Këngëtarja Gjyste Vulaj njihet për performancat e saj të ‘çmendura’ dhe dihet se rreth vetes ka shumë fansa.

Meqenëse prej kohësh është aktive në botën e muzikës nuk kanë se si të mungojnë edhe të ardhurat, shkruan lajmi.net

Se sa është e pasur Gjyste Vulaj është diskutuar shpesh por ajo ka vendosur që publikisht të zbuloi pasurinë që ka ani pse për të më e rëndësishmja është pasuria shpirtërore.

Në një intervistë për Kosovaren ajo është shprehur:

“Unë jam e pasur shpirtërisht, por sa i përket gjendjes financiare unë kam një hotel, një restorant dhe shtëpi të madhe në Gjermani. Gjithashtu një shtëpi në Tuz dhe një vilë në Ulqin dhe kam investuar në pasuri të tjera të patundshme. Mund të them që paratë e muzikës më kanë siguruar një të ardhme të bukur-”

Kujtojmë se ditë më parë edhe këngëtarja Enca Haxhia ka zbuluar se ka blerë një vilë superluksoze në Tiranë./Lajmi.net/

By admini