top
logo

Banner
Banner
Banner
Banner
Banner
Banner
Banner

Jonuz Divani, shembull që tregon se puna mësimore e edukative nuk guxon të matet me interesin ekonomik PDF Print E-mail
Friday, 01 November 2013 16:20

Prej të gjithë mësuesve e drejtorave të shkollave fillore me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi, më seriozisht e kuptoi dhe e kreu me përkushtim detyren në shkollë dhe jashta saj Jonuz Divanoviqi. Parimet, vullneti i çeliktë, karakteri i fortë e stabil, kultura e përgjithshme e gjërë, përgaditja solide e profesionale dhe shkathtësitë dhe shprehitë e fituara i mundësuan të punojë dhe të arrijë rezultate të rëndësishme në punën edukativo-arsimore gjatë karrierës si mësues e udhëheqës i shkollës fillore.

Jonuzi lindi në Tivar të vjetër me 15 gusht 1906.Shkollën fillore në gjuhën serbo-kroate e kreu në vendlindje. Klasën e parë të gjimnazit e ka krye në Ulqin, kurse klasën e dytë, tretë, katërt dhe provimin e gjysmëpjekurisë e ka kryer në Tivar.Herët lind dëshira te ai për shkollën fillore dhe ëndërronte profesionin e mësuesit.”Ëndërroja se do bëhem mësues dhe se do këndoj para nxënësve”.Pas kryerjes së gjimnazit të ulët, lindi mospajtimi në familjen e Jonuzit rreth zgjedhjes së shkollës së mesme.Më në fund prindërit e kujdesshem, kundër dëshirës së vet ia plotësojnë dëshirën Jonuzit për t’u regjistruar në shkollën normale.Në Danillovgrad regjistrohet dhe e kryen klasën e parë të shkollës normale.Pat filluar edhe klasën e dytë, por nuk arrin ta kryejë sepse përjashtohet për një vit shkollor për shkak se ishte ndër organizuesit e demonstratave në Shkollën normale.

 

Jonuzit nuk i mbetet tjetër por të kthehet në shtëpi dhe të kryejë punën në arë.Ndërpreja e shkollës ishte barrë e rëndë për Jonuzin dhe familjen e tij.Jonuzi nuk e humbi shpresën dhe regjistrohet në shkollën Normale të Dubrovnikut, ku ishte ndër nxënësit më të mirë.Atje përgaditet për mësues dhe fitoi kulturë të gjërë të përgjithshme.Jonuzi e kreu shkollën normale, kurse prindërit e tij nuk dëshironin që djali i tyre të ushtrojë profesionin e mësuesit.
“Prindërit më këshillonin që të mos shërbej si mësues”.

Ministria e Arsimit e Jugosllavisë (1918-1941) e cakton mësues në Bjellajë të Bosanski Petrovcit.Mësuesi i ri hasi në vështirësi të mëdha për shkak të gjendjes së mjerë ekonomike të nxënësve dhe mësuesve të tyre.Aty punoi dy vite shkollore.Po e njëjta ministri e transferon në Çelebiq(rrethi i Foçes), ku punoi vetëm dy muaj.Jonuzi, për shkak të angazhimit me nxënës dhe planit që ia ofron drejtoreshës së shkollës për objektet e shkollës, në vend që të lavdërohet e shpërblehet, transferohet në Sanski Most.Me përfundimin e vitit shkollor 1938/39 kthehet në vendlindje, por nuk kthehet më në vendin e punës.Prej shtatorit të vitit 1939 deri në dhjetor të vitit 1944 punoi në Shkollën Fillore në Tivar të vjetër.

