top
logo

Banner
Banner
Banner
Banner
Banner
Banner
Banner

Fadil Kraja: R R Ë N J Ë T ... PDF Print E-mail
Wednesday, 29 October 2014 17:52

Shkruan: FADIL KRAJA

Kur mora së lexuari poezitë e vëllimit “Nata me hënë” pa dashje më erdhi në mendje  një thënie e Biblës dhe e Kuranit: “ Ai që nuk di nga ka ardhur nuk di edhe ku do shkojë”. Autori i këtyre poezive  në çdo varg, në çdo titull, në çdo kapitull e ka patur parasyshë dhe brenda në shpirt këtë thënie biblike , apo Hadith kuranor. Rrënjët e qënies së tij, rrënjët e koshiencës dhe subkoshiencës së poetit nxjerrin kokën në çdo poezi, dhe janë aq të thella, sepse vijnë nga thellësia e shekujve , ashtu si rrënjët e gështenjave  të Krajës, apo burimet e ublave , apo si rrezët e diellit që gjithmonë kur lindin diku nga majat e Cukalit shkrepin e përplasën së pari në thepat e Rumisë dhe bash prapa këtyre thepave  shkojnë e mshihën në muzgjet e përflakura.


Rrënjët flasin edhe me emrin e vetë poetit Ali Gjeçbritaj, më saktë Gjeç Bitri, nga një fshat që mban emër katolik (kristian) megjthëse pesë herë në ditë muezini i fton t’i falën Allahut.


Poeti, Ali Gjeçbritaj e din nga vjen dhe është krenar për rrënjet e thella të tij, të familjes së tij të fshatit dhe krahinës dhe të Krajës së tij që ka një fshat me një emër unikal në gjithë shqiptarinë, Arbnesh. Ndaj dhe poezitë e tij i këndojnë Krajës,  krajanëve deri në pangjerizëm.


Ka shumë dhimbje nëpër cirilicat që mundohen të fshijnë rrenjët e thella të këtij vëllimi. Dhimbje për Shkodrën që është aq pranë dhe aq larg. Dhimbje për bashkëfshatarët që rropaten pa shpresë, për liqenin me vatë e portet qe tani heshtin si të shkretuar, dhimbje për muezinin që nga minaria e xhamisë lajmëron se vdiq një krajan, por nuk do ketë xhenaze dhe varr, sepse ka vdekur tej deteve në mergim, dhimbje për të rinjët që posa u dirset mustaku braktisin Krajën dhe kalarojnë dete e oqeane. Dhimbje... në vargje prekëse. Dhimbje sepse Kraja i ngjanë një muzgu ku hëna me zorë e veshtirësi deperton duke u munduar të shqyej retë e zymta qe e pengojnë të hedhë rrezet e kuqërremta të shpreses tek banorët e kësaj zone. Dhimbje... që të therë shpirtin.


Në këtë vëllim poetik ka edhe zemërim, bile të fort, nga një herë shpërthyes. Zemrim  për ferrat që po e mbulojnë Krajën me cirilica dhe ojna të huaja, zemrim se Rumia, kjo krenari shqiptare të cilen Mjeda thotë se ishte “ Strofka krenare dhe e ngrohtë e mbretëreshes Ilire, Teuta”. Kjo krenari shqiptare, ky Olimp i Ilirisë po ndotet me “ llamarina e teneqe”. Zemrim se udhëtojnë drejtë Amerikës një poet, një mjek dhe një analfabet sharlatan që thur nuska “hajmali”. Ky i fundit ka xhepa plotë me dollar dhe në aeroport e presin qindra veta, me gëzim dhe ngrohtësi, ndërsa poetin që shëron shpirtin dhe mjekun që shëron trupin, të dy me xhepa të shpuar nuk e pret askush. E pra të tre janë Krajanë, por ai i treti është realiteti i hidhur, është koha përversë që po jetojmë. Zemrim se në varrët e stërlashta cimbisin dhe helmojnë germat cirilice dhe gremçat arabe. Zemrim sepse në festat e stërlashta të verës, në festën e Shën Mëris së Krajës ku qesin krye veshjet e huaja dhe ndonjë këngë e kënduar me gjuhë që nuk është shqipe, nuk është e “ Rumisë së Teutës” , nuk është e shestanasve që zbukuronin mbrëmjet idilike rreth ublave, nuk është e asaj date që është gdhendur në themelet e një uble dhe një kishe, 1001. Zemrim që herë bëlbezon i maskuar herë ushtin si bubullima pas shkreptimave të rrufesë. Zemrim poeti.


