top
logo

Banner
Banner
Banner
Banner
Banner
Banner
Banner

Miqtë e shqiptarëve, në kongres dhe senatin e SHBA janë fitues PDF Print E-mail
Wednesday, 05 November 2014 20:57

BEQIR SINA, New York

NEW YORK : Zgjedhjet 2014 , të ashtuquajtura afatmesme ose të pjesëshme, ndërsa u mbajtën në një moment kur amerikanët janë të shqetësuar për çështje të tilla jetike si ekonomia dhe papunësia, dhe rënja "drastike" e popullaritetit, të Presidentit Obama - për ne shqiptarët e Amerikës, ashtu si dhe votuesit Amerikanë, patën të njëjtin qëllim dhe u votua e njëjta gjë -" Që miqtë e shqiptarëve, në kongres dhe senatin e SHBA prej sot janë fitues në disa shtete......për të qenë edhe zëri i shqiptarëve në Senat dhe Kongres".


Por, me një ndryshim dhe një rëndësi të veçantë, tek disa nga rezultatet të këtyre zgjedhjeve për ndonjë kandidatë, të mbështetur veçmas për në Kongres apo Senat, pavarësisht, se ai mund të ketë qenë nga partia Republikane apo Demokrate,mjafton që ai të jetë dëshmuar si mik i shqiptarëve. Bëhet fjalë pë ata që janë fituesit, në zgjedhjet e mbrëmshme të 4 nëntorit, dhe që ne shqiptarët e Amerikës, i kemi quajtur miqt tanë, në Capitol Hill - Washington D.C..


Mes këtyre fitoreve, të 4 nëntorit, në Michigan, Illinoi, New York, Massachusetts, Connecticut, New Jersey, Pennsylvania, Virginia, Florida, Texsas, Arizona, padyshim që bie në sy dhe ia vlen të përmendet fitoria në Michigan, e kongresmenit Gary Peters, bashkë-kryetar i grupit të çështjeve shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesve të kongresit amerikan, që tashmë merr mandatin e Senatorit për një mandat 4 vjeçar.


Senatori Gary Peters, mbasi shërbeu disa mnadatura si kongresmen, duke vizituar Tiranën, Prishtinën, Podgoricën, dhe vendbanime të tjera shqiptare në Ballkan, u takua dhe punojë me shqiptarët e Amerikës, tash merr për herë të parë merr mandatin për të shërbyer katër vjet në Dhomën e lartë të përfaqësuesve në Senat. Ai fillon nga detyra në 3 janar 2015. Kur edhe do të hapet sesioni i 113 i Senatit. Dekadat e fundit, ai ka qënë shumë i afërt me shqiptarët, dhe është i mbështur fuqimisht, gjatë gjithë fushatave të tij elektorale nga grupe lobiste shqiptare. Madje jo vetëm ata që jetojnë në Michigan, por edhe nga grupe shqiptarësh nga Washingtoni, Illinoi, Virginia, Nju Jorku e Detroiti.


Peters fitoi të martën përballë kandidatit Republikan Koach Brothers.

SHBA - Zgjedhjet afatmesme 2014 : Gary Peters, Senatori që do të jetë edhe zëri i shqiptarëve në Michigan !

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, e cila rezultoi me largimin njëherë e përgjithmonë të Sërbisë nga Kosova, Peters u zgjodh kongresist , dhe thuhet se ai ka marr dhe votën e padiskutueshme të shqiptarve në atë distrikit(Distriktin 18-të) ku ai dhe ju mbrojti të drejtat edhe të tyre, si mik i shqiptarëve në çdo aktivitet.


Senatori demokrat nga Michigani, Gary Peters, nga Detroiti, ka marrëdhenie shumë të të mira me komunitetin shqiptaro-amerikan dhe këtë e ka treguar që nga koha e luftës në Kosovë, ku i njejti ishte që mbështeti në Kongres bombardimet ajrore të cilat zgjatën 78 ditë, mbi pozicionet dhe caqet ushtarake serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi.


Dëshmi e lidhjeve të mira me shqiptarët e Amerikës, ishte dhe takimi më i fundit në Nju Jork, kur ai u takua vitin e kaluar në shtëpinë e veprimtarit Martin Shkreli një sipërmarrës dhe veprimtar i komunitetit. Takimi me komunitetin ishte i iniciuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA), dhe u udhëheqë nga Drejtori i Përgjithshëm ei NAAC Avni Mustafaj , Martin Shkreli dhe veprimtari i dalluar i komunitetit z. Harry Bajraktari.