Në janar të vitit 1945 caktohet mësues në fshatin Godinje, rrethi i Tivarit, e prej marsit të vitit 1946 në Shkollën Fillore në Sotoniq, po në të njëjtin rreth ku punoi deri në fund të gusht 1947.Me 05.09.1947 fillon punën mësimore dhe udhëheq shkollën pesëvjeçare në Katërkollë.Po atë vit çelet klasa e pestë me perspektivë të rritjes në shkollë shtatvjeçare e më vonë në tetëvjeçare.Fillon kështu një etapë e re për suksesin e shkollës dhe autoritetin e Jonuzit.Kushtet për zhvillimin e mësimit ishin minimale.Godina e shkollës ishte e papërshtatshme për zhvillimin e mësimit.Mungonte kuadri mësimor, nuk kishte orendi shkollore të mjaftueshme, mungonin mjetet mësimore etj, të cilat ishin pengesë e madhe për zhvillimin normal të mësimit e mos të përmendim ambiciet e Jonuzit për të krijuar shkollën shembullore.

Jonuzi në raportin mbi punën 12-vjeçare në Katërkollë në këtë mënyrë e përshkruan godinën e shkollës dhe oborrin e saj:”Dera e godinës së shkollës dhe banesës ishin të lidhura me tel dhe konop.Dritaret, disa ishin të hapura e disa të thyera.Para dyerve të ndërtesës së shkollës fshtarët kishin bërë rrugicë.Të gjitha ato më tepër i ngjanin hanit të lëshuar fshatar se sa institucionit arsimor.Në godinë të shkollës kam hyrë nëpër dritare.”

Jonuzin e pritnin shumë punë.As dokumentacionin shkollor nuk e kishte rregulluar dhe nuk kishte tjetër përveç amzës së nxënësve”....e cila ishte e mbajtur pa rregull, prej të cilës nuk mund të konstatohej numri i saktë i nxënësve të klasëve të ulta.”
Në kushte të vështira fillon punën Jonuzi në Shkollën e Katërkollës.Për të gjitha vështirësitë ishte i vetëdijshem.

Në fillim bëri planin afatgjatë dhe afatshkurtë të shkollës.Pastaj bëri regjistrimin e nxënësve të klasëve të ulta pa vështirësi, ndërsa pengesa e trazimet filluan mu atëherë kur hapet lajmi se do të bëjë edhe regjistrimin e nxënësve në klasë të pestë.Për këtë Jonuzi shkruan:”Regjistrimin për klasët e ulta e bëra shumë më lehtë se sa për klasën e pestë.Posa bëra regjistrimin e kësaj klase, u paraqit rezistenca e madhe dhe bashkë me te kërcënimet dhe urrejtjet të cilat dita e ditës rriten, por krahas me to edhe bindja ime, këmbëngulja dhe qëndrueshmëria.”Pas shumë vështirësish tuboi 12 nxënës.Nuk mjaftoi vetëm kaq.Duhej të binden prindërit që t’i dërgojnë fëmijët në shkollë dhe natyrisht të joshen nxënësit për të vijuar mësimin rregullisht.Për këtë qëllim me të holla të veta, blente topa, shaha etj.

Muaji shtator i vitit 1947 kaloi duke u përpjekur që të binden prindërit dhe joshën nxënësit.Nuk dëshpërohej as kur nxënësit iknin nëpër dritare dhe duhej përsëri të endet prej shtëpie në shtëpi për t’i kthyer në shkollë.
Shumë herë brenda vitit shkollor Jonuzi detyrohej t’i vizitojë prindërit e nxënësve që të stabilizohet puna e shkollës.Shumë vështirësi i ka sjell gjenerata e parë e shkollës shtatëvjeçare.Nxënësit nuk i kishin mjetet më elementare mësimore.Pikëlluese e dëshpëruese është dita kur drejtori organizoi , bashkë me nxënës të klasës së shtatë, dhe shkojnë për të shitur dru me gomarë e kuaj e me të holla të fituara të blejnë fletore, lapsa e goma, vizore e tekste shkollore për nxënësit.Nuk besoj se ka lexues që nuk ndin dhimbje e nuk kaplon dëshpërimi kur lexon për punën vetëmohuese të humanistit Jonuz.Me këtë gjeneratë kishte shumë vështirësi për t’i zhvilluar të gjitha lëndët.Problem të veçantë paraqiste përkthimi i njesive mësimore prej gjuhës serbo-kroate në gjuhën shqipe, sepse mungonin tekstet shkollore.Për trazimet që ka pasur me gjeneratën e lartëpërmendur shkruan:”Gjenerata e parë ma ka thithur gjakun gjatë tërë shkollimit....”

