Komuna e Ulqinit e vendosur të luftojë korrupcionin

Nënkryetarët e Komunës së Ulqinit Hadixha Gjoni dhe Vaso Radoviq morën pjesë të martën në tryezën e rrumbullakët në temën “Ulqini kundër korrupsionit”, mësohet nga një kumtesë për opinion nga zyra e kabinetit të Komunës së Ulqinit.

Në këtë tubim u prezantuan rezultatet e projektit me të njëjtin titull, të cilin e realizoi OJQ “Ul info”me përkrahjen e Bashkimit Evropian.

Nënkryetarja Gjoni tha se administrata lokale në Ulqin tenton që puna e saj të jetë tërësisht transparente, veçmas ndaj qytetarëve.

Kjo, sipas saj, u tregua edhe me përqindjen e përgjigjeve të dhëna në kërkesat për qasje të lirë të informatave, ku nga 160 sosh të dërguara nga OJQ “Ul info” gjatë realizimit të këtij projekti,

Komuna e Ulqinit u përgjigj pothuajse në sejcilën prej tyre.

Drejtoresha e Qendrës për arsimim qytetarë Daliborka Ulareviq tha se gëzon vullneti i Komunës së Ulqinit për bashkëpunim dhe se përqindja e përgjigjeve në kërkesa për qasje të lirë të informacionit është shumë më e mirë se në shumicën e Komunave tjera në Mal të Zi.

Nënkryetarja Gjoni tha se rezultatet e studimit në të cilin u analizua niveli i realizimit të masave të parapara me Plan lokal të veprimit për luftë kundër korrupsionit janë kryesisht të mira.

Duke qenë se vet masat nga ky plan, siç janë Panifikimi Hapësinor, Politika transparente financiare dhe Zbatimi i politikave lokale sipas nevojave të qytetarëve, korrespondojnë me punët kryesore që i ka një administratë lokale, nënkryetarja Gjoni tha se gëzon fakti që hartuesit e këtij studimi kanë njohur përpjekjet e administratës lokale dhe se e cilësuan vitin 2016 si më të mirin nga tre vitet e realizimit të këtij plani.

Ajo shtoi se prej konstituimit të kësaj qeverisje lokale në fund të marsit të vitit 2016, është punuar shumë në konsolidimin e financave komunale, duke rritur të ardhurat buxhetore dhe duke zvogëluar shpenzimet në të gjitha nivelet.

Me aprovimin e Planit Hapësinor Urbanistik të Komunës së Ulqinit, Planit strategjik dhe të një sërë planesh dhe vendimesh tjera vendosëm themelet e zhvillimit të ardhshëm të Ulqinit.

Poashtu,ajo pohoi se një nga detyrat e para si nënkryetare e Komunës ishte analiza e numrit të kontratave për punë të përkohshme, i cili rezultoi të jetë shumë më i lartë se nevojat reale të administratës lokale.

Pas analizës së bërë inicuam menjëherë zvogëlimin e të punësuarve në këtë formë, gjë që rezultoi me zvogëlimin e shpenzimeve të panevojshme dhe rritjen e efikasitetit në punën e vetëqeverisjes lokale.

Në fund, nënkryetarja Gjoni tha se përpjekjet e vetëqeverisjes lokale nuk përfundojnë këtu dhe se do të vazhdohet me zell edhe më të madh me qëllim krijimin e një administrate e cila do të jetë plotësisht në shërbim të qytetarëve