Arrestohet Lui Dushaj nga Tuzi, shkak posti në Facebook

deputetet-dpsZyrtarë të policisë kriminale të luftës kundër sajber krimeve kanë arrestuar Lui Dushaj (45) nga Tuzi i cili dyshohet të ketë kërcënuar deputetet nga radhët e DPS-it: Nikollë Gegaj, Halil Dukoviq dhe Luigj Shkrela.

Siç shkruan portali CDM, Dushaj ka pranuar fajësinë dhe se në kompjuterin e tij janë gjetur materialet që vertetojnë këtë.

Dushaj në llogarinë e tij në Facebook kishte shkruar si më poshtë.
”Lajmërojmë të gjithë  shqiptarët se tradhtaret nga fotografia tragjikisht kanë humbur jetën dhe se varrimi do të bëhet në Çepurka me 8 mars. Dhe pas funeralit të këtyre bastardë do të ju argëtojnë të gjithë bilbilat e Malësisë me këngë dhe valle në qendër të Tuzit”, thuhet në mesazhin e tij të postuar në facebook.

E gjithë kjo erdhi pasi tre deputetët shqiptarë nga radhët e DPS-së, Nikollë Gegaj, Halil Dukoviq dhe Luigj Shkrela nuk kanë përkrahur propozimin e ligjit për organizimin e ri territorial të Malit të Zi me çka Tuzi-Malësia do të fitonte statusin e komunës.