Futboll: Xhemi Kapllanbegu nuk është më trajner i Otrantit


Trajneri dhe ish futbollisti i njohur në qytetin e Ulqinit Xhemal Kapllanbegu nuk do të jetë më trajner i KF Otrant Olimpik. Kështu së paku njoftojnë mediat sportive malazeze, sipas të cilave trejneri i ri i këtij klubi dë të jetë Milovan Minja Preleviq.

Xhemal Kapllanbegu në dy vitet e fundit me plot sukses ka udhëhequr klubin e Ulqinit dhe ndoshta është më meritori për arritjen e suksesi më të madh në historinë e klubit të qytetit tonë. Trajneri Kaplanbegu arriti që brenda dy viteve, ekipin e Otrantit nga liga e tretë ku merrte pjesë ta dërgojë në ligën e dytë dhe prej aty në barazhin për në ligën e parë, gjë që paraqet një sukses të padiskutueshëm për këtë klub.

Trajneri i ri Milovan Minja Preleviq mësohet që në karierën e deritanishme të ketë udhëhequr ekipet si Mladosti, Kom, AL Orubu dhe Hajer.