Jevrem Berkoviq i dorëzoi Çmimin për Vepër Jetësore “TEUTA” akademikut shqiptar Moikom Zeqo

Manifestimi trekufitar “Muzat e Alpeve” vazhdoi dje aktivitetin në Tuz, me kumtesën “Poezia kundër luftës”, me promovimin e librit “Këngët e përgjërimit-Zavjetne pjesme”, me autor Lulzim Tafaj , ndërsa në ceremoninë përmbyllëse Cmimi për Vepër Jetësore “TEUTA” u nda njerit prej personaliteteve më të shquara të kulturës shqiptare, prof.dr.Moikom Zeqos me motivacion:
“Erudit I rrallë I historisë dhe traditës së qytetërimit shqiptar, akademiku Moikom Zeqo me veprën e tij, iu takon pararendësve të brezit të lindur pas luftës së dytë botërore, duke shprehur me një kurorë të re mendimtari dhe njeriu të shqetësuar dykuptimësine e njeriut të sotëm,pa pasur dro të na japë përgjigje të pafundme në se është ky realiteti I thellësive historike që ka krijuar njeriun, apo është njeriu I pa epur për ëndërrim që krijon realitetin e një bote të përbashkët dhe universal(cit. I motiv.të Sh.R.Sh. TEUTA”.

Cmimin laureatit Moikom Zeqo i’a dorëzoi shkrimtari i njohur malazez Jevrem Berkoviq.