top
logo

Banner
Banner
Banner
Banner
Banner
Banner
Banner

Shasi PDF Print E-mail

Nga Ruzhdi Ushaku

Në treven e Anës së Malit, nja 22km. larg Ulqinit gjendet qyteti i vjeter i Shasit, një, siç e quajnë, “qytet i vdekur” që hyn në radhen e këtij lloji ndër më të njohura e më atraktive në bregdetin e Adriatikut lindor. I thonë “qytet i vdekur” sepse prej shekulit XVI është braktisur dhe është shndërruar në gërmadha dhe në të nuk ka më banorë.

Qyteti mesjetar i Shasit gjendet në një lëndinë që dominon mbi liqenin e Shasit. Ndërkaq, muret rrethuese të Kështjellës së qytetit dëshmojnë për mbeturina të ndërtimit karakteristik me blloqe të mëdhenj guri që padyshim shpiejnë drejt gjurmeve të një vendbanimi edhe më të hershëm, mbase ilir. Nëpër të ka kaluar rruga romake Olcinium-Scodra, kurse në afërsi të qytetit është gjetur një amforë vezore antikeqë dëshmon për mbeturinat e vendbanimit primitiv ilir në këto anë.

Për jetën më të hershme të këtij qytetinuk kemi mjaft të dhëna, meqë as nuk është hulumtuar sa duhet. Megjithatë, në dorëshkrimin e cekur më lart Dulcigno secondo l’antica descrizione (ky dorëshkrim është shkruar nga një autor i panjohur dhe ruhet në biblioteken e Fretërve Françeskan në Raguzë nën nr. 410(289) dhe, si duket, nuk është orogjinal por kopje e mëvonshme nga ndonjë arkiv, për çka shkruan edhe P. Marin Sirdani në maj të viti 1936 në revistën “Hylli i Dritës”, fq.21 nga i njëjti libër) për Shasin thuhet se ishte qytet antik shumë i vjetër:

In quella provincia fu una antichissima città deta Sciassi le cui gran vestigia et fondamentidi 360 capelle di chiesa si vedono hoggidi lontano da Dulcigno milia quindici, è fu primo ricetto alla discaciata Medea, doppo la scelerata morte commessa verso li proprii filioli. Vi son appo questa città laghi, caverne, fontase salse et il monte Lisigna aspissimo, et di venenose herbe copioso e di femine(vile) incantatrisi habitationi. La muraglia di questa e la porta dove grân. Capitano di Cesare contro Pompeiani virilmente combattento mori; Sono hoggi tuti integre et quel che è più maraviglioso di questo e il fosso che non ancora aguagliato, et tante acque di torrenti, et... da tanto appo addietro non l’hanno possuto emir di terreno.

Shasi pra, siç thuhet në këtë dorëshkrim, ishte dikur qytet antik shumë i vjetër me gjurmë të rrënojave e themelevë madhështore të 360 kishave, dhe qe vendstrehim i parë i Medeës së përzënë, pas krimit ndaj fëmijve të vet. Pranë këtij qyteti gjinden lieqenj, shpella, burime e ujëra minerale të gjelbëta dhe mali shumë i egër i Lisnjës me barishte të helmueshme, me plot vendbanime të shtojzovalleve e qenjeve magjike. Bedeni dhe porta ku vdiq Kapiteni i Qesarit duke luftuar trimërisht kundër Pompeianit, janë ende në këmbë e për çudi, edhe gropa ende e parrafshuar, të cilën sa e sa ujëra përronjesh nuk e kanë mbuluar me zhurinë.

Sipas të gjitha gjasave, rrënjët e qytetit të Shasit shpiejnë në antikë, disa shekuj para epokës së re mbase edhe të kohëve legjendare. Historia e lashtë e këtij qyteti shpeshherë vendoset në kohën e jetës së qytetve antike, ilire, të këtyre anëve (si Scodra, Drivasti, Doclea), kurse në dorëshkrimin e lartëpërmendur ceket në kontekstin e Ulqinit antik, Lezhës, Durrësit etj.