Në atë takim të ngrohtë, morën pjesë dhjetra aktivistët e veprimtarët e dalluar të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe përfaqësues të Këshillit Kombëtar Shqiptaro -Amerikan (KKSHA), afaristë e biznesmen të suksesshëm, si Richard Lukaj dhe të tjerë.


Ndërkohë, në atë që këtu thirret "election night party", ku shtabi elektoral në Detroit i senatorit Peters, organizojë dhe festën e natës së fitores, në mbrëmjen e 4 nëntorit, mes mbështetesve të tij, mori pjesë edhe një grup i mbështetesve shqiptar nga Michigani.

Kështu të paktën njofton në rrjetin social revista Kuvendi nga Detroiti ku ajo shkruan në rrjetin social facebook se "Në MGM Grand Hotel para pak minutash, aty rreth ores 10:00 pm te dates 04 Nendor 2014, Gary Peters feston fitoren, duke u bere Senator i Shtetev te Bashkuara te Amerieks edhe me ndihmen e shqiptareve, te cilet ne nje mase te konsiderueshme votuan per te".

Më tej revista Kuvendi shkruan se kjo fushatë e nisur që para dy vitesh, u përkrah që në fillim nga Konsulli i Nderit te RSH në Detroit z. Ekrem Bardha dhe e bija Donika, nga Qendrat fetare sidomos nga Kisha e Shen Palit dhe Don Fran Kola, nga Kisha e Zojes dhe Don Ndue Gjergji si dhe nga Teqja Bektashjane, nga Dega e Vatres ne Michigan me kryetarin Alfons Grishaj dhe nga këshilli drejtues i saj, nga aktivistet e njohur si: avokati Jozeph Dedvukaj, Zef Dedvukaj, Selë Çela, Petrit Doda, Valentin Lumaj, Mondi Rakaj, biznesemeni i njohur Agim Lumani etj.
Ndërkohë, mbrëmë vonë siç njofton shtabi lektoral i senatorit Peters, një mik i dëshmuar i shqiptarëve në Capitol Hill - për aq vite sa ai shërbeu si kongresmen nga Michigani, tha se "Ne e bëmë atë! Për shkak të punës tuaj të vështirë, ne kemi marrë një fitore vendimtare."

Gary Peters, tregojë edhe bisimin e tij tek kjo fitore duke thënë se ai që nga fillimi, kishte thënë se këto zgjedhje do të jenë në lidhje me bërjen më të mirën për Michiganin - sidomos për klasën e mesme. "Sonte, kemi dëshmuar, u shpreh Peter, se idetë e mira me bazën e organizimit mund të qëndrojnë deri në humbjen - para dhe interes të veçantë si kandidat që pata unë në këtë garë nga Koch Brothers".

Ndërsa, sqaroi mbështetsit e tij përfshirë edhe shqiptarët, se fitorja e mbrëmshme ishte fundi i një fushate të gjatë - "crisscrossing", prej nga në takimet me pronarët e bizneseve të vogla dhe familjet e klasës së mesme, duke dëgjuar idetë dhe shqetësimet e Michiganësve nga të gjitha "qoshet" e shtetit".

"Unë jam i përulur me të vërtetë nga rezultatet, deklaroi Peters, duke shtuar se sonte me votat tuaja ju më dhatë mundësin për të përfaqësuar për një mandat pesë-vjeçar, Michiganin në Shtetet e Bashkuara në Capitol Hill - Dhoma e Senatit".

Dhe premtojë se tani puna e vërtetë fillon - duke ndihmuar ekonominë, që Michigani të rritet, qysh me mbrojtjen e Liqeneve të Mëdha - për të siguruar që të gjithë kanë qasje në kujdesin shëndetësor, pra atë që meritojnë. "Por së pari, sonte, kam kërkuar për të marrë një moment për të thënë: Falemnderit duke pritur që gjërat e mëdha që do të kemi për të përmbushur për Michiganin për të shkuar përpara.