Çfarë kujdesi ka treguar Jonuzi për shkollimin e nxënësve dhe sa dashuri ka ushqyer për arsimin e popullit të vet, po sjellim edhe disa fakte.Në qeshor të vitit 1950 gjenerata e parë e Shkollës Shtatëvjeçare në Katërkollë kryen klasën e shtatë, nxënësit japin provimin e gjysmëpjekurisë dhe e ndërprejnë shkollimin.Jonuzi nuk pajtohet me një gjest të tillë dhe i vetëdijshem për pasojat, angazhohet maksimalisht për t’i regjistruar në shkollë të mesme.Skenë shqetësuese është bredhja e drejtorit nga njëra derë në tjetrën për t’i bindur prindërit që t’i dërgojnë fëmijët në shkollë.Ja si e përshkruan Jonuzi pritjen që i bëjnë prindërit e nxënësve, duke u endur prej një shtëpie në tjetrën:”Atëherë filloi sërisht ndjekja dhe zhurma kunder meje.....
Nënat duke qarë, më mallkonin dhe më dëbonin nga shtëpia.”

I vetëdijshem për punën humane që e kryente, me vullnet të flaktë dhe elan të papërshkruar, punonte me nxënësit dhe arsimtarët e shkollës.
Jonuzi ishte i vetëdijshem për rolin e kolektivit unik dhe pikësëpari formoi kolektivin unik të nxënësve dhe arsimtarëve.Pastaj planifikoi punën mësimore dhe çdo pëllëmbë të objekteve të shkollës.Jonuzi ishte punëtor i palodhshëm dhe i vendosur për të bërë vepra të mëdha.Në kushte të rënda ekonomike e banesore, Jonuzi ecte drejt formimit të shkollës shembullore.Ai i zbatoi në praktikë idetë pedagogjike të kohës ku jetoi, por fort ka qenë i ndikuar prej shkollës e punës.Për Jonuzin shkolla ka qenë vend pune e argëtimi.Aty e zbardhte dita e e zinte terri.

Shpesh harronte obligimet personale e familjare duke u kujdesur e punuar për edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj.Ai kishte fuqi fizike, intelektuale, morale dhe profesionale për të bërë punë aq të madhe.Ai i kushtonte shumë rëndësi lidhjes së teorisë me praktikën.Për këtë qëllim ai me nxënës e arsimtarë krijuan objekte e mjete mësimore, të cilat ishin të mjaftueshme për të zhvilluar mësimin në bazë të kërkesave didaktike e metodike.
Fillon punën e mbarë duke rrethuar lokalin e shkollës dhe sipas planit të menduar mirë, e ndan në lokal për oborr, lokal për kopësht shkollor, lokal për klasë fushe, në lokal për kopsht botanik, lokal për poligon të edukatës fizike etj.Për një kohë relativisht të shkurtër Jonuzi me duart e arta dhe të shkathëta të nxënësve dhe arsimtarëve krijon bukuri mahnitëse në Meken e Re, si e quanin gazetarët.Ai kishte besim të plotë në forcat krijuese të njeriut.Ai kurrë nuk u përkul para vështirësive dhe pengesave që lindnin në atë rreth.I mbetet besnik idealit fisnik për edukimin e gjithanshëm të brezit të ri.
Në muajt e parë të vitit 1948, pas rregullimit dhe stabilizimit të administratës së shkollës, rregullimit të marëdhënieve në kolektiv, hartimit e aprovimit të planit e programit afatgjatë të shkollës dhe atabilizimit të procesit mësimor, fillon të realizojë edhe planin e programin e aktiviteteve të lira.Në janar të vitit 1948 formoi këto grupe nga aktivitetet e lira:
-grupi për rritje të drunjve stolisës;
-grupi për rritje të pemishtës;
-grupi për kultivimin e luleve;
-grupi i dramës dhe folklorit.

