top
logo

Banner
Banner
Banner
Banner
Banner
Banner
Banner

Poezitë e konkursit të librarisë “Arti” të përmbledhura në librin “Deti” PDF Print E-mail
Tuesday, 04 November 2014 18:11

Në librin “Deti”, që përfshinë poezitë e konkursit të librarisë “Arti”, të Ulqinit, janë përfshirë poetët e trojeve shqiptare që kanë konkurruar me pozitë e tyre mbi temën “Deti”

Shkruan: Jaho Kollari

Deti me gjerësinë, thellësinë dhe vesin e vet çudiplot, ishte dhe do të mbetej mrekullues për çdo shpirt njeriu. Kështu edhe për krijuesit, që dërguan punimet e veta, deti s´qe veçse një amshim frymëzimi. Nga kjo mund të nxirrej se tema e detit është një temë e gjerë, që depërton mjaft thellë nën lëkurë e secilit, ndaj edhe arritën një numër i konsideruar punimesh artistike cilësore, që paksa vështirësoi përzgjedhjen e tyre. Ndër të gjitha ato, tri poezi, me vargjet dhe metaforat e tyre, e mishëronin më së miri karakterin e detit.

Në poezinë e parë fituese, deti na del si medium që ndanë (apo bashkon) të mirën dhe të keqen, apo ndanë dhe bashkon Itakat, ose është vetë Itakë e detarëve, që shpinës së tij fitojnë kotheren e vet të hidhur. Ngërthimi i detit dhe Itakave ishte dhe, për fat të keq, do të mbetej shqetësimi i çdo shpirti shqiptari (ky qe edhe motivacioni përse ky punim artistik fitoi në këtë konkurs të poezisë).

Shqiptarët janë një komb i rrallë në shumë pikëpamje. Si kombi më i vjetër i Europës, me një gjuhë të stërlashtë dhe kulturë specifike, ai përballoi çizme të ndryshme pushuesish, të cilat lanë vragë në trupin e tij. Padyshim, plaga më e rëndë është se ai sot gjallëron i ndarë në territoret e veta etnike. Gjëja që më së shumti na dallon është se kemi tre besime fetare. Ky fakt neve nuk na ndanë si komb, meqë jemi të vetëdijshëm se gjuha dhe kultura jonë është shumë më e lashtë se çdo fe e kësaj bote. Këtë gjë nuk mund ta kuptojnë kombet e mëdha europiane e botërore, të cilët u zhvilluan (disa edhe u lindën) nën konfesione respektive.

Duke u nisur nga fakti se bota e sotme është e ndarë në sfera të ndryshme ndikimi e interesi, të cilat si bazë kanë qytetërimet, përkatësisht fetë e ndryshme, mundet deri diku të kuptohej përse neve si komb nuk na vëhej dora dhe ende nuk pranohemi në familjen e madhe të kombeve europiane. Shembulli ynë në të ardhmen mund të shërbejë si model i tolerancës në mes të besimeve fetare!
Në poezinë e dytë fituese, ndonëse deti përmendet vetëm në një varg, ai s´është veçse kurrizi i poezisë meqë, t´i kridhesh detit, d.m.th. të mos hezitosh t´ia gjurmosh fundin, t´ia gjurmosh fshehtësitë, aty ku humbën (apo u rigjetën) akordet, timbret... Dhe, kur të dalë në syprinën e tij, syresh ven re se gumëzhitja e valëve kompozon meloditë më të bukur që kjo botë ka njohur ndonjëherë...

Në poezinë e tretë fituese kemi të bëjmë me natyrën bindarake të detit. Edhe pse s´ekziston njeri që detin nuk e adhuron, ai herë bekohet e herë mallkohet, nga arsyeja që deti, herë është i paskrupullt, i egër e bakeqës e herë miklues, i butë dhe bamirës. Kjo inkorporon edhe natyrën e hyut ilir të ujërave (detit), Bindit, i cili ka fytyrë të dyfishtë, pra, ka tiparet e detit.
Autorja e quan detin të bekuar/mallkuar e, në realitet, ajo e adhuron atë, dëshiron të jetë pranë tij edhe atëherë kur është i vrazhdë e dhunues, i dashur dhe mashtrues! Në këtë tokvarje edhe poeti popullor, duke folur për detin, në këngën e vjetër ulqinake, thotë:

...unë kam hyqëm m´i përpi, par jam i gjanë e duraj shumë... (fjala është për anijet dhe detarët).

Ndërkaq, shkrimtari i mirënjohur Hajro Ulqinaku, na paraqitet me këta vargje për detin: ... deti diçka përshpërit, diçka më thotë, qetësi, ju lutem, ta marr vesh se çka më porosit deti im.../KultPlus/

 

Add comment

Stafi portalit mbanë të drejtën e mospublikimit të komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit. Faleminderit për mirëkuptim.



bottom
top

Opinione

Reforma në politikën fiskale dhe vullnet për decentralizim
Sulejmani: Konstandini si fenomen që krekoset prej fëmijërisë
E përbashkëta që ndan shqiptarët
Ron Salaj: Klik lajmet, protesta digjitale dhe forenzika digjitale
Fadil Kraja: R R Ë N J Ë T ...
Simbolika e nëntorit

Turizëm

Video reportazh nga D'Olcinium International Festival
Flamujt përkrah njëri-tjetrit - D'Olcinium International Festival paqton Ballkanin
Mbahet kuvendi i OT të Ulqinit - Ja emrat e anëtarëve të këshillit ekzekutiv por edhe të atyre që nuk kaluan (foto)
OT e Ulqinit gjatë festivalit D olcinium International do të shpallë zyrtarisht te mbyllur sezonin turistik
Me 16 - 18 tetor OT e Ulqinit organizon Dolcinium International Festival

Diaspora

Politika e shumicës ndaj pakicës gjatë kalimit në demokraci
Nëntë shoqata unifikojnë programin për cështjen kombëtare
Gjekë Gjonlekaj, faqja e bardhë e Trieshit në Amerikë
Miqtë e shqiptarëve, në kongres dhe senatin e SHBA janë fitues
Video/emisioni: Çfarë u tha e çfarë vëndosen shoqatat shqiptare nga Mali i Zi në Michigan

Sporti

Ulqini dhe Tetova takohen në Durrës - Ndeshje miqësore e futbollistëve të rinjë (foto)
Edi Rama: Shqipëri - Serbi vitin e ardhshëm në Shkodër
Dhuna 3 UEFA 0 - Ja vendimi i UEFA-së për ndeshjen Serbi - Shqipëri
Nikshiq: Në ndeshjen e basketbollit Sutjeska – Peja kore raciste ”Vrite, vrite shqiptarin”(VIDEO)
Si u festua në Ulqin ndeshja Shqipëri - Serbi (foto)

bottom
please...