top
logo

Banner
Banner
Banner
Banner
Banner
Banner
Banner

Hajro Ulqinaku dhe obsesioni për detin PDF Print E-mail
Saturday, 25 May 2013 14:04

(Me rastin e përurimit të librave të rinj të autorit, botuar nga Art Club,Ulqin)

Nga Ali Salaj

Shkrimtari ynë i njohur , Hajro Ulqinaku ishte dhe mbeti një idhull për shumë gjenerata intelektualësh dhe krijuesish jo vetën në Malin e Zi por në tërë hapësirën shqiptare. Hajroja me metaforën e tij shumështresore dhe interesante për detin nguliti  aventurat e veçanta artistike , të cilat përditë e më shumë reflektojnë tek lexuesit e të gjitha moshave.

a herë që shihemi apo ndëgjohemi në telefon Hajroja gjithnjë më fton për një raki rrushi në Ranë , në strofullin e tij pranë ujit ku ndihej zhurma e valëve dhe aroma e detit. Obsesionin e tij për detin e kamë hetuar që në vitet e hershme kur me poetin e ndjerë  Rifat Kukaj, si dy boemë simpatik, pinin raki dhe thurrnin vargje pafund për detin. Deti ishte dobësia e Hajros, të cilin ai e përshkruante si "bukuri romantike, përrallore, ëndërr  verore" . Edhe në ndejat e përditshme me kolegët në Prishtinë, Hajron e shqetësonte deti dhe atë gjithnjë  e fokusonte nëpër biseda si një fëmijë që intuziazmohet pas lodrës më të dashur të tij.

Jo rastësisht Hajroja e nis  përmbledhjen "Kënga e detit" me vargjet e baladës "Ymer Agë Ulqini":
"Ah , Ulqin ,tanë jetën të kam pasë në zemër!
Nandë vjet të kam pa natë për natë në andërr!
Nandë vjet kam dashtë me ta puth tokën!"

Kështu përcaktohet në mënyrën më të thellë malli dhe nostalgjia për vendlindjen. Ky mall i ndezur i Hajros kurrë nuk u shua, sepse në qytetin e tij e presin baticat dhe zbaticat që e lodhin dhe e bëjnë më të ndieshëm dhe më  sublim. Ky shkrimtar të përkujton  Plakun e Detin , i cili deri në frymën e fundit lufton me valët e jetës. Është ky fati i shumë intelektualëve dhe krijuesëve nga Ulqini, të cilët kanë mbetur në udhëkryq dhe asnjëherë nuk u shpërblyen as moralisht për kontributin e dhënë për qytetin, shoqërinë dhe kombin. Grekët e lashtë e kanë lënë një thënie "Në det lëshohen plot ujra të turbullta, por ai përsëri ngelet i pastër...". I tillë është Hajro Ulqinaku, i cili i shtyrë nga magjia e detit flet me gjuhën e fëmijës duke mbetur pëjetësisht i çiltër dhe i pastër.

 

Add comment

Stafi portalit mbanë të drejtën e mospublikimit të komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit. Faleminderit për mirëkuptim.


Lajmet e fundit

10 November 2014, 22.08
DEKLARATË PËR SHTYPKonference e Dytë Ndërkombëtare për “Shqiptarët në Malin e Zi”SHQIPTARËT Në Mal të...
10 November 2014, 13.39
Të hënën kryeministri shqiptar Edi Rama do të shkojë për vizitë zyrtare në Beogra që paraqet një ngjarje...
09 November 2014, 16.54
Në publikimet dhe deklarimet e mëhershme shoqatat shqiptare me veprimtari në SHBA,  me origjinë nga...
09 November 2014, 16.48
Shkruan: Artan Osmani Duke e vështruar politikën fiskale te Komunës së Ulqinit,mundë të thuhet që kjo...
09 November 2014, 00.09
Të protestojmë për dinjitet, STOP diskriminimit, duam të arsimohemi si shqiptarë - kjo është motoja e...
08 November 2014, 23.43
Peshkataret ulqinak pasditen e te shtunes kanë arritu që në molin e plazhit të vogël të nxjerrin me...
08 November 2014, 16.30
Komuna e Ulqinit në mënyrë që të marrë kredinë prej 1,2 milion euro nga Atlas banka, do të duhet që nën...

bottom
top

Opinione

Reforma në politikën fiskale dhe vullnet për decentralizim
Sulejmani: Konstandini si fenomen që krekoset prej fëmijërisë
E përbashkëta që ndan shqiptarët
Ron Salaj: Klik lajmet, protesta digjitale dhe forenzika digjitale
Fadil Kraja: R R Ë N J Ë T ...
Simbolika e nëntorit

Turizëm

Video reportazh nga D'Olcinium International Festival
Flamujt përkrah njëri-tjetrit - D'Olcinium International Festival paqton Ballkanin
Mbahet kuvendi i OT të Ulqinit - Ja emrat e anëtarëve të këshillit ekzekutiv por edhe të atyre që nuk kaluan (foto)
OT e Ulqinit gjatë festivalit D olcinium International do të shpallë zyrtarisht te mbyllur sezonin turistik
Me 16 - 18 tetor OT e Ulqinit organizon Dolcinium International Festival

Diaspora

Politika e shumicës ndaj pakicës gjatë kalimit në demokraci
Nëntë shoqata unifikojnë programin për cështjen kombëtare
Gjekë Gjonlekaj, faqja e bardhë e Trieshit në Amerikë
Miqtë e shqiptarëve, në kongres dhe senatin e SHBA janë fitues
Video/emisioni: Çfarë u tha e çfarë vëndosen shoqatat shqiptare nga Mali i Zi në Michigan

Sporti

Ulqini dhe Tetova takohen në Durrës - Ndeshje miqësore e futbollistëve të rinjë (foto)
Edi Rama: Shqipëri - Serbi vitin e ardhshëm në Shkodër
Dhuna 3 UEFA 0 - Ja vendimi i UEFA-së për ndeshjen Serbi - Shqipëri
Nikshiq: Në ndeshjen e basketbollit Sutjeska – Peja kore raciste ”Vrite, vrite shqiptarin”(VIDEO)
Si u festua në Ulqin ndeshja Shqipëri - Serbi (foto)

bottom
please...