top
logo

Banner
Banner
Banner
Banner
Banner
Banner
Banner

Sulejmani: Konstandini si fenomen që krekoset prej fëmijërisë PDF Print E-mail
Friday, 07 November 2014 13:58

Nga: Dr Argëzon Sulejmani

Emri që ka emëruar personazhe të shquara të jetës dhe kulturës kombëtare, nga dje e për një kohë të gjatë do të humbojë në qenjen e djalit 26 vjeçar që për arsye banale qëlloi për vdekje 4 persona. Të gjithë e thonë njëzëri, me aq sa zë kanë e ju del se drejtësia duhet të bëjë të veten. E po të gjithë këta e dinë se si është vendi do të bëhet edhe kuvendi. Por, me gjithë mend me të le të merret drejtësia, ajo që thuhet ta ketë liruar më parë për një krim të ngjashëm. Me shumë se në gjithçka tjetër njerëzit besojnë tek ndryshimi. Në të aludojne kur e kanë edhe me drejtësine e kësaj here.

Konstandini është personazh evident i të sotmes. Djalë i prindërve me famë. Çun i dy fytyrave publike. Dy njerëzve me pushtet. Të gjithë ne kemi së paku një të tillë: në klasë, në gjimnaz, në fakultet, në lagje, në qytet, në punë e si këto. Konstandinin e njeh edhe fëmija në hapat e parë të socializimit; në çerdhe Kostën e kqyrin gjithnjë buzagaz, askush nuk ja ngrit zërin, më shpesh se të tjerëve ja ndërrojne pelenën, ja zgjedhin ushqimin e drekës, ja pastrojnë surratin e kosur me delikatesë, ja tregojnë më së ngadalshmi përrallën për gjumin e drekës, e përcjellin deri tek porta e oborrit të foshnjores me dashuri(k-l-ishe). Edhe ai parashkollori e njeh Konstandinin, ai është i zgjedhuri i klasës, i favorizuar tek mësimdhënësit, me të drejtën të flas kur të dojë e sa të dojë, me të drejtën të mungojë e të mos i bëjë detyrat e shtëpisë, i vetmi me luksin të marrë buzëqeshjen e mësueses në çdo kohë, i amnestuar për zënkat me shkulaflokje e si këto. E njohin, e njohin të gjithë Konstandinin edhe më të rriturit se këto. Ai i prin të gjithë shoqërisë, futë e nxjerr njerëz në/prej të/saj si te ishin macet e shtëpisë së vet. Ka prindër famoz, me pushtet, biznismenë, akademikë, doktorë, etj. Ka paranë, pozitën të sjellë në gisht çdo rreth ku gjendet, fuqinë të anulojë gjobat nga me fantastiket. Edhe në lagje të gjithë e njohin Konstandinin.
Edhe prindërit të gjithë ja dinë Kostës. I kanë takuar, ju kanë kërkuar favore, i kane parë në televizor, kanë dëgjuar për mbledhjet e tyre në amfiteatro, etj. Jo veç kaq, të gjithë e dinë që përtej të gjithave Konstandini shumë rrallë i takon prindërit e vet, as veç e veç e le më së bashku, as sa për ndejë e le më për këshilla. E kudo qe te pyesin këta prindër për të birin, do marrin komplimente e fjalë miradije. Ku të guxojnë ta thonë të vërtetën mësuesit, pedagogët, bashkëvendasit, shoqëria. Prindërit e tij jane gjithnjë një ‘bankë’ e mundshme favoresh, ku edhe nëse nuk ke të hapur llogari s’do të thotë që një ditë nuk do të të duhet. S’bën të prishësh punë me figurat e komitetit.

E dinë të gjithë që Kosta do të bëhet çka të dojë në jetë. Do zgjedhë diplomën universitare. Do t’i beje prindërit ‘krenar’, sepse do bejë hall një çertifikatë edhe për qefin e tyre. Të jenë ata akademikë, Kosta do e gjejë me çdo kusht një titull shkencor, paçkase në gjimnaz nuk ka patur -një lidhje që të lidhë- dy fjalë njëren me tjetrën. Të jenë mjek, do bëhet doktor i mamit e babit, paçkase biologjia për të gjithnjë ka mbetur një lëndë qesharake nga ku ka qeshur me lot i ekscituar nga procesi i fekondimit. Të jenë politikanë, do gjejë të bëhet edhe diplomat, pak rëndësi ka qe ai ka qenë gjithnjë burim konfliktuimi e kurre urtak… (tri pikat janë për t’i lënë vend Kostës tuaj).

