Çka po ndodh me Trepçën? – Qeveria e Kosovës zbrapset, heq dorë nga marrjen në pronësi të saj

Trepca-kosoveGjiganti metalurgjik “Trepça” në Mitrovicë ka ngritur në këmbë sot institucionet e Kosovës, por edhe reagimet e serbëve.

Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka miratuar Projektligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Riorganizimin dhe Ndryshimin e Ndërmarrjeve të Caktuara dhe Pasurisë së Tyre.

Qeveria e Kosovës me këtë vendim ka hequr dorë nga vendimi i paralajmëruar për marrjen në pronësi të saj gjigantin metalurgjik.

Qeveria ndryshon

Sipas projekt – ligjit të ri, Qëllimi është përmirësimi i afateve kohore për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara nën administrim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, më qëllim të rehabilitimit të këtyre ndërmarrjeve dhe rikthimi i qëndrueshmërisë së tyre si biznese profitabile dhe me përfitime për ekonominë e Republikës së Kosovës.

Projektligji për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Riorganizimin dhe Ndryshimin e Ndërmarrjeve të Caktuara dhe Pasurisë së Tyre, ndryshon nenin 22, që rregullon afatet për përgatitjen dhe implementimin e planit të administratorit për riorganizim.

Projektligji parasheh afatin prej 18 (tetëmbëdhjetë) muaj për riorganizimin sipas planit ndërsa të njëjtin Gjykata mund ta zgjas edhe për 18 (tetëmbëdhjetë) muaj, d.m.th. gjithsej 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj pas një apo më shumë kërkesave të dorëzuara në Gjykatë nga administratori.

Ky ndryshim projektligji u bë në ndryshimin e projektligjit “të ndërmarrjeve të caktuara” sipas të cilit, me propozim të Qeverisë, Kuvendi i Kosovës mund të marrë vendim që të heqë Trepçën nga kompetenca e Agjencisë Kosovare për privatizim ndonjë ndërmarrje shoqërore.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë kanë marrë pjesë të gjithë ministrat e Listës Srpska të cilët e kanë kundërshtuar ashpër ndryshimin e projektligjit për Trepçën.

Ata dje kanë qëndruar në Beograd dhe nga atje janë zotuar për bojkotim.

Ky “bojkotim” doli i suksesshëm pasi sot u tërhoq ky projektligj. Me gjasë edhe me presion të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Ndërkohë, ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet ndryshimi i Ligjit për ndërmarrjet publike, ku pritet t’i ndërrohet statusi Trepçës.

Mustafa: Nuk do të lejojnë falimentimin e Kompanisë Trepça.
Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se bashkë me Kuvendin do të vendosin për të ardhmen e kësaj kompanie.

Mustafa ka thënë se 1.4 miliardë euro janë borxhe të deklaruar se i ka Trepça.

“Në këtë mbledhje kërkojmë të mos shqyrtohet kjo pikë e rendit të ditës. Ne si Qeveri do ta shqyrtojmë dhe nesër mund ta shqyrtojë Kuvendi këtë ligj”, ka thënë Mustafa.

“Qëllimi themelor është që të pamundësojnë procedurën e falimentimit të Trepcës sepse konsiderojmë se nuk është në interes të punëtorëve të Trepcës dhe nuk është në interes të askujt. Ne kemi ndërmarrë të gjitha masat që t`ju propozojmë juve mënyrën më adekuate që në këtë moment të parandalojmë aktivizimin e procedurës së falimentimit të Trepcës. Ndërkohë, të marrim të gjitha masat se si të organizojmë Trepcën në të ardhmen”, ka thënë Mustafa.

Ai ka kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme dhe për të shqyrtuar ligjin për ndërmarrjen publike.

Serbët në veri në protesta për “Trepçën”

Serbët e veriut kanë protestuar duke bllokuar edhe magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, për të kundërshtuar kthimin e “Trepçës” në pronësi të Kosovës, transmeton KTV.

Punëtorët “Trepça” në veri të Kosovës kanë thënë se për ta është e pa pranueshme kthimi i “Trepçës” në pronësi shtetërore të Kosovës. Përfaqësuesit e minatorëve kanë thënë se çështja e “Trepçës” urgjentisht duhet të vihet në agjendën e bisedimeve në Bruksel.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve, Dushan Dragoviçit, tha se sindikalistët janë tërësisht kundër propozimit të qeverisë së Kosovës.

“Nga ky vend ne po dërgojmë mesazhin me zë të lartë dhe të qartë për të gjithë se do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm dhe të përdorin të gjitha mjetet ligjore dhe demokratike për të përmbushur kërkesat tona,” tha Dragovic. Ndërsa kryetari i komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq tha se përfaqësuesit e komunave të veriut janë unik dhe janë në mbështetje të punëtorëve të sindikatave të kombinatit “Trepça”.”Me tubimin sotëm u dëshmua qartë e me një mendje vullneti, jo vetëm i punëtorëve të kombinatit Trepça, por edhe i të gjithë serbë ve të Kosovës , se pa marrëveshje e biseda problemet rreth Trepçës nuk mund të zgjidhen me vendime të njëanshme”, ka thënë kryetari i Mitrovicës veriore Goran Rakiq. (INA)