Pensionohet basketbollisti i njohur tivaras Samir Shaptahu (video)

Samir-shaptahuNjëri nga basketbollistët më të mire në Kosovë pas luftës, Samir Shaptahu i ka dhënë fund basketbollit aktiv.
Ylli i skuadrës së Pejës, ka deklaruar se do të largohet nga Kosova, dhe do të marrë rrugë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka falënderuar klubet ku ka luajtur në Kosovë si dhe tifozët e tyre, duke shkruar një letër se gjithmonë zemra e tij do të jetë me ta, transmeton Telegrafi.

“Kur para rreth 15 viteve jam nisur të vi në Kosovë, nuk kam qenë i vetëdijshëm ku jam duke shkuar. Tani që kam vendosur të ndahem nga basketbolli dhe ta lë Kosovën, jam plotësisht i vetëdijshëm çka jam duke lënë.

“Kjo më dhemb shumë! Më të mirat dhe më pak të mirat që ka ky vend, është pikërisht ky mjedis, është ky popull që më ka pranuar, më ka dashur, më ka edukuar, dhe mbi të gjitha më ka bërë të kuptoj identitetin tim”, thuhet në deklaratën e tij.

“Këtu unë kam ngritur karrierën time dhe kam bërë emër si sportist. Gjatë këtyre viteve kam pasur momente të mrekullueshme. Dua t’i falënderoj të gjithë, udhëheqësit e klubeve kudo ku kam luajtur.

“Por, mbi te gjitha dua t’i falënderoj tifozët kudo qe janë, anembanë Kosovës, duke filluar nga Plisat, Arpagjikët, e mbi te gjitha Shqiponjat e Pejës. Zemra dhe mendja ime do jenë gjithmonë me ju. Faleminderit. Samir Shaptahu”, përfundoi ai.