Tri grupet e para mbollën dhe kultivuan aq drunj sa pas një dekade mezi shihej pullazi i godinës shkollore prej pishave, qiparisave, rogovecëve, ftonjve, shegave, dardhave, vishnjave etj, që të gjitha sëbashku me lulishten e hijeshonin tërë objektine shkollës.Jonuzi me punën e vet dhe kolektivit të nxënësve dhe të arsimtarëve solli pamje krejt të re, jo vetëm në objektet e shkollës, por pati ndikim të madh edhe në Anën e Malit dhe më gjërë.Grupi dramatik dhe folklorik, me përgaditjet serioze të pjesëve të dramës, valleve, skeçeve dhe humorit për shumë vjet e kënaqi publikun me programet e veta që dhanë për banorët e Ulqinit e Tivarit.

Edhe këtu Jonuzi ishte shumë i angazhuar, duke përkthyer pjesë teatrale nga gjuha serbokroate dhe duke bërë regjinë e tyre, duke udhëtuar prej një fshati në tjetrin me këto grupe.
Një vit më vonë themelon punishten e shkollës me mjete modeste.Në punishte punonin të gjithë nxënësit sipas orarit, por grupi i zdrukthtarëve printe dhe me rastin e formimit, përveç detyrave tjera, kishte edhe këto:”.....Ai grup në fillim arnonte dyertë, dritaret, bankat.”Grupi punonte edhe me mjete mësimore, si bie fjala kompase, numratore, trupa gjeometrik, këndmatës etj.
Në vitin 1952 formoi edhe katër grupe të reja:
-grupi i indërtuesve;
-grupi për thurje;
-grupi i modularëve dhe
-grupi metalik.Këto grupe dhe grupet e formuara më parë punonin në bazë të planprogramit për aktivitete të lira.
Po atë vit themeloi barnatoren shkollore, e cila pati rëndësi jashtëzakonisht të madhe.Aty kishte ilaçe të llojllojshme.Atë e shfrytëzonin nxënësit dhe banorët e Anës së Malit.Në kuadër të saj punonte grupi për ndihmë të parë.
Një vit më vonë themeloi barnatoren bujqësore, e cila poashtu për banorët e Anës së Malit pati rëndësi të madhe.
Me punë vetëmohuese në vitin 1953 siguroi ujin e pijes për shkollë.Ujësjellësi i mundësoi për të bërë plane e programe të reja për mbledhjen e kulturave të ndryshme në kopshtin e shkollës.Nuk është e tepërt të theksohet se kanalin për ujësjellës e hapi Jonuzi me nxënës dhe arsimtarë gjatë pushimit veror.
Pa menduar për lodhje, pa ditur ç’është pushimi veror e dimëror që e shfrytëzonin të gjithë arsimtarët në Mal të Zi.Jonuzi dhe arsimtarët e tij punonin pa pushuar.
Jonuzi pa pushuar planifikonte dhe punonte.Më 1953 themeloi kooperativën e nxënësve.Pastaj, ai formoi grupin e kopshtarisë dhe grupin kalendarik.Këto grupe kultivonin pemë e perime, të cilat nuk kultivoheshin në Anë të Malit.

Prej vitit në vit rritet numri i grupeve të lira dhe bashkë me to rriteshin edhe detyrat.Në vitin 1954 formoi edhe këto grupe:
-klubin e shahistëve;
-grupin e qitësve;
-grupin e volibollistëve dhe
-grupin e basketbollistëve.

Meremetimi i poligonit sportiv filloi në vitin 1951 dhe u krye pas tri viteve, i cili i mundësoi edhe formimin e grupeve të fundit.
Jonuzi me nxënës dhe arsimtarë punuan poligonin sportiv me të cilin u krijuan kushtet reale për realizimin e detyrave të kulturës fizike.Poligoni joshte nxënësit dhe të rinjtë e Anës së Malit për të bërë ushtrime dhe gara sipas programit, të cilin me urtësi e bënin nxënësit me Jonuzin.