Sido që të jetë, prej gjurmeve nga koha antike e deri në gjurmet e fundit të jetës së këtij qyteti nga viti 1571, me ç’rast shkatrrohet përfundimisht nga turqit, shuhet se ky vendbanim qytet ka kaluar nëpër epoka e faza të kulturave të ndryshme të cilat këtu i lënë gjurmet e veta. Megjithatë, sot Shasim e njohim dhe e përmendim më tepër si qytet mesjetar pashkopal nga shekulli XI ( si Svacia Civitas) që në burimet e shkruara e ndeshim si Suatio, Suasio, Suacio, Svacio, kurse në dorëshkrimin e e cekur si Sciassi (Shasi) me shqiptim identik siç është ruajtur edhe sot në variantin shqip Shasi. Në variantin serbokroat Shasi përmendet si Svaç.

Stefani, djali i dytë i Nemanjës, duke bërë fjalë për Shasin dhe disa qytete tjera (Ulqinin, Drishtin, Shkodren etj) të cilat i shkatërroi i ati i tij Nemanja, pohon në mënyrë piktoreske se “e shndërroi famen e tyre ne nderin e qytetve të shkreta” (“izmenio slavu njihovu u obraz zapustenija”).

Pas këtij shkatërrimi nga ana e Stefan Nemanjës (rreth viti 1183), Shasin e sulmojnë dhe e shkatërrojnë mongolet në vitin 1242, kurse aty kah fundi i shekullit XIII e rindërtonn mbretëresha Jelena, dhe kështu qyteti vazhdon të jetojë deri në vitin 1571 kur e pushtojnë dhe e shkatërrojnë definitivisht turqit. Prej asaj koheShasi shndërrohet në qytet pa jetë, në “qytet të vdekur”.

Sipas legjendave të shkruara nga Justiniani (më 1533) dhe Bizzi (më 1610), Shasi kishte kisha aq sa ka ditë motmoti, e në dorëshkrimin e përmendur, siç u pa, përmenden 360 kisha të këtij qyteti. Edhe sot në gojdhëna të banoreve të kësaj ane qarkullon kjo legjendë dhe sado e hiperbolizuar të jetë, sadopak nënkupton se Shasi në mesjetë ishte një qendër e rëndësishme kishtare, përkatësisht një qytet peshkopal me organizim të lartë. Këtë e deshmojnë edhe themelet e gërmadhat e disa kishave dhe ndërtesave të tjera mesjetare por që nuk janë hulumtuar sa duhet. Ndër këto dallohen kisha apo katedrala e Shën Gjonit me disa elemente me prejardhje romane, gjë që dëshmon se në Shasin e asaj kohe janë ngritur ndërtesa profane prej materiali të fortë e të qendrushëm. Përndryshe, për arkitekturen e Shasit mesjetar nuk ka shënime të duhura, e nuk dihet me saktësi se kujt i ësht kushtuar kjo katedralë, mirëpo tërthorazi mendohet se i është dedikuar Shën Gjonit, sipas monedhes së Shasit në të cilën paraqitet figura e tij, padyshim si mbrojtësit të qytetit. Dallohet edhe kisha e Shën Mërisë në periferi të qytetit, për ndërtimin e së cilës ekzistojnë poashtu tradita gojore, por edhe ndonjë gjurmë e figurës së saj, edhe pse nga tri mbishkrimet latine, prej të cilave nuk ka mbetur asgjë, nuk mund të nxirrej ndonjë e dhënë për vetë kishën. Kjo kishë ka elemente gotike e romaneske dhe mendohet ti takojë shekullit XIV. Në portalin perëndimor të kishës së Shën Mërisëkanë mbetur disa konzola të dëmtuara që paraqesin kokë njëriu dhe kokë shtaze. Kishat e Shasit, përveç me zbukurime arkitektonike, dallohen edhe me freska gjurmet e ngjyrave të të cilave mund të shihen në mure. Shasi kishte edhe monedhen e vet në të cilë figuron edhe kështjella e këtij qyteti.

