Dritan-abazoviqDeputeti i pavarur shqiptar në parlamentin e Malit të Zi Dritan Abazoviq është shprehur se nuk sheh asgjë problematike në vizitën e Hashim Thaçit në Podgoricë. Mirëpo një deklaratë e tillë nuk i ka pëlqyer aspak opozitës proserbe e cila tani e sulmon ashpër atë.

Funksioneri i NOVA-s Radosh Zeçeviq e akuzoi Abazoviqin edhe si shkakun kryesor që nuk u arrit marrëveshja në mes tyre dhe Malit të Zi Pozitiv në Nikshiq vitin e kaluar. Sipas tij, Abazoviqi ishte ideator i platformës ku kerkohej nga këto parti pranimi i Kosovës dhe intergrimet euroatlantike.
Ai quajti të papranueshme të jepen deklarata në favor të vizitës se “kasapit të Drenicës” siç e quan ai, dhe se kjo është fyerje për popullin serb dhe malazez në Mal të Zi, shkruan Dan.

Edhe Milun Zogoviq i DNP-së nuk shprehu habi për deklaratat e Abazoviqit, duke thënë se politika e Abazoviqit është e njëjtë me atë të PDS-së (DPS).
“Është e parëndësishme në këtë moment nëse këto deklarata janë qëndrimi i tij personal apo edhe i grupacionit që ai përfaqëson. Me rëndësi është mesazhi që ato përcjellin dhe të cilin ne e kemi marrur shumë seriozisht.”, tha në mes tjerash Zogoviq.

Kohë më parë Abazoviq do të deklaronte se pakica serbe në Mal të Zi është e rrezikuar. Por kjo deklaratë sipas opozitës konsiderohet si tentatvvë për hyrjen e lëvizjes së tij të re në trupin elektoral të opozitës proserbe.

Nga e gjitha kjo lind një pyetje përgjigja e së cilës nuk është edhe e veshtirë: A mund të bashkëpunojë Abazoviq me këtë opozitë?

By admini

2 thoughts on “A mund të bashkëpunojë Abazoviq me këtë opozitë? – Kanë pritur nga ai që të shprehet kundër vizitës së Thaçit”
  1. Dritani eshte talent, por gjindet ne nji shtet tejet te komplikuar. Cdo deklarate qe ai e jep, me se pari shikohet nga kendi se ai esht shqiptar dhe pastaj vleresohet substanca e deklarates. Thaci dhe gjukanoviqi nga aspekti politike jane vellezer.

  2. INTELEKTUALET SHQIPTARE JANE NE POZITE TE VESHTIRE
    POZITA/OPOZITA MALAZEZE I DON VETEM SI SHERBETORE
    SHQIPTARET I URREJNE SE NUK JANE TE ZOTIT TE JU NDIHMOJNE

Comments are closed.