Bukuri të veçantë paraqiste oborri i shkollës, i ndarë në tetë rrugica të shtruara me guralecë dhe për skaj tyre mbillnin lule të ndyshme.Lëvizja nëpër to bëhej sipas shenjave të komunikacionit, kurse telefoni i punuar prej nxënësve e lidhte lokalin shkollor prej një këndi në tjetrin.
Në çdo kthesë të lokalit shkollor kishte koshare për mbeturina, të cilat ishin punuar prej duarve të shkathta të nxënësve.

Kopshti i shkollës ishte plot mjete mësimore.Aty kishte mjete mësimore natyrore, artificiale dhe mjete natyroro-artificiale.Jonuzi me nxënës e arsimtar punoi relievin e vendlindjes dhe të komunës së Ulqinit, me madhësi katër metra, teoremen e Pitagorës, aparatin për prodhimin e rrymës elektrike, makinen e avullit, makaret e lëvizshme dhe të palëvizshme, mjetin për demonstrimin e shtypjes së ujit, pellgun e peshqve, kafazin për shpend të ndryshëm, mullirin primitiv, litrin me nënfishet, punuar prej teneqes, shtëpiza për lepuj, saksi për lule etj.

Nxënësit rritnin shpend të cilët nuk i kishin parë kurrë në Anë të Malit, si bie fjala fazanë, papagajë, pula indiane etj.Në objektin e shkollës kishin meremetuar edhe klasën e fushës me madhësi 5x 8m2.Ata krijuan lokale e mjete mësimore sa të gjitha lëndët zhvilloheshin sipas kërkesave didaktiko-metodike të asaj kohe.

Parku i shkollës i rregulluar për bukuri, i kënaqte nxënësit duke pushuar e punuar në të.Ai kishte bukuri të madhe aq sa e joshte syrin e çdo kalimtari.

Prej vitit 1955-1959 formoi shumë grupe të reja:
-grupi i bletarëve;
-grupi i zjarrfikësve;
-grupi i skalitësve;
-grupi i telefonistëve;
-grupi i ujësjellësve etj.

Jonuzi organizonte gara midis grupeve.Çdo grup kryente detyrat e veta.Ai vente në veprim të gjitha fuqitë mendore e fizike të nxënësve dhe arsimtarëve.Në këtë mënyrë arriti të krijojë shkollë shembullore, jo vetëm në Mal të Zi, por në të gjitha shkollat e Jugosllavisë së atëhershme.

Mirëpo, nga kjo që u tha, nuk guxojmë të formojmë bindjen se është punuar vetëm për zbukurimin e lokalit shkollor.Të gjitha objektet, mjetet mësimore dhe organizimi i aktiviteteve të lira kishin për qëllim lidhjen e teorisë me praktikën, zhvillimin e aftësive të përgjithshme të nxënësve.

