Në fashtin Pepaj, një kodrinë mbi qytetin e Tivarit,  kanë pasë jetuar dy vllezër nga fisi Muja (Mujiq, aut. Rexhep Mujiq), Hasan Pepaj dhe Hysein Pepaj (Pepiq, aut. Rexhep Mujiq).

Si e mori Hasani titullin aga ndërsa guri emrin e tij?

Begu i Tivarit njëherë u ftua në dyluftim  nga një italian i cili me anije kishe ardhur në Tivar afër bregut të detit ku sot gjendet Pallati i sporteve ”Topolica”. Atherë ka qenë zakon që sfiduesi i dyluftimit të lë mollën në një kafene, dhe begu nëse mundet ta ha mollën dhe ti dalë në mejdan (dyluftim) me shpata sfiduesit.

Begu i Tivarit nuk guxoi që ti dalë në dyluftim italianit dhe kërkoi që dikush ta zevendësojë dhe të dal në vend të tij. Por, shumë vështirë për të gjetur zevendesimin pasi askush nuk dëshironte që ti dal në dyluftim italianit ndërsa edhe vet begu për të dalë në dyluftim nuk kishte guxim ndërsa molla ”priste” që dikush ta hante.

Në të njëjtën kohë, dikush nga njerëzit e afërt të begut kujtohet për Hasanin nga fshai Pepaj. Menjeherë begu organizon mënyrën që të njoftojnë Hasanin. Pasi shkuan të dërguarit e begut në Pepaj dhe i treguan rastin Hasanit si si është puna, ai nuk u mendua shume.
”Le të flejnë i qetë begu i Tivarit. Nesër do të vi në Tivar dhe do ta ha mollën dhe se ditën e caktuar italianit do ti dal në mejdan”, kështu i kishte thënë Hasani të dërguarit të begut të Tivarit.

Hasani ashtu si tha edhe veproi. Të nesermën Hasani u ul në Tivarin e vjetër dhe drejt shkoi në atë kafenenë ku ishte molla. Aty u mblodhën shumë njerëz dhe Hasani pasi i lutet zotit e ha mollën dhe pastaj përcaktojnë ditën e dyluftimit.

Ditën e dyluftimit u mblodhën shumë njerëz kurse Hasani kishte marrë me vehte shumë kushërinj dhe fqinjë të tij. Pasi përcaktuan rregullat filloi dyluftimi i Hasanit dhe italianit.

Italiani ishte më i fuqishëm dhe më i shkathët se Hasani por ai u mbajt mirë në fillim. Italiani rrit ritmin dhe e sulmon edhe më shumë dukë bërë që ta çojë Hasanit deri te deti dhe pa shumë pak rrugëdalje. Duke e parë këtë situatë aspak të mirë për Hasanin, dikush nga kushërinjtë e tij iu drejtua Hasanit me zë të lartë:
”Ku në gop satëmë je nis Hasan”.

Pas kësaj Hasani sikur fitoi energji dhe i sulet italianit duke e ndjekur nëpër livadh. Në një moment arbitrat e dyluftimit shikojnë se italianit i pikon gjak nga shpatulla dhe ndërprejnë menjeherë garën, pasi kjo ishte pjesë e rregullave të dyluftimit. Në këtë mënyrë ata shpallin Hasanin fitues.

Pas përfundimit të dyluftimit Hasani niset për në Tivar të vjetër i përcjellur nga një numër i madh i njerëzve. Me të mbërritur në Tivar të vjetër Hasanin e mirëpret Begu i Tivarit dhe gostitë për të i’u falenderuar që i ka dalur në dyluftim italianit në vend të tij por edhe njëher për ta pyetur se çfarë dhurate dëshiron. Hasani i përgjigjet se nuk dëshiron asgjë. Por Begu nuk ndalet me kaq dhe i ofron Hasanit ti dhurojë një pjesë të malit që ti takojë vetëm atij ose fushën e Tivarit. Hasani edhe këtë dhuratë nuk e pranon.

Në fund begu këmbëngul.
”Hasan, unë dëshiroj të të dhuroj diçka, më trego çka dëshiron më së shumti”, i thotë begu Hasanit.

Hasani pasi mendohet pak i përgjigjet.
”Pasi po këmbgul dhe ashtu qenka puna, unë do të dëshiroja që në atë gurin që qendron para dyerve të qytetit të mos ulet askush tjetër kur të vi unë në qytet unë për ditët e tregut”, i përgjigjet Hasani.

Begu ja plotëson dëshirën Hasanit edhe pse përsëri këmbnguli edhe për diçka tjetër për dhuratë por Hasani ishte i prerë dhe u nis për në fshatin e tij. Begu organizoi përcjelljen me aheng për Hasanin deri në vendin e tij.

Nga ajo ditë Hasanin e quajnë Hasan aga kurse gurin që edhe sot qendron në hyrje të Kalasë së Tivarit (qyteti i vjetër) quhet Guri i Hasanit.

/Bazuar nga tregimi i autorit Rexhep Mujiq, përgaditur nga Ulqini Online/

By admini