Megjithatë, ky personazh vjen një ditë dhe e merr çmimin meritor. Raste të tilla antisociale, me fajin tek familja si shtylla më e fortë e organizimit shoqëror, për fat të keq ka me shumicë sot në rrethin tonë të ngushtë e të gjërë. E keqja është se shoqëria dhe këta personazhe lidhin një martesë interesi dhe nuk ja thonë asnjëherë të vërtetën pala-palës(edhe drejtësia është pjesë e shoqërisë). Derisa zbardhet një ditë dhe mëson që Konstandini të ka rrëmbyer fëmijën, dhunuar djalin, përdhunuar vajzën, narkotizuar familjarin, ka vënë plumb mbi jetët tuaja. E keqja e madhe është që Konstandini i lartësuar nga shoqëritë varfanjake gjunjëzohet gjithmonë mbi një shpinë të sakatuar, mbi një varr ose mbi zinë familjare. Jo më pak të denj për përfshirje në fenomen janë bineqët në fat me këtë, të cilët vrasin përditë nga pak, aq sa u’a lejon rregullorja e sistemit. Me jetesën në pakufinë si ta ketë të lindur, meqë vet familja u’a ka dhënë të parën vizë, personazhet e tillë konsolidohen deri në të dërguar për të qenë kësisoj, gjersa na i prekin kufinjtë tane të ngushtë. E atëherë është vonë. Shumë vonë. Shpesh aq vonë sa s’pi ujë më as: ‘më mire vonë se kurrë’. Shoqëritë tona janë të vonuara pikërisht sepse bazën e vënë mbi individualizmin.
Kaq e thjeshtë është problematika mbi personazhin e Konstandinit që nuk është aspak i izoluar por që meriton vëmendjen për një fenomen. Zgjidhja, zgjidhja po që është e komplikuar. Me zgjidhjen do duhej të merreshin grupe profesionistësh e jo fytyra të pafytyra opinionistësh, jo OJQ që rrisin mirëqenjen me lulëzimin e fenomeneve negative(miliona euro të keqpërdorura në dëm të të ngujuarve nga fenomeni i gjakmarrjes), jo akterë skenash me prapaskena.
Hapi i parë do të mund të ishte zgjatja e orarit prindëror me fëmijët, prezenca e psikologëve të mirëkualifikuar në zyrat e parashkollorëve, në shkolla e gjimnaze. Në këtë mënyrë do të mësonim brengat e fëmijës gjatë rritjes, do t’i jepnim një dorë në zgjidhjen e problemeve, do të kuptonim dëshirat, hobit, aftësitë, të metat, etj. Fëmijëve do duhej t’u gjendeshin pranë profesionistë që e njohin mirë zhvillimin e personalitetit, strukturën, dinamikën, rolin e faktorëve rrethues(familje, shkollë, shoqëri), që mund të japin ndihmë të kualifikuar në krijimin e identiteteve dinjitoze sociale, që i njohin dhe dinë t’i përballojnë me sukses çrregullimet në sjellje me baza nga më të ndryshmet(alkooli, drogat, traumat, etj).
-Konstandini është djalë. Kjo ka rëndësi për shtjellimin e mëtejmë të fenomenit. Por, nuk do të thotë që nuk mund ta ‘kalërojë’ ylberin.


 

Comments 

 
0 #2 profile 2018-10-30 19:52
Need cheap hosting? Try webhosting1st, just $10 for an year.

 
 
0 #1 rumija 2014-11-07 20:46
Po e vertet edhe ne kemi Konstadinet tone. Por kush i krijoi, fukaralleku, kriza e cila filloi ne vitet 90, apo ndoshta ka pasur edhe me heret. Por kur do te ,,vdesin"?. veshtire, asnjehere, ndoshta as atehere
 

Add comment

Stafi portalit mbanë të drejtën e mospublikimit të komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit. Faleminderit për mirëkuptim.



bottom
top

Opinione

Reforma në politikën fiskale dhe vullnet për decentralizim
Sulejmani: Konstandini si fenomen që krekoset prej fëmijërisë
E përbashkëta që ndan shqiptarët
Ron Salaj: Klik lajmet, protesta digjitale dhe forenzika digjitale
Fadil Kraja: R R Ë N J Ë T ...
Simbolika e nëntorit

Turizëm

Video reportazh nga D'Olcinium International Festival
Flamujt përkrah njëri-tjetrit - D'Olcinium International Festival paqton Ballkanin
Mbahet kuvendi i OT të Ulqinit - Ja emrat e anëtarëve të këshillit ekzekutiv por edhe të atyre që nuk kaluan (foto)
OT e Ulqinit gjatë festivalit D olcinium International do të shpallë zyrtarisht te mbyllur sezonin turistik
Me 16 - 18 tetor OT e Ulqinit organizon Dolcinium International Festival

Diaspora

Politika e shumicës ndaj pakicës gjatë kalimit në demokraci
Nëntë shoqata unifikojnë programin për cështjen kombëtare
Gjekë Gjonlekaj, faqja e bardhë e Trieshit në Amerikë
Miqtë e shqiptarëve, në kongres dhe senatin e SHBA janë fitues
Video/emisioni: Çfarë u tha e çfarë vëndosen shoqatat shqiptare nga Mali i Zi në Michigan

Sporti

Ulqini dhe Tetova takohen në Durrës - Ndeshje miqësore e futbollistëve të rinjë (foto)
Edi Rama: Shqipëri - Serbi vitin e ardhshëm në Shkodër
Dhuna 3 UEFA 0 - Ja vendimi i UEFA-së për ndeshjen Serbi - Shqipëri
Nikshiq: Në ndeshjen e basketbollit Sutjeska – Peja kore raciste ”Vrite, vrite shqiptarin”(VIDEO)
Si u festua në Ulqin ndeshja Shqipëri - Serbi (foto)

bottom
please...