Dituritë e fituara sipas programit mësimor që ishte në fuqi, nxënësit drejtëpërdrejt i lidhnin me jetën dhe në këtë mënyrë ato ishin më të qëndrueshme.
Jonuzi, pedagog i shquar, dinte t’i motivojë nxënësit dhe arsimtarët si në procesin mësimor, ashtu edhe jashtë mësimit, për të fituar dituri prej burimeve të ndryshme, për të bërë ushtrime që të formohen shkathtësitë, shprehitë dhe kultura e punës.Kurrë nuk urdhëronte për të punuar, por i pari ia fillonte punës dhe i fundit dilte prej saj.Ai shkruan:”Me të gjitha këto punë të nxënësit kam zhvilluar trupin dhe shpirtin....”.
Jonuzi i çmonte të gjitha komponentet e edukatës.E dinte mirë se lëvizjet dhe ushtrimet trupore, shfrytëzimi i faktorëve natyror, higjiena personale dhe e lokalit ku lëvizin nxënësit, garat sportive etj, e zhvillojnë kuptimin për ruajtjen e shëndetit, forcojnë dhe çelikosin trupin dhe shtojnë disponimin për punë mendore e fizike.Për të përmbushur këto detyra dhe detyrat e tjera të edukatës fizike, e punoi poligonin sportiv, organizonte gara sportive, ekskurzione etj.
Predikimet morale nuk i flenin në zemër.Por, me punë e shembull të drejtëpërdrejtë në mësim dhe jashta mësimit, zhvilloi kuptim të drejtë për disiplinë të vetëdijshme, qëndrim të drejtë ndaj punës, pronës shoqërore, pasurisë individuale, marëdhënie të drejta ndërnjerëzore, edukoi shoqërinë, miqësinë dhe kolektivizmin.Puna e bërë në shkollë dhe jashtë saj është dëshmi se kolektivin e organizuar mirë dhe unik të nxënësve dhe arsimtarëve e konsideroi si faktor të rëndësishem për formimin e njeriut të gjithanshëm.Në të vërtetë, vetëm një kolektiv i tillë kishte mundësi të krijojë shkollë shembullore.Ai edukatën estetike e çmonte si lëmi të edukatës.Qëndrimi, fjala, puna, sjellja dhe çdo gjë që u krijua prej duarve të Jonuzit, arsimtarëve e nxënësve të tij, kishin vleren e vet estetike, të cilat ndikonin fuqishem në zhvillimin e ndjenjaveestetike të nxënësve.Tek nxënësit zhvilloi aftësinë për ta vërejtur, kuptuar, shijuar dhe çmuar të bukurit.
Me mënyrën e organizimit të mësimit, me punë e disiplinë, me organizimin e aktiviteteve të lira të nxënësve të cilat zhvilloheshin, me punën e pamvarur të nxënësve, me angazhimin e arsimtarëve nën udhëheqjen e Jonuzit, e posaçërisht për rezultatet e arritura, Shkolla Tetëvjeçare e Katërkollës bëhet shembull.

Idetë që i futi Jonuzi nuk ishin të reja, por vendosmëria, vullneti e energjia për zbatimin e tyre janë tipike të tijat, duke pasur parasysh rrethin me të cilin punoi.
Jonuzi bën pjesë në grupin e mësuesve që e çmonte shumë lidhjen e teorisë me praktikën.Të gjitha vështirësitë që iu paraqiten, kurrë nuk e lodhen e nuk e shtynë të heq dorë nga qëllimet e caktuara për realizimin e planit e të programit perspektiv të zhvillimit të shkollës.
Pas disa vjetësh, pas shumë përpjekjesh, shkolla e Jonuzit bëhet shembullore.
Çfarë kujdesi e respekti kishte ndaj nxënësve, flet fakti se çdo gjeneratë që e kryente tetëvjeçaren, përcillej në mënyrë solemne.Jo vetëm kaq.Çdo nxënës që e kryente tetëvjeçaren përpiqej ta bindë që të vazhdojë shkollën e mesme.Ata që regjistroheshin në shkollë të mesme, Jonuzi me kolektiv të nxënësve dhe arsimtarëve i përcillte në mënyrë solemne.
Jonuzi ka qenë luftëtar i përbetuar i primitivizmit, misticizmit dh përtacisë.E donte pa masë punën , sinqeritetin dhe respektin.
Po me ardhjen e Jonuzit filloi të ndryshojë edhe pamja e Anës së Malit.Fshatarët filluan të kultivojnë ato bimë për të cilat deri atëherë nuk kishin dëgjuar.
Jonuzi krahas punës mësimore, me përkushtim të njëjtë, me dashuri e vullnet të flaktë, angazhohet edhe për arsimimin e të rriturve.Gjatë ditës prej mëngjesit deri në mbrëmje punonte në shkollë, kurse pas punës shkollore, udhëheqte kurset analfabetike.Në vitin shkollor 1947/48 ka udhëhequr 91 kurse analfabetike, të cilat i kanë ndjekur 1457 të rritur.Kurset paraqitnin punë tepër të rëndë për te.Në raportin e cituar gjejmë të shkruara edhe këto fjali:”Grindjet, mendimet kontradiktore në shumë kurse, pastaj ndarja e qirinjve, caktimi i lokalit për mësim, ndarja e materialit për shkrim, ndërrimi i udhëheqësve të kurseve dhe përjetimet e tjera, ma kanë shkurtuar jetën.Kërcënimet për shkak të shkollës dhe kurseve në atë kohë patën arritur kulminacionin.Kurset në largësi prej 6-8 km shpesh i kam vizituar natën, nëpër shi, baltë dhe terr gjatë dimnit”.

