Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi vizitoi Ulqinin

Foto: N.C.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, realizoi dy ditët e fundit vizitën e parë zyrtare të tij në Malin e Zi. Në kuadër të vizitës së tij, Xhaferi u takua me krerët e lartë shtetëror të Malit të Zi.

Ditën e marte delegacioni i Kuvendit të Maqedonisë i udhëhequr nga kryetari Z.Talat Xhaferi vizitoi edhe qytetin e Ulqint. Në këtë qytet ai u prit nga kryetari Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij.

Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu përgëzoi sërish nga afër z. Xhaferi për marrjen e postin e rëndësishëm në krye të parlamentit maqedonas gjë qëm sipas tij,  shënon një arritje të rëndësishme të realizimit të të drejtave shqiptarëve në Maqedoni dhe jep shpresë për një përmirësim të marrëdhënieve ndër-etnike në këtë shtet fqinj.

Kryetari Cungu njoftoi Xhaferin edhe për zhvillimet politike të fundit brenda Malit të Zi dhe qëndrimet pro integrimit Euro-Atlantik që ka mbajtur komuniteti shqiptar për të cilat ai edhe mori mbështetjen e plotë të tij.

Gjatë takimit mësohet se z. Xhaferi u zotua që do të angazhohet për të nxitur ardhjen e turistëve dhe investitorëve nga Maqedonia në Ulqin.