Kërkojnë mbylljen e kanalit te Krypores

kanali-kripores-ulqinitKryetari priti inicjatoret per mbylljen e kanalit te Krypores

Kryetari I Komunës Nazif Cungu  me bashkëpunëtorë  u takuan me qytetarë  që jetojnë në afërsi të  Port Milenës. Pasi kishim të bënim me kërkesën e tyre për mbylljen e kanalit të kripores, në takim merrte pjesë dhe Drejtori i falimentimit të kripores Ognjen Jovoviq.

Qytetarët duke përshëndetur nismat e Z. Cungu për takime me banorë të Bashkësive Lokale dhe zgjidhjen e problemeve, shprehën kërkesën respektivisht nevojën sipas tyre të mbylljes së kanalit të kripores, që  jo rrallë herë është bërë shkak  i aksidenteve  të komunikacionit dhe burim për humbje jete. Banorët janë të gatshëm që dhe vetë  të japin kontributin e tyre material.Mbyllja e kanalit thonë ata do të mundësonte zgjerimin e  rrugës dhe shmangjen e fatkeqësive, mësohet nga kabineti i kryetarit të Komunës së Ulqinit.

Nga ana tjetër Ognjen Jovoviq, nuk kundërshton idenë e qytetarëve  por  thotë që duhet patur kujdes që  funksionimi normal i kripores  mos të vijë në pikëpyetje. Kryetari Cungu , theksoi që kërkesa  e qytetarëve duhet shqyrtuar me  vëmëndje. Sekretariatet të  angazhohen dhe të përgatisn projektin ideorë. Ai përshëndeti idenë  e vetëfinansimit por theksoi se edhe komuna mund të japë kontributin e saj  qoftë material  apo nëpërmes shlyerjes së tatimeve  për qytetarët që do të kenë dhe barrën më të rëndë materiale.

Ai tha se  takimet per këtë ceshtje do të vazhdojnë  deri në zgjidhjen në interes të të gjitha palëve.