Ja sa vota do të merrnin partitë shqiptare në Mal të Zi sikur zgjedhjet të ishin këto ditë

Qendra për demokraci dhe të drejtat e njeriut (CEDEM) në konferencën e sotme për shtyp publikoi rezultatet e një sondazhi të opinionit publik të kryer në qershor të vitit 2017.

Rezultatet e hulumtimit i paraqiti Milena Beshiq, drejtoreshë e  CEDEM-it.

Sipas këtij sondazhi shihet se Forca vazhdon të mbetet partia më e fortë shiptare me 1.2% të votave e ndjekur shumë afër nga Alternativa Shqiptare me 1.1%. Shumë keq në këtë sondazh qendrojnë dy partitë e para shqiptare, LD në MZ me 0,1% dhe UDSH me 0,2%.

Sa i përket trupit votues shqiptar ky sondazh duhet të merret me rezervë të madhe pasi edhe viteve të kaluara rezultatet e sondazhit nuk përputheshin me rezultatet e zgjedhjeve. Në këtë sondazh partia e dytë shqiptare me numrin e votave nga zgjedhjet e fundit, Partia Demokratike, as që përfshihet fare.

Por ky sondazh mund të paraqes një tregues të mirë të gjendjes për partitë kryesore në Mal të Zi. Ajo çka bie në sy është që DPS vazhdon të jetë forca e parë me 39% të votuesve por tashmë e ndjekur nga Demkratet e Aleksa Beçiqit me 19,9% të votave.

URA e Dritan Abazoviqit, sipas këtij sondazhi, gëzon mbështetjen e 4% të votuesve në Mal të Zi.