Shkruan Gjekë Gjonaj

Ulqini siç dihet tashmë është një ndër qytetet më të rëndësishme turistike në Malin e Zi, me një pasuri të madhe kulturore, historike, natyrore si dhe një nga destinacionet kryesore për turistët nga Kosova, Shqipëria,  rajoni Ballkani dhe nga vende të ndryshme të Europës dhe Botës. Pritshmëria e qytetarëve, repektivisht e punonjësve turistikë  të  këtij qyteti për këtë stinë  verore është e madhe. Ata me të drejtë presin  që   kësaj verë numri i pushueve të jetë më i madh se verën e kaluar. Në këtë drejtim  janë bërë përgatitjet për të pasur një sezon të mirë. Është fromuar një trup që do të koordinojë mbarëvajtjen  dhe përcjelljen e sezonit të sivjetshëm tuiristik. Të dhënat statistikore  që disponojmë   tregojnë se nga muaji maj e deri më sot në Ulqin ka pasur një numër më të madh të mysafirëve se  në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.  Kjo i gëzon të gjithë. Mirëpo ata  i shqetëson  fakkti i hidhur se bashkë me turistët   sivjet në Ulqin  erdhën edhe qentë endacakë. Këta “ mysafirë “ të padëshiruar  janë të pranishëm me shumicë   nëpër rrugët e Ulqinit që  nga  fillimi i muajit maj, dhe  vazhdojnë të jenë  rrezik i madh për mjedisin, banorët dhe turistët.

Qytetarët që e kanë përjetuar tmerrin  e turmës së këtyre  qenve kërkojnë  mënjnimin e menjëhershëm të  tyre nga rrugët e këtij qyteti me rrethinë. Edhe autori i këtyre rreshtave ka qenë  njëri ndër personat që ka luftuar “ fyt me fyt” me  qentë endacak. Por fatmirësisht falë shkathtësisë dhe përvojës  ka shpëtuar mjaft mirë nga sulmi i tyre,  për dallim nga  një grua e cila  kohë më parë ka marrë plagë të konsiderushme në këmbë. Imagjinoni  vetëm në këto dy raste po të kishte kaluar ndonjë fëmijë ky grup i qenve do të mund ta bënin copë e thërrime.

Prurjet  me shumicë të  qenve nga qytete të tjera  në Ulqin çuditërisht  nuk janë të rralla. Muajin  e fundit vërehen   grupe ( turma) të reja të qenve të cilët janë bërë problem serioz. Shoqata për kafshët e psatreha “ Panda “ në Ulqin  javën që shkoi ka publikuar një video ku shihet qartë  se  një automjet pa targa  zbarkon  në  fshatin ( lagjen) Gaç  një numër të madh  të qenve  endacakë.

Prania e  qenve rrugaç nëpër  rrugë, trotuare, parqe e hapësira të ndryshme publike, prishja e qetësisë publike me të lehurat e tyre,  rreziku nga kafshimi,  frika nga bartja e sëmundjeve të ndryshme   pa mëdyshje dëmtojnë imazhin e qytetit të Ulqinit në sytë  e shqiptarëve dhe tursitëve  që  do të verojnë sivjet  në plazhet e bukura të këtij qyteti.

Autoritete lokale  e pranojnë se problemi me qentë endacakë mbetet shqetësues për Komunën e Ulqinit , duke marrë parasysh rrezikun e vazhdueshëm që u kanoset qytetarëve dhe turistëve  çdo ditë. Ata  si institucion  kanë bërë përpjekje për zgjidhjen e këtij problemi  të rëndësihëm  në tërë territorin e komunës, duke e ngritur një qendër strehimore e cila për shkak të kapaciteteve të pamjaftueshme    nuk mund të  pranojë  këtë numër enorm të qenve.  Për këtë arsye përgjegjësit në nivel vendor e qëndror    në bashkëpunim me shoqatat për mbrojtjen e kafshëve   duhet që seriozisht të ndryshojnë mënyrën e manxhimit të rrezikut nga qentë endacakë, për të gjetur një zgjidhje efikase, konkrete  dhe mjete që këto kafshë të përfitojnë kujdesin e duhur dhe që atyre t’u pamundësohet që të frikësojnë, lëndojnë apo larg qoftë  rrezkojnë jetë njerëzish.

By admini