Nga New York, Beqir SINA

Shqiptarët e Maqedonise, do të udhëtojnë për në SHBA me visa-free travel , mbasi Presidenti Donald Trump firmosi urdhërin eksekutivë

WASHINGTON D.C: Presidenti I Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që lejon qytetarët e Maqedonisë të udhëtojnë në Amerikë pa viza, trasmeton portali USA-Televizion ( http://usa-television.com/donald-trump-signs-a-visa-free-travel-policy-for-macedonia/).

Nëse kjo nuk është ndonjë “FakeNews”, athere gjithësesi urdhëri i ri i ardhur ka ndryshuar politikat e vizës për Maqedoninë, i cili i lejon qytetarët e Maqedonisë të qëndrojnë në SHBA për një periudhë prej 180 ditësh për qëllime biznesi dhe turizmi. Për personat që dëshirojnë qëndrim më të gjatë se 180 ditë marrja e vizës do të jetë e nevojshme,

Natyrishtë, që përfituesit do të jenë edhe Shqiptarët e Maqedonise, që do të udhëtojnë për në SHBA me visa-free travel , mbasi Presidenti Donald Trump, tanimë thuhet se e firmosi urdhërin eksekutivë , ku Presidenti Trump, thotë se ky akt do të forcojë tregtinë mes Maqedonisë dhe Amerikës.

Mirëpo, përveç kësaj, ka disa kushte, simbas lajmit të USA-Teelevizion.com, ku thuhet se qytetarët e Maqedonisë, që posedojnë dy nënshtetësi do të kenë të ndaluar hyrjen në SHBA nëse kanë pasaportë nga Siria, Iraku, Sudani, Libia, Somalia dhe Jemeni, 6 shtetet me shumicë të konsiderueshme muslimane.

By admini