Në Krajë u mbajt manifestimi “Në fillim të verës “ 2016

dita-e-veres-krajeNga Ali Gjeçbritaj

Edicioni i njezetë e katertë “Festa e Krajës” 2016 – Ditët e kulturës dhe të sportit në Krajë, u mbajt të marten 26 korrik  në Ostros.

Mijëra  manifestuas në mbrëmjën e 26 korrikut ia mësynë Krajës. Përveç nga Kraja, të shumtë ishin  manifestues  nga Ulqini, Tivari, Shkodra, Ana e Malit, si dhe shumë qytetarë nga Kosova e trevat tjera shqiptare që pushimet verore i kalojnë në bregdetin e Ulqinit e Tivarit etj.

Pjesëmarrja e një numri të madh mërgimtarësh jo vetëm nga Kraja por edhe nga trevat tjera e bënë manifestimin e Krajës edhe më madhështor.  Elani rinor erdhi në shprehje përmes këngës dhe vallës së bukur shqipe dhe vallëzimit tradicionel dhe bashkëkohor, gërshetuar për mrekulli natyrshëm me bukuritë e kësaj treve. Edhe kësaj radhe si edhe vitin që shkoi manifestimi zgjati vetëm një ditë. Më pare festa e  Krajës zgjaste disa ditë dhe kishte karakerin e një jave kulturore e sportive. Manifestimi u organizue në Ostros, në terenet e jashtme sportive të  shkollës fillore.

Manifestimin e hapi dr.sc. Ismail Doda, kryetar i Këshillit organizues i cili  përshëndeti të pranishmit dhe uroi që të kalojnë një natë të hareshme në Krajë. Përshndeti me këtë rast edhe kryetari i shoqatës atdhetare “KRAJA” me seli në Naw-york. Programin artistik nisi me vargje poetike kushtuar Krajës dhë trojevë shqipatre të cilat i lexoi para publikut aotori i këtij shkrimi njëherit edhe autor i poezive të lexuare, për të vazhduar me dy recitime nga fitueset e gerava të recituesëve të rinjë për këtë vit që organozoi fondacioni STUDENTI”, motrat Esmerinda Lelperiqi dhe Fjorentina Lekperiqi. Programi muzikor e filloi shoqata “TRDITA” nga Ana e Malit me disa valle popullore, shoqatë kjo tashë që ka bërë emër jo vetëm në trojet shqipatre por edhe ata europine. Pasoi kënga e bukur shqipe, kënduar nga këngëtarët: Fran Kola , Nue Shytani, Gofila Paplekaj, Myzafer Koliqi, Egzona Salaj, , Vesel Pelinku,  Blerim Marshiqi, Ismet Aloshi, Hasan Aloshi, Edmir Lika etj. Një freski të këndshme manifestimit dha grupi humoristic “Gaz e maraz”  nga Shkodra.

Organizatori gostiti  manifestuesit me ushqime të bollshme tradicionale të trevës. Kënga dhe vellja vazhdoi deri në orët e vona të natës.

Synimi i organizatorit ka qenë që manifestimi të vazhdojë rrugëtimin e tij. Kjo edhe kësaj here u arrit për mrekulli. Ajo që u synua edhe kësaj here u realzue me sukses. Organizatori falenderon të gjithë ata që mundësuan dhe mbështetën edhe këtë redhë manifestimin e Krajës, të parin që orgnizohet në vazhdimësi në trojet shqipatre në Malin e Zit tash 24 vjet.

Kujtojmë se manifestimi i “FESTA E KRAJËS “  është themeluar nga LD në MZ në vitin 1993.