Futboll: Prezantohet trajneri i ri i Otrantit

Foto: A. Murati

Në sallën e Kuvendit Komunal të Komunës së Ulqinit u prezantua trajneri i ri i ekipit të parë z. Millovan Minja Preleviq, kështu thuhet në një njoftim nga ky klub.

Është nder që ky person me nje dije dhe eksperiencë të jashtëzakonshme do jete pjese e klubit dhe në këtë mënyrë do të jape kontribut edhe në në fushën e blertë. Ndërkohë është organizuar edhe thirja zyrtare në emër të klubit dhe u caktua fillimi zyrtar i përgaditjeve me 06.07.2017. në qendrën sportive “Causheviq”.

Trajneri i deritanishëm, Xhemal Kapllanbegu do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit dhe do të kryejë funksionin e zv. trajnerit, përfundon njoftimi nga ky KF Otrant Olimpik.