Të gjitha këto të dhëna flasin për një qytet të njhur e të zhvilluar mesjetar, qytet në të cilin ka lulëzuar edhe një jetë e begatshme materiale, shpirtërore e artistike, si vazhdim i një jete të një vendbanimi më të hershëm që zë rrënjë në antikë.

Gërmimet e ardhshme arkeologjike në këtë terren do të hidhnin edhe më shumë dritë në jetën e gjallërimin e këtij qyteti jo vetem në mesjetë por edhe në kohën antike.

Gërmimet do të ishin të mirëseardhura edhe në disa lokalitet të tjera të Anës së Malit dhe Krajës ku ka gjurmë të jetës mesjetare të cilat mund të shpiejnë edhe në shtresa më të hershme të jetës në këto anë.

 

 

Add comment

Stafi portalit mbanë të drejtën e mospublikimit të komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit. Faleminderit për mirëkuptim.


Lajmet e fundit

10 November 2014, 22.08
DEKLARATË PËR SHTYPKonference e Dytë Ndërkombëtare për “Shqiptarët në Malin e Zi”SHQIPTARËT Në Mal të...
10 November 2014, 13.39
Të hënën kryeministri shqiptar Edi Rama do të shkojë për vizitë zyrtare në Beogra që paraqet një ngjarje...
09 November 2014, 16.54
Në publikimet dhe deklarimet e mëhershme shoqatat shqiptare me veprimtari në SHBA,  me origjinë nga...
09 November 2014, 16.48
Shkruan: Artan Osmani Duke e vështruar politikën fiskale te Komunës së Ulqinit,mundë të thuhet që kjo...
09 November 2014, 00.09
Të protestojmë për dinjitet, STOP diskriminimit, duam të arsimohemi si shqiptarë - kjo është motoja e...
08 November 2014, 23.43
Peshkataret ulqinak pasditen e te shtunes kanë arritu që në molin e plazhit të vogël të nxjerrin me...
08 November 2014, 16.30
Komuna e Ulqinit në mënyrë që të marrë kredinë prej 1,2 milion euro nga Atlas banka, do të duhet që nën...

bottom
top

Opinione

Reforma në politikën fiskale dhe vullnet për decentralizim
Sulejmani: Konstandini si fenomen që krekoset prej fëmijërisë
E përbashkëta që ndan shqiptarët
Ron Salaj: Klik lajmet, protesta digjitale dhe forenzika digjitale
Fadil Kraja: R R Ë N J Ë T ...
Simbolika e nëntorit

Turizëm

Video reportazh nga D'Olcinium International Festival
Flamujt përkrah njëri-tjetrit - D'Olcinium International Festival paqton Ballkanin
Mbahet kuvendi i OT të Ulqinit - Ja emrat e anëtarëve të këshillit ekzekutiv por edhe të atyre që nuk kaluan (foto)
OT e Ulqinit gjatë festivalit D olcinium International do të shpallë zyrtarisht te mbyllur sezonin turistik
Me 16 - 18 tetor OT e Ulqinit organizon Dolcinium International Festival

Diaspora

Politika e shumicës ndaj pakicës gjatë kalimit në demokraci
Nëntë shoqata unifikojnë programin për cështjen kombëtare
Gjekë Gjonlekaj, faqja e bardhë e Trieshit në Amerikë
Miqtë e shqiptarëve, në kongres dhe senatin e SHBA janë fitues
Video/emisioni: Çfarë u tha e çfarë vëndosen shoqatat shqiptare nga Mali i Zi në Michigan

Sporti

Ulqini dhe Tetova takohen në Durrës - Ndeshje miqësore e futbollistëve të rinjë (foto)
Edi Rama: Shqipëri - Serbi vitin e ardhshëm në Shkodër
Dhuna 3 UEFA 0 - Ja vendimi i UEFA-së për ndeshjen Serbi - Shqipëri
Nikshiq: Në ndeshjen e basketbollit Sutjeska – Peja kore raciste ”Vrite, vrite shqiptarin”(VIDEO)
Si u festua në Ulqin ndeshja Shqipëri - Serbi (foto)

bottom
please...