Solidaritet i rrallë, vetem për 2 ditë grumbullohen afër 15000$ për Mersihën dhe Adnanin nga Ulqini

Vetëm për 2 ditë janë grumbulluar afër 15000$ ndihmë për Mersihën (14) dhe Adnanin (8), motër e vëlla,  nga Ulqini të cilët vuajnë nga një sëmundje e rëndë, paraliza cerebrale. Dëshira e prindërve është që shërimin nga kjo sëmundje  vazhdojnë jashta shtetit.

Shuma prej afër 15000$ është grumbulluar vetëm nëpërmes faqes www.gofundme.com e inicuar nga bashkëatdhetarja jonë Elmonda Sukaliq dhe donatorët kryesor janë njerëzit tanë që jetojnë dhe veprojnë në SHBA.

Edhe portali UL INFO në Ulqin ka publikuar instruksionet se si mund të paguhen të hollat për ndihmë për Mersihën dhe Adnanin.

Për pagesa brenda Malit të Zi

Xhiro llogaria: Prva banka, 535-0900100235286-03, në emrin Adnan Resulbegović

Për pagesë nga jashtë shtetit:

Raiffeisen Zentralbank

Oesterreich AG Vienna

Swift code: RZBAATWW

 

Prva banka CG AD

Podgorica

Swift code: PRVAMEPG

ME 25535093050000617730

 

Resulbegović Adnan, Rruga Steva Jankovica, Ulqin