Zgjedhjet në Shqipëri, Edi Rama pranë një fitoreje të thellë

Partia Socialiste është pranë një fitoreje historike, kjo dallohet qartë pas numërimit të mbi 30% të votave. Teksa janë numëruar 1745 nga 5362 kuti në të gjithë Shqipërinë, PS udhëheq me mbi 51.39% të votave, e ndjekur nga PD me 28.53% të votave dhe LSI me 15.65% të votave.

Ndërsa PS sheh rritje të ndjeshme në vota në krahasim me 4 vite më parë, e kundërta ndodh me PD që është rrudhur në shifra në këto zgjedhje, reportojnë mediat shqiptare.

Por rritje në shifra nuk vetëm PS, një rritje të ndjeshme ka edhe LSI që duket se do të ketë më tepër deputetë se në legjislaturën e lënë pas.

Ndërkohë që në Parlament duket se do të jetë edhe PDIU, edhe pse bazuar në numërimin e deritanishëm do të ketë më pak përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm.

Bazuar tek numërimi deri tanishëm, rezulton se projeksioni për ndarjen e mandateve është si mëposhtë:
PS – 76 mandate
PD – 41 mandate
LSI – 20 mandate
PDIU – 2 mandate
PSD – 1 mandat

Poashtu, menjeherë vetëm pak minuta pas përfundimit të procesit të votimit Ora News dhe IPR Marketing kanë publikur rezultatet sipas një Exit Poll-i të organizuar.

Në rang kombëtar sipas Exit Poll-it të Ora News dhe IPR Marketing Partia Socialiste merr 46-50% të votave, Partia Demokratike merr 31-35 %, Lëvizja Socialiste për Integrim 11-15%, LIBRA 1-3%, PDIU 1-3%.