top
logo

Banner
Banner
Banner
Banner
Banner
Banner
Banner

Nëntë shoqata unifikojnë programin për cështjen kombëtare PDF Print E-mail
Sunday, 09 November 2014 16:54

Në publikimet dhe deklarimet e mëhershme shoqatat shqiptare me veprimtari në SHBA,  me origjinë nga shteti i sotëm i Malit te Zi janë prononcuar shumë herë se janë për bashkimin dhe unifikimin e diasporës shqiptare në një zë të vetëm. Shoqatat tona e dëshmuan këtë deklarim të tyre në takimin e 2 Nëntorit 2014 që realizuan në Detroit ku dhe solemnisht bënë nënshkrimin  e Rregullores  për Bashkëpunim në mes të shoqatave tona.

Në këtë solemnitet të një fillimi të mbarë dhe që u zhvillua në një nga anekset e shkëlqyeshme të kishës katolike shqiptare Shën Pali,  muarën pjesë at Fran Kolaj si dhe  profesori i respektuar në NYU zt Shinasi Rama si dhe aktivist të dalluar të komunitetit në SHBA . Mikëpritës i këtij takimi ishte shoqata   Atdhetare Malësi e Madhe nga Detroiti.

Eshtë e rëndësishme të thuhet se 8 shoqatave tona atë ditë iu bashkangjit edhe një shoqatë tjetër, gjegjësisht Fondi Humanitar Rapsha me kryetar z. Anton Lajcaj dhe që tani në trupin tonë koordinues të shoqatave kemi 9 shoqata të bashkuara. Diasporës shqiptare në SHBA gjatë dekadave të fundit në shumë aktivitete kombtare i kanë paraprirë aktivitetet dhe veprimtaritë e shqiptarve me origjinë nga trojet tona etnike nën Malin e Zi. Shpresojmë dhe besojmë se edhe kjo nismë e shoqatve tona për bashkim të shërbejë si një katalizator për bashkimin dhe unifikimin e Diasporës së fuqishme shqiptare në SHBA në një organizëm të vetëm në interes të cështjes mbarëkombetare. Në ceremoninë e nënshkrimit muarën pjesë 5 shoqata të cilat u përfaqësuan nga kryetarët e tyre të cilët bënë edhe nënshkrmin solemn të  marrëvëshjes për bashkëpunim.
1. Shoqata “ Ana e Malit “ - New York , kryetar Ismet Kurti
2.Shoqata Atdhetare “ Malësia e madhe “ - Detroit, kryetar Pashko Gjokaj
3.Fondi Humanitar “ Malësia “ - New York, kryetar Ejllo Berishaj
4. Fondacioni “ Plavë-Guci “ - New York, kryetar Esad Gjonbalaj
5. Fondi Humanitar "Rapsha" Detroit, kryetar Anton Lajcaj

Në ceremoninë solemne atë ditë për shkaqe të distancës  dhe angazhimve personale të kryetarëve të shoqatave të tjera nuk muarën pjesë mirëpo paraprakisht ne kishim aprovimin e tyre për t' iu bashkuar nismës tonë të përbashkët. Në ndërkohë kemi realizuar nënshkrimet e shoqatave;
6. Shoqata “ Dedë Gjon Luli “ - New York, kryetar Mark Dedvukaj
7. Fondacioni “ Dom Simon Filipaj “ - New York, kryetar Tomë Shkreli
8 Shoqata Atdhetare “ Kraja “ - New York, kryetar Sal Gjinashi
9. Shoqata “ Ulqini “ – Chikago

I tërë ky aktivietet u përcoll nga mediat e komunitetit në Detroit dhe hasi në përkrahjen e fuqishme të aktivistve të dalluar dhe të dëshmuar të komunitetit patriotik të Detroitit.

Detroit 2 Nentor 2014


 

Comments 

 
0 #1 profile 2018-11-01 19:07
Need cheap hosting? Try webhosting1st, just $10 for an year.

 

Add comment

Stafi portalit mbanë të drejtën e mospublikimit të komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit. Faleminderit për mirëkuptim.



bottom
top

Opinione

Reforma në politikën fiskale dhe vullnet për decentralizim
Sulejmani: Konstandini si fenomen që krekoset prej fëmijërisë
E përbashkëta që ndan shqiptarët
Ron Salaj: Klik lajmet, protesta digjitale dhe forenzika digjitale
Fadil Kraja: R R Ë N J Ë T ...
Simbolika e nëntorit

Turizëm

Video reportazh nga D'Olcinium International Festival
Flamujt përkrah njëri-tjetrit - D'Olcinium International Festival paqton Ballkanin
Mbahet kuvendi i OT të Ulqinit - Ja emrat e anëtarëve të këshillit ekzekutiv por edhe të atyre që nuk kaluan (foto)
OT e Ulqinit gjatë festivalit D olcinium International do të shpallë zyrtarisht te mbyllur sezonin turistik
Me 16 - 18 tetor OT e Ulqinit organizon Dolcinium International Festival

Diaspora

Politika e shumicës ndaj pakicës gjatë kalimit në demokraci
Nëntë shoqata unifikojnë programin për cështjen kombëtare
Gjekë Gjonlekaj, faqja e bardhë e Trieshit në Amerikë
Miqtë e shqiptarëve, në kongres dhe senatin e SHBA janë fitues
Video/emisioni: Çfarë u tha e çfarë vëndosen shoqatat shqiptare nga Mali i Zi në Michigan

Sporti

Ulqini dhe Tetova takohen në Durrës - Ndeshje miqësore e futbollistëve të rinjë (foto)
Edi Rama: Shqipëri - Serbi vitin e ardhshëm në Shkodër
Dhuna 3 UEFA 0 - Ja vendimi i UEFA-së për ndeshjen Serbi - Shqipëri
Nikshiq: Në ndeshjen e basketbollit Sutjeska – Peja kore raciste ”Vrite, vrite shqiptarin”(VIDEO)
Si u festua në Ulqin ndeshja Shqipëri - Serbi (foto)

bottom
please...