cunmulaj-cungu-sinishtaj-nimanbeguDuke u bazuar në Marrëveshjen politike të arritur dhe të nënshkruar më 03.09.2012 dhe Aneksit të së njëjtës marrëveshje, të datës 19.09.2012, si dhe kumtesës tonë të përbashkët, si bartës të listës zgjedhore „Forca për bashkim“, të para një muaji, publikisht ftoj Forcën e Re Demokratike – FORCËN dhe deputetin Genci Nimanbegu që në fund të procesojnë dorëheqjen në Parlament për ti mundësuar ushtrimin e funkcionit të deputetit kandidatit të Iniciativës qytetare.
Ju përkujtoj se 60 ditë, në mënyrë të paligjshme, në kundështim me marrëveshjen tonë politike, keni uzurpuar vendin në ulëset e parlamentit, duke keqëpërdor faktin se ishit i pari në listen zgjedhore dhe nuk dhat dorëheqjen më 06.nëntor 2014, atëherë kur ju ka pushuar mandati sipas marrëveshjes (neni 4 paragrafi 1 i Aneksit).
Zvarritjet e deritashme nga ana juaj, nën pretekstin e arsyetimeve të ndryshme jo vetëm se i shkaktoi dëm serioz koalicionit tonë dhe vuri në pikëpyetje bashkëpunimin për të ardhmën por paraprakisht krijoi mosbesim për koalicionet e ardhshme Shqiptare. Poashtu, përkujtoj zotërit nga Forca se të gjitha detajet i kishin të qarta në ditën e nënshkrimit të Marrëveshjes politike dhe Aneksit të saj. E kishin të qartë atëherë se data e 06.nëntorit 2014 është dita e skadimit të pjesës së mandatit që i takonte Genci Nimanbegut ose më mirë thënë datë për dhënjen e dorëheqjes së tij.
Për këtë ju porosis: Nuk munden votuesit tonë të paguajnë llogaritë e politikës tuaj të gabuar dhe se ne nuk mund të na kushtëzoni. Kushtëzoni, nëse keni guxim, partnerët tuaj nga Platforma e përbashkët politike dhe ata partner nga koalicioni juaj postzgjedhor.
Nuk kemi kohë që edhe mëtutje të merremi me kalkulimet tuaja të tipit „deputet dhe kryetar i Këshillit kombëtar i njëjti person“ pa ju pyet askush për konflikt të interesit.
Plotsoni obligimin tuaj – jepni dorëheqjen dhe jepni të drejtën edhe votuesve tonë për tu ju ndëgjuar zëri në parlament. Këtë ata edhe e kanë merituar.
Mos lejoni që politika të na përcaktoi vlerat morale ngase koha shumë shpejt do të dëshmoi se për llogari të kujt po i bëni të gjitha këto kalkulime e për ti shkaktuar dëm të madh tentimit për unifikim të subjekteve nacionale Shqiptare. Jo zotëri nga Forca,unifikimi nuk mund të arrihet vetëm për hirë të monopolit tuaj në politikë. Mos harroni se zgjedhje do të ketë përsëri!

Zotëri Nimanbegu, bëni vetëm aktin ligjor dhe njerëzor, në veçanti atë njerëzor ngase ju kemi besuar shumë. Me sjelljen tuaj votuesit tonë i keni zhgënyer, familjen tuaj të ndershme e tyrpëruat e së fundi në politikë dëshmuat se ju për asgjë nuk vendosni. Bile, as për moralin tuaj dhe integritetin personal. Si ndryshe të trajtoj sjelljen dhe fjalët tuaja të shqiptuara publikisht më 25.nëntor 2014, në sallën e Qëndres për kulturë në Ulqin, me rastin e kremtimit të 28.Nëntorit – Ditës së flamurit, në pranin e qytetarëve dhe diplomatëve të huaj.
Në fund ju porosis: Mos lejoni që gjykata kompetente të vendos se kush është në të drejtë e kush jo, se atëherë të gjithë do jemi humbës.

Vasel Sinishtaj

bartës i listës së Iniciativës qytetare, nga
Koalicioni Shqiptar „Forca për bashkim“

By admini