Futbolli i vogël: Në finale Charlie – Kraja

Turne-futboll-i-vogel-ulqin-2Ashtu edhe siç pritej atmosfera dhe  loja në takimet gjysëmfinale ishin mbresëlënese.

Të drejten e finales së madhe pas ndeshjeve të së shtunës e fituan  ekipet  Charlie dhe Kraja pasi fituan në ndeshjet respektive.

Rezlultatet:
Charlie vs Ponte 7-3
Ana e Malit vs Kraja 1-1 Penalti:2-3

Futbolli i vogël: Sonte gjysëmfinalet – Charlie favorit, e gjithë vëmendja te ndeshja Kraja – Ana e Malit

Sonte në sallën e shkollës fillore Mareshali Tito do te luhet akti i parafundit të turneut të ligës së futbollit të vogël në Ulqin.

Sipas organizatorëve programi mbrëmjes së së shtunes do të fillojë në ora 19 kurse orari i ndeshjeve gjysëmfnale do të jetë si më poshtë:
Ora 19:30    Charlie vs Ponte
Ora  20:30    Ana e Malit vs Kraja

Nëse në ndeshjen e parë në mes të Charlie dhe Ponte favorit i lehtë në bazë të lojës së treguar deri tani është ekipi i Charlie, betejë e vertetë pritet të jetë ndeshja në mes ekipeve që vinë  nga rrethi i Ulqinit, Anës së Malit dhe Krajës. Në ndeshjen në grupe fitore të ngusht mori ekipi i Krajës.

Një gjë është e sigurtë, në bazë të interesimit që vërehet në qytet, salla e shkollës Mareshali Tito ndoshta do të jetë e vogël për të pranuar të gjithë dashamirësit e futbollit sonte.