Por në vëllim ka edhe dashuri, bile shumë dashuri. Dashuria e poetit prek çdo cep të vendlindjes së tij, por mbi të gjitha prekë rrënjët krajane. Dhe kjo dashuri të kujton një krajan të famshëm që daton në vitin 1555, të kujton Buzukun, deri tani guri i parë i themeleve të shqipes së shkruar. Kjo dashuri të kujton një dramaturg të famshëm shqiptar Josip Relen, një krajan nga Brisku i cili edhe atje në viset arbreshe të Dallmacisë,  jo vetem nuk e harron Krajën dhe Briskun, por në të gjitha dramat e tija tema është krajane, përsonazhet janë krajanë, dhimbja, zemrimi dhe dashuria janë krajane, dashuri e veshur me krenari të ligjshme dhe me rreze shprese për ditë më të mira për Krajën e tij. Kjo dashuri  deri tani është unikale për një poet që librin “ kopësht” të tij ka vendlindjen dhe banorët që e rrethojnë. Dashuri që është terësisht e veshur kuq e zi. Dashuri ku ka hapur krahet një shqiponjë dy krenare.


Sa bukur kur një autor që deri tani e ke njohur si didakt, si studiues, si gazetar të shpaloset pa pritmas edhe me një vëllim të dytë poetik, si një poet befasues.
Meriton përgezime për këtë befasi, Ali Gjeçbritaj, krajan safi dhe shqiptar 24 karatësh.


Shkodër 21 gusht 2014

 



 

Comments 

 
0 #1 profile 2018-11-02 14:44
Need cheap hosting? Try webhosting1st, just $10 for an year.

 

Add comment

Stafi portalit mbanë të drejtën e mospublikimit të komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit. Faleminderit për mirëkuptim.



bottom
top

Opinione

Reforma në politikën fiskale dhe vullnet për decentralizim
Sulejmani: Konstandini si fenomen që krekoset prej fëmijërisë
E përbashkëta që ndan shqiptarët
Ron Salaj: Klik lajmet, protesta digjitale dhe forenzika digjitale
Fadil Kraja: R R Ë N J Ë T ...
Simbolika e nëntorit

Turizëm

Video reportazh nga D'Olcinium International Festival
Flamujt përkrah njëri-tjetrit - D'Olcinium International Festival paqton Ballkanin
Mbahet kuvendi i OT të Ulqinit - Ja emrat e anëtarëve të këshillit ekzekutiv por edhe të atyre që nuk kaluan (foto)
OT e Ulqinit gjatë festivalit D olcinium International do të shpallë zyrtarisht te mbyllur sezonin turistik
Me 16 - 18 tetor OT e Ulqinit organizon Dolcinium International Festival

Diaspora

Politika e shumicës ndaj pakicës gjatë kalimit në demokraci
Nëntë shoqata unifikojnë programin për cështjen kombëtare
Gjekë Gjonlekaj, faqja e bardhë e Trieshit në Amerikë
Miqtë e shqiptarëve, në kongres dhe senatin e SHBA janë fitues
Video/emisioni: Çfarë u tha e çfarë vëndosen shoqatat shqiptare nga Mali i Zi në Michigan

Sporti

Ulqini dhe Tetova takohen në Durrës - Ndeshje miqësore e futbollistëve të rinjë (foto)
Edi Rama: Shqipëri - Serbi vitin e ardhshëm në Shkodër
Dhuna 3 UEFA 0 - Ja vendimi i UEFA-së për ndeshjen Serbi - Shqipëri
Nikshiq: Në ndeshjen e basketbollit Sutjeska – Peja kore raciste ”Vrite, vrite shqiptarin”(VIDEO)
Si u festua në Ulqin ndeshja Shqipëri - Serbi (foto)

bottom
please...