Ndërroi jetë në Bruksel, patrioti dhe antikomunisti shqiptar Çun Kuraj


Beqir SINA – New York

Të Enjten, me 27 tetor 2016, u përcoll nga kjo jetë,atdhetari Çun Kuraj, babai i Nikoll Kurajt dhe zonjës Lina Kuraj Balaj, e cila është bashkshortja e biznesmenit, veprimtarit, anëtarit të Këshillit të Vatrës dhe antar i bordit LQSHA, Zef Balaj

BRONX NY : Më 22 tetor 2016, në një spital në Bruksel, pas një operacioni, ndërroi jetë Çun Kuraj, ky patrioti dhe anti komunisti i përbetuem, burr i besës dhe trimërisë, babai i Nikoll Kuraj dhe i zonjës Lina Kuraj Balaj, e cila është bashkortja e vatranit të kahershëm, anëtarit të Këshillit drejtues të Vatrës, dhe biznesmenit të suksesshem në SHBA, zotit Zef Balaj.

Ndërkohë, dje në mesdrekë, simbas zakoneve tona ata kan pritur ngushëllime, në hapjen e të pames, nga dy familjet – anëtarët e familjes Kuraj dhe Balaj në Nju Jork.

Nikolla së bashku me motrën Lina dhe të afërmit e tyre, si kushëri Frang Smajli, Matosh Gega nga Bugjoni – Pukë, kumarët e tyre, familja e gjer e Prpepajvet nga Currajt e Eperëm, familja e Sali Bukollës të Babajvet të bokes – Gjakovë , gjatë tërë ditës së dielë, më 18 dhjetor, 2016 pritën ngushëllimet nga qindra e qindra njerëz nga komuniteti shqiptarë, miq e dashamirë të tyre, emigrantë të vjetër e të rinjë, në Yonkers NY..

Gjithashtu, kishin ardhur në ngushëllime në mënyrë të organizuar edhe personalitete të jetës fetare, politike dhe të institucioneve të tjera të komunitetit shqiptarë në zonën e Tri-Shteshit.

Në mesin e grupeve për të shprehur ngushëllimet e tyre, dhe dhënë një respekt simbas zakoneve ishin vateranët, mbretëror, dhe veprimtarë të njohur, perfshire Musli Mulosmanin dhe Harry Bajraktarin e tjer.

Rrethë 30 veta, prej tyre, ishin përfaqësues nga të gjitha trojet Shqiptare, të kryesuar nga kryetari i Vatrës, Dr.Gjon Bucaj, me të dy nën/kryetarët, sekretaren e përgjithshme, editorin e Diellit, anëtarë të kryesisë dhe shumë antar e miqë të Vatrës , shprehen ngushëllime dhe i dhanë një respekt të veçant dy familjeve .

Kryetari i Vatrës, edhe si pjesë e familjes, shprehu ngushëllimet në emër të Federatës PanShqiptare Vatra, duke i dhën fjalën nën/kryetarit z.Agim Rexhaj i cili drejtoj me këtë rast ngushllimet familjes, duke sjell edhe disa kujtime të paharrueshme nga njohja e tij me të ndjerin Çun Kuraj – nga një vizitë e tij në Nju Jork, vite më parë.

Në vazhdim foli edhe nëkryetari i dytë i Vatrës, z.Asllan Bushati duke shprehur ngushëllimet e tij, ai tha se ka një respekt të veçant, për këto familje, prej njohjes së parë të tyre, më 1992, në 80 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, kur ata vizituan për her të parë vendlindjen prej arratisjes nga Shqiperia.

Luan Bukolla, anëtar i Bordit të Drejtorve, përcolli me këtë rast, ngushëllimet në emër të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, me Xhozef DioGuardin duke ngushëlluar familjen Kuraj dhe Balaj si dhe të gjithë miqtë dhe të dashurit e të ndjerit, në këtë të pame.

Një nga veteranët e komunitetit shqiptarë, veprimtari i hershëm Sejdi Hysenaj, i cili e ka njohur nga afër në Bruksel, patriotin dhe antikomunistin shqiptar në mërgim, të ndjerin, Çun Kuraj – foli me një respekt të veçantë “ Burrë i besës, dhe me të gjitha tiparet e burrave shqiptarë, ka qenë Çun Kuraj, burr i respektuar dhe i nderuar nga i gjithë emigrantët, familjar, besmitar, patritot dhe ani komunist e përbetuar” tha zoti Hysenaj, i cili kishte ardhur në këtë pame së bashku me anëtar të tjer të familjes së gjerë Hysenaj, të shprehte ngushëllimet.

Me këtë rast, Nikoll Kuraj me motrën Lina Kuraj – Balaj, dhe kushërinjt, djemtë, vajzat , nipat e mbesat, të dy familjve , u lutën tua kthejnë të gjithëve në gëzime, si dhe falënderuan me këtë rast të gjithë ata që i ngushëlluan dhe ua lehtësuan dhimbjen, si edhe ata që përmes mesazheve të shumta shprehën ngushëllimet për familjen Kuraj nga Fierza e Pukēs.

