forta kombëtare.

 

Në periudhën komuniste janë bërë disa hulumtime në Bazilikë nga disa arkeolog të ndryshëm. Nga ajo periudhë e deri tash studiues të ndryshëm dhe Albanolog të njohur kanë theksuar për vjetërsinë, dhe vlerat që ka Bazilika, qe daton nga shekulli IV-VI e.s. Albanologu kroat, Aleksandër Stipçeviq i cili ka deklaruar se ka preardhje ilire, gjithashtu para ca kohësh ka bërë një vizitë në Bazilikën e Ladorishtit, në librin e tij “ Ilirët: historia, jeta, kultura- simbolet e kultit” i botuar në vitin 1990, në hartën e vendbanimeve më të rëndësime arkeologjike nga periudha parahistorike, bën pjese edhe Ladorishti.

 

Nga ana tjetër e Dibrës së Madhe vjen Veleshta

 

Veleshtë, është fshat në Komunën e Strugës, Maqedoni shtrihet në një rrafshnalt për gjatë rrugës kur vjen nga Dibra e Madhe. Mbi prejardhjen e emrit të Veleshtës ka shumë hipoteza, por sipas konsultimeve të shumta me historianë, albanologë, shkencëtarë dhe etimologë, ajo është e lidhur para së gjithash me kultivimin e rrushit.
Veleshta sipas regjistrimit të vitit 2002 ka 8156 banorë, mirëpo në fshat jetojnë jo më pak se 6200 banorë. Një përqindje e madhe nga popullata jetojnë dhe veprojnë në Perëndim. Shqiptarët e Amerikës sidomos ata të zonës së Tri Shtetshit – NY-NJ-CT,njofin policin e e uniformës së Nju Xhersit, në qytetin e Patersonit, Lirim Kaba , atdhetar e patriot i flakët, i cili ka dhënë së bashku me fmljen e tij një kontribut të madh për luftën e UÇK-ës, atë të 2001 dhe çdo veprimtar kombëtare në SHBA

 

Mirepo ne vitet e sotme Veleshta eshte zgjeruar edhe me teper prandaj ka arritur ne 11.000 banore ku 30% jetojne ne vendet e huaja.

 

Një nga vendbanimet më të vjetra në fushëgropën e Strugës është edhe fshati Dollogozhdë

 

Një nga vendbanimet më të vjetra në fushëgropën e Strugës është edhe fshati Dollogozhdë i cili ndodhet në pjesën veriore rrezë malit Karaorman në një lartësi mbidetare prej 720 metra. Burimi i emrit Dollogozhdë edhe sot e kësaj dita ka teza të cilat sipas gojëdhënave shpjegohen në këtë mënyrë.

 

Pasiqë në veri ka malin Karaorman, në lindje Krasten dhe në jug fushën ndodhet në lugë, thuhet se dikur është quajtur Luguoshtë, varianti i dytë është Guri i Bardhë sepse shkëmbinjtë janë gëlqeror dhe kanë ngjyrë të bardhë, dhe varianti i tretë është kur fshatarët e Poumit kanë zbritur poshtë kanë thënë “dola poshtë” që kur i bashkojmë këto fjalë fitohet emri Dolloposhtë.

 

Popullata në Dollogozhdë është shqiptare dhe i përket besimit Islam. Që në kohët e lashta popullata e Dollogozhdës vërehej si arsimdashëse, bujare dhe punëtor.

 

Në këtë fshat është shumë i theksuar edhe migracioni dhe sidomos i rinisë, e cila për shkaqe fillimisht politike dhe më pas ekonomike kanë migruar në SHBA, Zvicër, Austri Gjermani por edhe në Australi.

 

Por edhe sot e kësaj dite edhe pse mërgimtarët Dollogozhdarë janë në mërgim zemrën dhe shpirtin i kanë në vendlindje, ku vazhdimisht kontribuojnë në çdo aspekt për rindërtimin e fshatit.

 

Sot në Dollogozhdë veprojnë edhe Klubi Futbollistik dhe Shoqëria kulturoro-artistike, të cilët permes punës së tyre të pandërprerë dhe aktiviteteve edhe jashtë vendit mbajnë gjallë dhe shfaqin kudo traditat dhe kulturën e Dollogozhdës.

 

Dollogozhda kujtohet dhe mbahet mend edhe për kontributin e saj madhor në luftërat e fundit për liri të shqiptarëve ku djemtë e këtij fshati ishin aktivë po edhe në radhët udhëheqëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, e cila luftoi në vitin 2001 për të drejta të barabarta të shqiptarëve në Maqedoni. Shumë djem të rinj në mënyra të ndryshme ndihmuan të dy këto lëvizje me rëndësi të madhe kombëtare ku mjaft mirë mbahet mend dhe përmendet Nuri Mazari i cili mbante nofkën “Komandant Struga”.
Radozhda është një fshat në komunën e Strugës në rajon jugperëndimore të Republikës së Maqedonisë.

 

Radozhda është vendosur në bregun perëndimor të liqenit të Ohrit. Është 10 km në jug të qytetit të Strugës. Ky vendbanim është 2 km nga kufirin shqiptaro-maqedonas. Fshati më i afërt është fshatit Lin i cili ndodhet në Shqipëri. Lartësia mbidetare e këtij vendbanimi është 725 metra. Fshati është themeluar në skajin perëndimor të liqenit të Ohrit mbi dhjetë shekuj më parë. Ësht ë themeluar në një tokë pjellore me kushte për zhvillimin e bujqësisë. Zonat përreth kanë qenë të përshtatshme për bujqësi në shkallë të vogël. Fshati u themelua rreth 1 km në perëndim të pozitës së sotme.