Senatori Peters, i cili ka vizituar Shqipërinë dhe Kosovën, thotë se ka parë atje shumë shtëpi ku valëvitej jo vetëm flamuri shqiptar, por edhe flamuri amerikan krahas tij.

Gary Peters në Ligjëvenësin amerikan ka qenë anëtar i grupit të çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan. Ai ka pohuar se është krenar që është mik i popullit shqiptar dhe udhëheqës aktiv i këtij grupi të Kongresit.

Peters është shprehur se do të vazhdojë të mbështesë lidhjet e pandërprera midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe do të punojë për të forcuar sovranitetin e Republikës së Kosovës.


Mirëpo, në anën tjetër, komuniteti shqiptar një komunitet mjaft aktiv në SHBA - iu gëzua mbrëmë edhe fitorveve të miqëve të shqiptarëve janë fitues në disa shtete, dhe krenohet me fotoren e tyre.


Të marrim shembull Eliot Engel, i cili në New York për vendin e kongresmenit në Dhomën e Përfaqesuesve, ka fituar mbi rreth 75 për qind të votave. Eliot Engel, është miku më i madh i shqiptarëve për më shumë se 25 vjet. Të gjithë e dinë se çfarë kontributi ka dhënë ai për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për demokratizimin e Shqipërisë.


"Mirpo megjithse nga dy parti të "kundërta" me njëra tjetrën Eliot Engel nga Partia Demokrate dhe Mark Grim nga Partia Republikane, kanë qenë së bashku - të paktën me ne shqiptarët. Ata të dy në Kongres kanë punuar së bashku për të mirën e shqiptarëve, për Kosovën, Shqipërinë dhe shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi, dhe Luginës së Preshevës," ka pohuar zoti Bajraktari një veprimtari i dalluar i komunitetit në fushatën e kongresmenit Eliot Engel.

Zoti Harry Bajraktari, i cili ka kontribuar pothuajse në të gjitha fushatat elektorale tha se premton që ne si komunitet në SHBA :" do të vazhdojmë gjithnjë të punojmë me miqtë tanë amerikanë, pavarësishtë se ata janë nga partia republikane apo demoktare, veçse për të mirën e shqiptarëve, ashtu siç kemi punuar deri më tash, që të ruajmë miqtë tanë dhe do të vazhdojmë të punojmë për të zënë edhe miq të tjerë si në Senat, Kongres e qeverinë Amerikane e tjer."



Edhe Kongresmeni Jerrold "Jerry", Nadler, i cili është një anëtar i lartë i Partisë Demokratike në Kongresin Amerikan - dhe përfaqëson Qarkun 10-të të zonës elektorale e cila përmbledh pjesën e poshtme të Manhattanit, duke përfshirë shumicën e anës perëndimore të Manhattanit dhe pjesës jugore të Brooklynit, fitoi pa shumë probleme.


Një veprimtari për mbledhjen e fondeve, u mbajt në fund të fushatës së tij për Kongresmenin Jerry Nadler , në lokalin e Fondacionit Kolombi i Qytetarëve, në Manhattan, qytetin e New Yorkut. Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe PAC, e udhëhequr nga ish-kongresisti Joe DioGuardi dhe bashkëshortja e tij Shirley Cloyes DioGuardi së bashku edhe disa anëtarë të Bordit të LQSHA, zoti Faik Lita (me vajzën e tij, Siana), Rifat Mehmeti (me djalin e tij, Flamur), dhe Luan Bukolla, Oliver Papraniku, dhe vëllai i tij Larry dhe dhjetëra mbështetës të komuniteteve të tjera përfshirë edhe shqiptarë amerikanë të fushës së biznesit, Bujar Gjata nga Rrënjët Shqiptare, iu gëzuan mbrëmë fitores së Nadler.

Mark Gjonaj , 43 vjeç , i cili bëri histori kur mundi në mandatin e kaluar Assemblywoman në detyrë Naomi Rivera, e rishkroi mbrëmë historinë e tij duke marrë edhe një mandat tjetër në Distriktin 80të të Bronxit. .


Mark Gjonaj nga Reçi i Ulqinit, është shqiptari i parë që ka fituar në zgjedhjet lokale në New York si anëtar i asamblesë së qytetit. Ai ka patur një mandat të suksesshëm duke fituar edhe mbrëmë me mbi 80 përqind.

