Deputetet shqiptarë në Mal të Zi kanë folur edhe më parë shqip në parlament por që për të realizuar këtë është dashur që më parë të informojnë shërbimet përkatëse të Kuvendit disa ditë më parë. Tani ato kanë mundësi që të flasin në gjuhën e tyre amtare në çdo moment duke bërë që të folurit tnë gjuhën e tyre amtare të varet nga vet ata.
Fjalimi i deputetit Genci Nimanbegu në gjuhën shqipe para dy ditëve dhe acarimi i deputeteve, më shumë të atyre të vijës proserbe, ka ngjallur debate të mëdha edhe në mesin e qytetareve. Pjesa më e madhe e qytetarëve mbështesin deputetet shqiptarë që të gjitha fjalimet e tyre të jenë vetëm në gjuhën shqipe.
” Të lumtë po vazhdove të flasësh shqip”, këshu i drejtohet Nimanebegut Marjan Lulgjuraj.
Por cili është gabimi të cilin ata e bënë në atë debat në Parlamentin e Malit të Zi?
Mundësia e të folurit në gjuhën shqipe dhe mospërdorimi i gjuhës në të gjitha rastet si në fjalimin e deputetetit, por edhe në replikat dhe debatet që ato kanë me deputetet tjerë, mund të iu faturohet deputeteve tanë si një gabim. Prandaj në këtë pikë një pjesë e madhe e komentuesve kërkon që të gjithë deputetetet shqiptarë, të gjithë pa marrë pasarysh se cilës parti i takojnë, të flasin vetëm dhe vetëm në gjuhën shqipe: fjalim, debate dhe replika.
”Kishte me qene mire te gjithe deputetet shqiptarë me fole shqip”, kështu mendon Lano Pali.
Deputetet Genci Nimanbegu dhe Nik Gjeloshaj nga radhët e partive shqiptare, Dritan Abazovic nga URA dhe Halil Dukoviq, Luigj Shkrela, Nikollë Gegaj nga radhët e DPS-it kanë një mundësi të cilën do të ishte mëkat që mos ta shfrytëzonin.
Mundësia është. Sa do ta realizojnë ata mundësin e të folurit në gjuhën e nënës së tyre, mbetet për të parë.
Fol SHQIP, e vetem SHQIP nese je SHQIPTAR!