 

 

Në kurorën e fshatrave për rreth Strugës,dhe në qytetin e Strugës gati çdo shtëpi dhe rrugë mban flamrin kuq e zi me shkabën dy krenare.

 

 

“Shumë bukur ngjan Struga, vetëm kuq e zi”

Këtu ka vetëm flamuj shqiptar Kuq e Zi dhe me Shqiponjën me dy krena, rallë tëbie të shikosh ndonjë flamur maqedonas.

 

 

Struga ka pasur gjashtë firmëtar të pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912, një nipi i Ismail Qemalit është varrosur në këtë qytet . Kjo është dëshmia më e mirë që ne jemi këtu, kemi qenë këtu dhe do të të jemi këtu. E thotë edhe himni ynë, se Zoti vetë e la me gojë, që kombet shuhen përmbi dhe, por shqiptarët do të rrojnë, për to dhe vetëm për to punojmë të gjithë ne.Këtë vend ne do ta trashëgojmë në emër të gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë, ashtu siç do ta trashëgojnë nipërit dhe stërnipërit tanë, besat dhe stërmbesat tanë ” ka thënë kryatri i LPDRSH, Zijadin Sela ,deputeti i cili tani është duke udhëhequr një lëvizje poliitike në Maqedoni me ndjenja dhe frymëzim të thellë kombëtar .

 

Mirëp o , sa her të vizitosh Strugën mënjëher e ndjen atë “erën” shqiptare ngado që shikon e vizitonë çdo pëllëmbë, të kësaj toke Arbërore . Aty ku si në Tetovë, Gostivarë, Kumanovë, Dibër, Kërçovë, e të gjitha viset shqiptare më shumë se kurrë çdo gjë frymon shqip. Vetë qyteti i Strugës ka më shumë shqiptarë se sa maqedonas , dhe ngaqë rrethinat e saj përbëjnë edhe pjesën më të madhë të popullsisë shqiptarët, aty të duket vetja shumë shqiptarë.

 

Struga qyteti i “Ditëve të Poezisë”

 

Sipas burimeve të databasit observues të quajtur Wikipedia, thuhet se Struga, është qytet dhe qendër e komunës me të njëjtin emër që shtrihet në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë. Qyteti shtrihet në brigjet veriore të Liqenit të Ohrit. Përmes qytetit kalon lumi Drini i Zi, i cili buron nga liqeni. Struga përmendet që nga antika, aty pranë kalonte rruga romake Via Egnatia, emri i vjetër ilir i Strugës ishte Enhallon.

 

 

Për historinë kulturore të Strugës dhe rrethinës me një rendësi të veçantë janë bazilikat në Oktisi dhe në Ladorishti. Për bazilikën në Ladorishti dihet se ka pasur atrium, bazilika të tilla ka në të gjithë Ballkanin mirëpo rrallë gjenden bazilika me mozaik në podium. Në një terren kaq të pasur në shekullin e VII erdhën sllavët, në atë periudhë Ohri ishte shkatërruar nga një tërmet, gjithashtu edhe bazilikat në Oktisi dhe Ladorishti.

 

Kultura

 

Struga është një nga qytetet më të rëndësishëme kulturore në Republikën e Maqedonisë , ajo është vendlindja e poetëve Konstantin аnd Dimitar Milladinov . Ngjarja kryesore nga jeta kulturore në Strugë është taikimi më i madh i poezisë në botë i njohur përndryshe si :” Struga Mbrëmjet Poetike”.Ngjarje poetike, kjo në të cilën kan marrë pjesë edhe laureatë nga bota, përfshirë edhe disa fitues të Çmimit Nobel për Letërsi, si fituesit të këtill si Joseph Brodsky , Eugenio Montale , Pablo Neruda , Seamus Heaney , Fazil Hüsnü Dağlarca dhe shumë të tjerë që nga viti 1966 .

 

Qyteti ka edhe disa monumente kulturore në afërsi të saj të tilla si Manastiri оf Kalista , pak kilometra larg me qendrën e qytetit , të shtrirë në bregun e liqenit të Ohrit. Struga ka disa objekte artitoteknike që besohet se datonjnë nga shekulli i 16të, afreske prej Shekullit të 14 dhe 15 .

 

Pjesa më e madhe e qytetit është e ardhur sidoms përmes turizmit të brendshëm dhe të huajve . Vendndodhja e Liqenit të Ohrit e bën ajo jetën turistike më qetë dhe më paqësore që vizitorët të përjetojnë një pushim më aktiv . Kur vizitonë Strugën qyteti i Republikës së Maqedonisë , ka jo pak vende që tregojnë kulturën e bukurisë , shtëpi karakteristike balte, shtëpia e vëllezërve Milladinovci , pazari i vjetër i Strugës , kishat e vjetëra dhe xhamit madhështore .

 

Çdo verë іnkultura e ka qendrën e saj në Strugë – Struga, edhe më shumë se Miami ndoshta është qyteti që ka më shumë edhe sot e kësaj dite, skenën e hapur verore , ku ajo organizon festivalin Cinemania dhe Music Festival “Ejani” përfshirë , rock metalike , elektro , hip hop , r’n bаnd dhe shumë më tepër nga grupe në të gjithë vendin . Struga shquhet edhe për “korsat” e mbrëmjes ose shetitjet e mbrëmjes, në dy anët e lumit Dirni i Zi, ose natë shëtitje nga liqeni , nga lumi , оr gо аtmоst popullor disko Oaza , Glamour , Alibia , Empire dhe të tjerët.