Një vit më vonë, respektivisht në vitin shkollor 1948/49, Jonuzi ka udhëhequr 46 kurse analfabetike me 548 vijues.Edhe me të rriturit arriti sukses të lakmueshëm.Ai për arsimimin e të rriturve punoi deri në vitin 1955.
Me fuqi të madhe punoi për ta futur të renë në Anë të Malit.Jonuzi shumë e çmonte librin si burim diturie.Për këtë arsye, në vitin 1949 ka qenë iniciator për themelimin e shoqërisë kulturo-artistike në Katërkollë, e cila kishte grupin dramatik, folklorik dhe korin.

Në vitin 1951 themelohet Universiteti Popullor në Katërkollë.Ligjëratat nga lëmenjtë e ndryshem mbaheshin rregullisht.Shumë prej tyre i mbante Jonuzi, ndërsa me i udhëheq i udhëhiqte të gjitha.Gjatë punës në Katërkollë ka organizuar shumë kurse

shëndetësore për femra.Të gjitha i udhëhiqte me kujdes.Duke punuar me të rritur del në dritë talenti i Jonuzit si androgog, fisnikëria dhe zemërdlirësia për të arsimuar popullin e Anës së Malit.
Puna e kolektivit të nxënësve dhe arsimtarëve, të udhëhequr prej Jonuzit, u kurorëzua me krijimin e shkollës shembullore në Katërkollë, e cila befasoi këndshëm mijëra vizitues nga territori i ish Jugosllavisë dhe bota.Me fjalë të tjera shkolla e Jonuzit bëri jehonë të madhe.Shumë vizituesve zemra u rritej prej gëzimit.Në librin e kujtimeve të Shkollës së Katërkollës, shumë vizitues shënuan mbresat e veta.I bukur ishte shënimi që la Nikollë Vuçenovi:”Kam vizituar më se pesë mijë shkolla në RSFJ, kam parë edhe shumë shkolla në shtete të jashtme.Shkolla në Katërkollë është një ndër shkollat që më së shumti i është afruar shkollës bashkëkohore.Kjo njëkohsisht është shembull se si në mungesë të mjeteve, një udhëheqës i mirë dhe kolektiv unik, mund të bëjnë më shumë”.Me këtë shkollë krenohej Ana e Malit, komuna e Ulqinit.Por lavdia më e madhe i takonte krijuesit të saj.Një vizitues shkruan:”Qëndrueshmëria dhe dashuria ndaj punës si edhe aftësia për organizim, kuptimi i të resë në reformën shkollore dhe kulturës në përgjithsi, qartë flasin për punën krijuese të drejtorit dhe kolektivit të shkollës.Dhe në këtë shembull duhet të mësohen punëtorët e arsimit.Krijimtaria e këtillë zhvillon jo vetëm shprehitë punuese, por në mënyrë kulturore ndikon si te nxënësit, ashtu edhe në tërë krahinen e më gjërë, ajo është risi kulturore në kushte bashkëkohore të zhvillimit tonë dhe edukimit të njerëzve”.

Kulmin e famës Jonuzi e arrin në vitet 1955-1965.Këtë shkollë nuk e harruan gazetarët.Kemi arritur të lexojmë 64 artikuj gazetaresk, të cilët kanë pasqyruar punën dhe suksesin e shkollës dhe drejtorit të saj
Me fjalë të tjera Jonuzi ishte modest.Nuk ishte krenar për veprat e veta.Nuk ka patur ambicie për t’u spikatur.Ai ishte shembull se si flijohen shëndeti, interesat dhe pushimet personale për prosperitetin dhe të mirën e njeriut.Ai bashkë me shkollën që e krijoi me djersë, do të mbetet shembull i paharrueshëm për gjeneratat e ardhshme.Ky është shembull që tregon se puna mësimore e edukative nuk guxon të matet me interesin ekonomik, por shpërblimi, lëvdata dhe madhëria më e madhe qëndrojnë në punën humane që e kreu Jonuzi.

