Shtëpitë e vjetra të familjeve Veliqi dhe Rexha në pritje të granteve për tu restauruar (foto)

Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu ka vizituar në Anë të Malit shtëpi të vjetra të cilat mund të restaurohen dhe të vihen në shërbim të pronarëve por edhe zonës në tërësi.

”Unë besoj se potenciali i turizmit të Ulqinit nuk qendron vetëm tek bregdeti mahnitës por edhe tek peisazhi natyror dhe monumentet kulturore. Prandaj unë jam i bindur se në të ardhmen do mund të zhvillojmë edhe turizmin rural i cili do mund të zgjasë gjate gjithë vitit. Për këtë qëllim sot isha në kërkim të shtëpive të vjetra që mund të shfrytëzohen për turizëm në fshat në zonën e Anës së Malit. Nga ato më së shumti na tërhoqën vëmendjen ishin shtëpia dhe mulliri i vjetër i Skënder Veliqit si dhe e Merush Rexhës . Së bashku me pronarët u dakorduam që të aplikojmë për grante tek donatorë të huaj për ti restauruar këto dy objekte monumentale dhe për t’i shndërruar në bujtina për vizitorë që pëlqejnë turizmin natyror dhe kulturor”, kështu shprehet Cungu rreth kësaj vizite në Anë të Malit.