top
logo

Banner
Banner
Banner
Banner
Banner
Banner
Banner

Ron Salaj: Klik lajmet, protesta digjitale dhe forenzika digjitale PDF Print E-mail
Monday, 03 November 2014 16:02

Shkruan: Ron Salaj

 

Klik-lajmet
Menjëherë pas vendimit të UEFA-s shpërtheu një ulërimë sharjesh drejtuar UEFA-s për vendimin e marrë. Normalisht kjo përbente lajm, ose një mori lajmesh, për portalet e ndryshme të cilat kujdesen pafundsisht që publiku të informohet në kohë reale. Shpesh, madje shumë shpesh ndodhë që këto lajme nuk veri kohen dhe merren direkt nga burime të ndryshme prej rrjeteve sociale.

Portalet nga presioni që të japin lajmin të parin, e së bashku me lajmin edhe klikimet të cilat pastaj shëndërrohen në para të gatshme nga reklamat, e japin lajmin të paveri kuar duke shkaktuar kështu një kakofoni lajmesh. Çka mësuam? U pa qartë tendeca e portaleve për me për tu sa më shumë klikime dhe si rrjedhojë të shesin sa më shumë reklama. Kjo ndodhi me lajmin për “raportimit e faqes së Facebook-ut të UEFA-s”, një gjetje e mirë e Valon Badivukut. Fotoja e tij, e cila u punua me photoshop, u mor nga Klubi i Tifozëve të Prishtinës “Plisat” të cilët kanë mbi 100 mijë fansa në faqen e tyre. Prej aty, lajmi bëhet “viral” (lexo blogun e V  onit) duke u opjuar nga portalet tjera (shih më poshtë).


Sigurisht se raportimi i faqes së Facebook-ut të UEFA-s është një humbje kohe për shkak se raportimet i shkojnë  direkt ekipit legal të Facebook-ut në Evropë të cilët i rishiqojnë të gjitha raportimet. Duke pasë parasysh faktin se faqja e Facebook-ut të UEFA-s është e veri kuar, kjo e bënë edhe më të vështirë mbylljen e faqës. Ajo çfarë ne duhet të marrim parasysh është kredibiliteti i portaleve të cilët e kanë kthyer gazetarinë në biznes përmes lajmeve të cilat sjellin klikime. Prandaj lajmet e tipit “Sa herë në ditë të bëjmë seks!” apo “Orgjitë nëpër solitere” nuk janë asgjë tjetër përveç se “klik-lajme”.


Protesta digjitale
Gjëja e dytë që kuptuam është se interneti, së bashku me mundësitë, hapësirën dhe veglat që na ofron, i jep rastin secilit person që të prodhojë përmbajtje në formë të shkrimeve, fotove, audiove apo videove. Përveç kësaj, përmbajtja gjithashtu mund të publikohet në hapësira të ndryshme, si psh: blogje, YouTube, rrjete sociale, etj. Kjo është shumë me rëndësi që të theksohet sepse sot qytetarët janë të barabartë në prodhimin e përmbajtjes/ mediumit kundrejt mediave me buxhete të mëdha. Prandaj, reagimet kolektive siç ishin peticionet e ndryshme, ndryshimet në Wikipedia të prejardhjes së Michel Platini, cicërrimat e panumërta në drejtim të llogarisë së UEFA-s në Twitter dhe komentet në Facebook, nuk janë asgjë tjetër përveç se forma të ndryshme të protestave.


Nuk do të habitesha nëqoftëse faqja zyrtare e UEFA-s do të sulmohet nga hakerë të ndryshëm në shenjë proteste ndaj vendimit të UEFA-s. Kujtojmë vitin 2001 kur faqja zyrtare e kompanisë ajrore Lufthansa u sulmua me DDOS nga dy OJQ ( “Libertad” dhe “Kein Mensch ist illegal”) të cilët protestonin kundër dëbimit të refugjatëve azil që bëheshin në atë kohë me aeroplanët e Lufthansas. Në Maj të vitit 2006, Gjykata e Frankfurtit merr vendim se sulmi i faqes nuk ka shkelur ligjin Gjerman. Sot më shumë se kurdoherë  kemi mundësi të pafundme që ta shfrytëzojmë internetin për protestë kundër padrejtësive të ndryshme. 