Prof.Dr.Palokë Berisha
Meteorët e Arsimit Shqip në Mal të Zi 1916-1966

Marrë nga: Shkolla e vjeter në Katërkollë simbol i dijes dhe vetëdijes, admin Luljeta

 

Add comment

Stafi portalit mbanë të drejtën e mospublikimit të komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit. Faleminderit për mirëkuptim.


Lajmet e fundit

10 November 2014, 22.08
DEKLARATË PËR SHTYPKonference e Dytë Ndërkombëtare për “Shqiptarët në Malin e Zi”SHQIPTARËT Në Mal të...
10 November 2014, 13.39
Të hënën kryeministri shqiptar Edi Rama do të shkojë për vizitë zyrtare në Beogra që paraqet një ngjarje...
09 November 2014, 16.54
Në publikimet dhe deklarimet e mëhershme shoqatat shqiptare me veprimtari në SHBA,  me origjinë nga...
09 November 2014, 16.48
Shkruan: Artan Osmani Duke e vështruar politikën fiskale te Komunës së Ulqinit,mundë të thuhet që kjo...
09 November 2014, 00.09
Të protestojmë për dinjitet, STOP diskriminimit, duam të arsimohemi si shqiptarë - kjo është motoja e...
08 November 2014, 23.43
Peshkataret ulqinak pasditen e te shtunes kanë arritu që në molin e plazhit të vogël të nxjerrin me...
08 November 2014, 16.30
Komuna e Ulqinit në mënyrë që të marrë kredinë prej 1,2 milion euro nga Atlas banka, do të duhet që nën...

bottom
top

Opinione

Reforma në politikën fiskale dhe vullnet për decentralizim
Sulejmani: Konstandini si fenomen që krekoset prej fëmijërisë
E përbashkëta që ndan shqiptarët
Ron Salaj: Klik lajmet, protesta digjitale dhe forenzika digjitale
Fadil Kraja: R R Ë N J Ë T ...
Simbolika e nëntorit

Turizëm

Video reportazh nga D'Olcinium International Festival
Flamujt përkrah njëri-tjetrit - D'Olcinium International Festival paqton Ballkanin
Mbahet kuvendi i OT të Ulqinit - Ja emrat e anëtarëve të këshillit ekzekutiv por edhe të atyre që nuk kaluan (foto)
OT e Ulqinit gjatë festivalit D olcinium International do të shpallë zyrtarisht te mbyllur sezonin turistik
Me 16 - 18 tetor OT e Ulqinit organizon Dolcinium International Festival

Diaspora

Politika e shumicës ndaj pakicës gjatë kalimit në demokraci
Nëntë shoqata unifikojnë programin për cështjen kombëtare
Gjekë Gjonlekaj, faqja e bardhë e Trieshit në Amerikë
Miqtë e shqiptarëve, në kongres dhe senatin e SHBA janë fitues
Video/emisioni: Çfarë u tha e çfarë vëndosen shoqatat shqiptare nga Mali i Zi në Michigan

Sporti

Ulqini dhe Tetova takohen në Durrës - Ndeshje miqësore e futbollistëve të rinjë (foto)
Edi Rama: Shqipëri - Serbi vitin e ardhshëm në Shkodër
Dhuna 3 UEFA 0 - Ja vendimi i UEFA-së për ndeshjen Serbi - Shqipëri
Nikshiq: Në ndeshjen e basketbollit Sutjeska – Peja kore raciste ”Vrite, vrite shqiptarin”(VIDEO)
Si u festua në Ulqin ndeshja Shqipëri - Serbi (foto)

bottom
please...