Shqiptarët e Nju Jorkut, u treguan përsëri të disiplinuar dhe shumë të organizuar në procesin e votimit duke bërë të mundur fitoren e shqiptarit të parë si përfaqësues i tyre në asamblen e Nju Jorkut.

Gjonaj - i cili është biri i dy emigrantëve shqiptarë, i lindur dhe rritur në Bronx, i kushton një pjesë të madhe të jetës së tij për aktivitetet e të gjitha komuniteteve, si dhe duke ndihmuar komunitetin shqiptaro-amerikan në të gjithë zonën e New Yorkut.


Ai mori detyrën në Asamblenë e Shtetit të New York-ut, më 1 janar 2013, duke sjellë me vete përvojat e tij - si biri i një emigranti - një pronari të biznesit të vogël dhe praktikat e vështira për të jetuar dhe punuar në lagjen Bronx. Ai është i pari shqiptarë i Amerikës, në historinë e emigracionit që zgjidhet me votat elektorale në një detyrë kaq të lart në shtetin e New Yorkut.


Gjatë fushatës së tij, Assemblymani Gjonaj - ka premtuar se përsëri në mandatin tjetër, ai do të jetë i pranishëm në të gjitha ngjarjet e planifikuara në Qarkun e 80-të, duke u gjendur pranë të gjitha komuniteteve, indianëve, Jews, kinezve, rusve, shqiptarëve, hispanikëve, atyre me ngjyrë, arabve , italianëve dhe të tjerëve.



Gjonaj u lind më Arthur Avenue në Zonën Fordham të Bronxit, nga prindër emigrantë shqiptarë, të cilët kishin emigruar dekada më parë nga Reçi i Ulqinit . Pas 10 vjet në zonën Fordham , familja e tij u zhvendos në zonën Pelham Parkway . Nëna e tij punoi si një punonjëse në Spitalin Jacobi dhe babai i tij ka punuar si inspektor ndërtimi .



Zgjedhja e tij në mandatin e parë, i ka bërë jashtëzakonisht krenar të gjithë shqiptarët në Amerikë, madje edhe ata në vendlindjen e tyre, Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Luginën e Preshevës, Çamëri, e kudo që ka shqiptarë.

 

Add comment

Stafi portalit mbanë të drejtën e mospublikimit të komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit. Faleminderit për mirëkuptim.



bottom
top

Opinione

Reforma në politikën fiskale dhe vullnet për decentralizim
Sulejmani: Konstandini si fenomen që krekoset prej fëmijërisë
E përbashkëta që ndan shqiptarët
Ron Salaj: Klik lajmet, protesta digjitale dhe forenzika digjitale
Fadil Kraja: R R Ë N J Ë T ...
Simbolika e nëntorit

Turizëm

Video reportazh nga D'Olcinium International Festival
Flamujt përkrah njëri-tjetrit - D'Olcinium International Festival paqton Ballkanin
Mbahet kuvendi i OT të Ulqinit - Ja emrat e anëtarëve të këshillit ekzekutiv por edhe të atyre që nuk kaluan (foto)
OT e Ulqinit gjatë festivalit D olcinium International do të shpallë zyrtarisht te mbyllur sezonin turistik
Me 16 - 18 tetor OT e Ulqinit organizon Dolcinium International Festival

Diaspora

Politika e shumicës ndaj pakicës gjatë kalimit në demokraci
Nëntë shoqata unifikojnë programin për cështjen kombëtare
Gjekë Gjonlekaj, faqja e bardhë e Trieshit në Amerikë
Miqtë e shqiptarëve, në kongres dhe senatin e SHBA janë fitues
Video/emisioni: Çfarë u tha e çfarë vëndosen shoqatat shqiptare nga Mali i Zi në Michigan

Sporti

Ulqini dhe Tetova takohen në Durrës - Ndeshje miqësore e futbollistëve të rinjë (foto)
Edi Rama: Shqipëri - Serbi vitin e ardhshëm në Shkodër
Dhuna 3 UEFA 0 - Ja vendimi i UEFA-së për ndeshjen Serbi - Shqipëri
Nikshiq: Në ndeshjen e basketbollit Sutjeska – Peja kore raciste ”Vrite, vrite shqiptarin”(VIDEO)
Si u festua në Ulqin ndeshja Shqipëri - Serbi (foto)

bottom
please...