Forenzika digjitale
Kjo ësht pika e tretë dhe e fundit. Ngjarja e cila ka ndodhur atë natë në Beograd ka qenë e tmerrshme. Por, gjithashtu ajo është interpretuar ndryshe nga media të ndryshme. Ajo që mësuam është se si një ngjarje mund të ri-konstruktohet përmes “forenzikës digjitale”, një fushë kjo e re e cila po aplikohet nga BellingCat, grup kolektivë për gazetari hulumtuese. Duke përdorur pamjet e marra me telefon apo kamerë të cilat u hodhën në YouTube, fotogra të e ndryshme, veglat për editim të videove dhe fotove, ngjarja në Beograd u ri-konstruktua duke dhënë kështu fakte të cilat do ta ndihmonin Komisionin (symbyllur) të UEFA-s dhe Federatën Shqiptare të Futbollit. Megjithëse një vendimi kontravers të UEFA- s dhe humbjes së pikëve, mendoj se mësimet që i kemi marrë duhet ti përdorim edhe më shumë herëve tjera – ndoshta me një koordinim më të mirë. E pse jo ti përdorim edhe kundër klasës politike e cila shpesh anon nga ana e padrejtësisë, ashtu siç ndodhi me UEFA-n javën e kaluar. /Koha Javore/

(Autori është konsulent i mediave socia   në zyrën e UNICEF-it në Kosovë)

 

 

 

Comments 

 
0 #1 profile 2018-11-02 17:26
Need cheap hosting? Try webhosting1st, just $10 for an year.

 

Add comment

Stafi portalit mbanë të drejtën e mospublikimit të komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit. Faleminderit për mirëkuptim.



bottom
top

Opinione

Reforma në politikën fiskale dhe vullnet për decentralizim
Sulejmani: Konstandini si fenomen që krekoset prej fëmijërisë
E përbashkëta që ndan shqiptarët
Ron Salaj: Klik lajmet, protesta digjitale dhe forenzika digjitale
Fadil Kraja: R R Ë N J Ë T ...
Simbolika e nëntorit

Turizëm

Video reportazh nga D'Olcinium International Festival
Flamujt përkrah njëri-tjetrit - D'Olcinium International Festival paqton Ballkanin
Mbahet kuvendi i OT të Ulqinit - Ja emrat e anëtarëve të këshillit ekzekutiv por edhe të atyre që nuk kaluan (foto)
OT e Ulqinit gjatë festivalit D olcinium International do të shpallë zyrtarisht te mbyllur sezonin turistik
Me 16 - 18 tetor OT e Ulqinit organizon Dolcinium International Festival

Diaspora

Politika e shumicës ndaj pakicës gjatë kalimit në demokraci
Nëntë shoqata unifikojnë programin për cështjen kombëtare
Gjekë Gjonlekaj, faqja e bardhë e Trieshit në Amerikë
Miqtë e shqiptarëve, në kongres dhe senatin e SHBA janë fitues
Video/emisioni: Çfarë u tha e çfarë vëndosen shoqatat shqiptare nga Mali i Zi në Michigan

Sporti

Ulqini dhe Tetova takohen në Durrës - Ndeshje miqësore e futbollistëve të rinjë (foto)
Edi Rama: Shqipëri - Serbi vitin e ardhshëm në Shkodër
Dhuna 3 UEFA 0 - Ja vendimi i UEFA-së për ndeshjen Serbi - Shqipëri
Nikshiq: Në ndeshjen e basketbollit Sutjeska – Peja kore raciste ”Vrite, vrite shqiptarin”(VIDEO)
Si u festua në Ulqin ndeshja Shqipëri - Serbi (foto)

bottom
please...