Gazeta Dielli, me një shkrim post – mortem, nga editori i saj Dalip Greca, shkruante në numërin e fundit, se :’ Çun Kuraj u lind në Shqipëri me 15 tetor 1920, u varros në Bruksel të Ejten me 27 tetor 2016. Ai për asnjë çast nuk u pajtua me diktaturën komuniste dhe me 7 Dhjetor 1951, u arratis nga Fierza në Jugosllavi. Emigroi pas 10 vitesh në Belgjikë, 1961”

Më tej shkruan Dielli, Çuni së bashku me bashkëshorten Drande Pjeterja lindën, rritën dhe edukuan 9 fëmijë. I ndjeri iku i qetë nga kjo jetë pasi la pas 9 fëmijë të rritur, të martuar, la 20 nipa dhe mbesa dhe katër stërnipa, të gjithë të shkolluar.Fëmijët, mbesat, nipat stërnipat ndjehen krenarë për njeriun e tyre, që ishte model në familje dhe në shoqëri. Jetoi 96 vjet me nder dhe burrni, edhe pse jeta u tregua e ashpër me të, edhe pse përjetoi shumë vuajtje, ai nuk u përul, nuk u thye, por e kaloi çdo vështirësi me dinjitet. Kjo cilësi burrnore u jep krenari katër brezave që la pas.Edhe pse Shqipëria u soll ashpër me të(diktatura), kurrë nuk e humbi dashurinë për vendlindjen, por ua përcolli fëmijëve, nipave e mbesave dashurinë për vendlindjen e tij.

I biri, Gjeloshi, u shpreh kështu në ceremoninë funerale për të atin: Laj(kështu e thërrisnin në familje) mue me ke thanë disa herë  se nuk duhet lanë Shqipëria se ështe atdheu ynë, pra ti je ken’ atdhetar, burr besnik dhe fisnik dhe i papërkulun ndaj vështirësive të jetes, por nga vujtjet e komunizmit me shumë keqardhje, ishe i detyrum të largoheshe nga atdheu, si shumë të tjerë, jo thjesht për një jetë ma të mirë por se ke luftue dhe ishe kundër komunizmit.

”Në vjeshtën e vitit 1944, me shumë burra shqiptarë nacionalistë, nën drejtimin e Kol Bibë Mirakes, Çun Kuraj luftoi në  Livadhet e Homzit kundër forcave ushtarake komuniste të drejtuara nga Shefqet Peçi dhe  Mehmet Shehu.Shumë malsorë  u vranë dhe u plagosën në përpjekje me komunistët, dhe më pas u arrestuan dhe u burgosën si kundërshtarë të regjimit.Më 19 Janar 1946 Çuni doli nga burgu, por kurrë nuk u pajtua me regjimin komunist. Strehoi shumë burra që kishin vënë jetën në rrezik për të shpëtuar Shqipërinë nga komunizmi. Çuni e mori rriskun në sy, duke rrezikuar jetën e vet dhe të familjes.Ai dhe familja ndanë kafshatën e bukës me të arratisurit, kundërshtarë të regjimit si: Pal Biba, Alush Leshanaku, dhe shumë patriotë të tjerë antikomunistë.

Shpesh herë Çuni ka vënë jetën në rrezik për të shpëtuar jetët e  tjerëve. Një nga rastet: Ishte nata e Krishtlindjeve, 31 Dhjetor 1952, kur Çuni, në një mot të ashpër me borë, ka lënë vëllanë Prend Jakiqin Dranden  dhe vajzën Linën, kaloi kufirin dhe ka shkuar që të merrte në Shqipëri Genc Korçën, Mark Zogu Buçaj, Pjetër Tomën dhe Gjok Dedën e Poravit me grua dhe me 5 fëmijët. Të gjithë kishin mbetë në mal, të bllokuar nga bora. Niveli i ujrave në Drin ishte rritë dhe askush nga ata nuk dinte not.

Jeta u rrezikohej nga që forcat e sigurimit dhe të ndjekjes së kufirit i ndiqnin këmba – këmbës. Çuni, mori rrezikun në sy dhe arriti që t’i kalonte në Jugosllavi përmes një moti të ashpër dhe ujërave të rrëmbyera të Drinit, duke pasë pas vetes forcate  ndjekjes që e ndiqnin. Vetë arratisja e Çunit ishte një akt i guximshëm. Ia tha pranë arkivolit i biri, Gjeloshi, kur i dha lamtumirën e ndarjes:” Veprim tjetër i madh i një burri të madh e me zemër të fortë e të madhe, si rallë burra munden me e ba, e bane ti, duke lanë bimën e zemrës, fëmin’ e parë, djalin 2 vjeç për tu kujdesu e  ndreq si ç’ke pas dëshirë ti për 5 pleqtë dhe u arratise bashkë me nanën dhe me fmin’ e dytë 6 mujshe në djep duke kalue drinin me shumë vështirësi. Punë me  mend dhe me shumë burrni.

Mbas 40 vitesh, kur u takuem për herë të parë, në 1990, shprehimisht të thashë : Të kam babë por edhe shok për 2 gjana, së pari se  ke mendu për pleqtë e tu dhe më ke lanë me ta, dhe së dyti nuk e ke lanë nanën në Shqipëri me vujt nëpër kampe të interrnimit.Laj unë jam shum i lumtur që më takojë  të jetoj një pjesë të jetës me ty, pra 20 vite nga 97 e deri më sot, jetuam bashkë e plotësuam sado pak kohën e humbur.”

Çun Kuraj u përcoll me nderime nga familja e madhe Kuraj dhe Balaj, nga të gjithë miqtë dhe komuniteti shqiptar në Belgjikë!

Me lutjen : Shpirti në parajsë Çun Kuraj! përfundon gazeta Dielli, portretizimin e saj post – mortem, për patriotin dhe antikomunistin shqiptar Çun Kuraj, i cili ndërroi jetë në Bruksel, të Enjten, me 27 Tetor 2016.