plisat-shkoder-shqiperi-maqedoni-flamuriNë ndeshje të ndryshme që zhvillohen në stadiume anembanë botës, vihen re flamuj të shumë shteteve që nuk kanë të bëjnë me ekipet që kanë zbritur në fushën e lojës, mirëpo për takimet që do të luajë Kosova, do të mbetet rregulli i ndalimit të flamujve “të tretë”.

“Flamujt e vendeve të treta mund të ndalohen edhe në këtë ndeshje. Flamuri i Shqipërisë mund të mos lejohet as në Shkodër”, u shpreh trajneri Bunjaki, ndërkohë që e njëjta gjë ndodhi edhe në sfidën e parë kualifikuese të kësaj përfaqësueseje, përcjellin mediat shqiptare.

Ndalimi i flamujve shqiptarë u bë edhe në ndeshjen debutuese të Kosovës në Finlandë, ku një prej zyrtarëve të FFK-së u bënte thirrje tifozëve jashtë stadiumit me megafon se flamuri i tyre ishte blu dhe jo kuqezi. Këtë rast po e risjellim në vëmendjen tuaj me anë të videos mëposhtë.

By admini